Hermann Hesse lindi më 2 korrik 1877 në një qytet pranë Calw dhe vdiq më 9 gusht 1962 në LuganoZvicrës. Hermann Hesse është njëri nga shkrimtarët më të shquar gjermanë të shekullit të njëzet. Përveç shkrimeve në prozë, Hermann Hesse shquhet si poet me më shumë se 680 poezi të përmbledhura në 12 vëllime.

Hermann Hesse
U lind më2 korrik 1877
Calw Gjermania Gjermania
Vdiq më9 gusht 1962
Lugano
Emri i letraveEmil Sinclair[1];
KombësiaGjerman
Gjinitë letrarepoezi, proza, romane
ÇmimeÇmimi Nobel për Letërsi

Biografia Redakto

Hermann Hesse ishte djali i një pastori [prifti] dhe nipi i një misionari kalvinist. Ky ambient familjar ndikoi në formimin e personalitetit të tij. U dërgua të studionte për teologji, por mësimet fetare i braktisi shpejt! Punoi si mekanik dhe librar në Tübingen. Në botëkuptimin e tij moral e filozofik ishte natyralist, mistik, buddhist, aktivist faustian, por gjithmonë intimërisht fetar. Lufta e Parë Botërore i shkaktoi një krizë të rëndë shpirtërore. Doli haptas publikisht kundër dallgës së barbarive që përshkoi Evropën dhe madje arriti ta ndiente veten fajtor për të këqiat e kohës. Edhe më vonë, nga vetë formimi i tij shpirtëror, ishte që në fillim kundër nazizmit dhe adhuronte kulturen angleze. Hermann Hesse është poet e prozator me prodhimtari me vlera artistike të larta e sasi të jashtëzakonshme. Librat e tij me romane, poezi shkrime kritike politike, kulturore dhe letrare, mesatarisht arrinë në 80 milion ekzemplarë në të gjithë botën, duke e bërë kështu njërin nga shkrimtarët evropianë më të lexuar të shekullit të njëzetë. Më 1921 u bë qytetar zviceran dhe 1946 iu dha çmimi Nobel në letërsi.

Stili Redakto

Stili i tij mbetet i renduar dhe pa nje zhdervjelltesi letrare.

Veprat Redakto

Romane

  • 1904 Peter Camenzind
  • 1906 Unterm Rad
  • 1910 Gertrud
  • 1912–1913 Roßhalde
  • 1915 Knulp
  • 1919 Demian
  • 1922 Siddhartha
  • 1927 Der Steppenwolf
  • 1930 Narziß und Goldmund
  • 1932 Die Morgenlandfahrt

Tregime

  • Gesammelte Erzählungen 4 vëllime, Suhrkamp Verlag, Frankfurt/M.
  • Vëllimi i parë 1900-1905 Aus Kinderzeiten
  • Vëllimi i dytë 1906-1908 Die Verlobung
  • Vëllimi i tretë 1909-1918 Der Europäer
  • Vëllimi i katërt 1919-1955 Innen und Außen

Veprat e përkthyera në shqip Redakto

  • Ujku i Stepës, Dudaj, 2006; shqipëroi: Suzana Starikow Skënderi
  • Miqësia, Besa, 2011; shqipëroi: Suzana Vokopola
  • Nën rrote, Shtepia botuese "Naim Frasheri", 1980; shqipëroi: A. Koçi. T

Referime Redakto

  1. ^ http://www.adk.de/de/archiv/archivbestand/literatur/index.htm?hg=literatur&we_objectID=314 | titel=Literaturarchiv: Hermann Hesse Archiv | hrsg=Akademie der Künste | zugriff=2012-11-19

Lidhje tëjashtme Redakto

  • Complete bibliography at Nobelprize.org
  • Hermann Hesse Page – in German and English, maintained by Professor Gunther Gottschalk
  • Hermann Hesse Portal Arkivuar 16 gusht 2014 tek Wayback Machine
  • Hesse-Film.de, German Documentary about his life – in German
  • Community of the Journeyer to the East – in German and English
  • Concise Biography[lidhje e vdekur] – originally published by the Germanic American Institute, by Paul A. Schons
  • Article at Books and Writers
  • The painter Hermann Hesse Galerie Ludorff, Düsseldorf, Germany
  • Audio recording in English of Siddhartha from Librivox.org
  • Lajos Kovács. "Erziehung in Hermann Hesses "Glasperlenspiel" – Diplomarbeit". GRIN. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)