Herman Ehrlich (9 gusht 1836 – 23 tetor 1895) ishte arkitekt dhe biznesmen kroatë. Ai lindi në Nashice në një familje jehude. Ai u martua me Marija (Eisner) Ehrlich dhe së bashku kishin pesë fëmijë; Adolf, Ernest, Đuro, Hugo dhe Mira. Në vitin 1874, Hermani së bashku me familjen e tij u larguan për në Zagreb. Herman ka ndërtuar rrugët nëpër Slloveni dhe Kroaci. Ai ka ndërtuar shumë pajisje ushtarake, ndërtesa publike dhe private. Për shkak ndërtimit me kualitet të lartë, kompania e tij ishte i njohur në Mbretërinë e Kroacisë-Slavonisë dhe Mbretërinë e Dalmatisë. Ai vdiq më 23 tetor 1895 dhe u varros në Varrezën Mirogoj.