Himni i Evropës

himni zyrtar i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës

Himni i Evropës i njohur ndryshe edhe si Himni i Gëzimit ose Ode Gëzimit (Titulli origjinal Gjermanisht: "An die Freude") është himni i Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian, e ku që të dyja i referohen asaj si Himni i Evropës. [1] [2]
Që nga viti 1972, Himni Evropian është një pjesë nga preludi i Odës së GëzimitFriedrich Schillerit si dhe të simfonisë së 9-të të Bethovenit të vitit 1823. Himni është përgatitur për raste zyrtare të dy organizatave (të tilla si nënshkrimi i marrëveshjes), dhe është një nga simbolet Evropës.[3] Herbert von Karajan, një nga dirigjentët më të mëdhenj të shekullit të njëzetë, me kërkesën e Këshillit të Evropës shkroi tre instrumentale: një për piano, një për instrumentet frymore dhe një për orkestër simfonike. Shpeshëherë krahas me intonimin e himnit këndohen edhe vargjet e Friedrich Schillerit.

Himni i Evropës (Ode gëzimit) nën performancën e Orkestrës së Marinës Amerikane (Me tekst në gjuhën gjermane)
Himni i Evropës (Ode gëzimit) nën performancën e Orkestrës së Marinës Amerikane (Me tekst në gjuhën angleze)
Faqe nga dorëshkrimi i veprës "Ode gëzimit" të Friedrich Schillerit
Friedrich Schiller
Faqe nga dorëshkrimi i Simfonisë së 9 të Bethovenit

Teksti origjinal (Gjermanisht) Redakto

Freude, schöner Götterfunken,
Tochter aus Elysium!
Wir betreten feuertrunken,
Himmlische, Dein Heiligtum.
Deine Zauber binden wieder,
Was die Mode streng geteilt,
Alle Menschen werden Brüder,
Wo Dein sanfter Flügel weilt.

Shih edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Himni Evropian". www.coe.int. Marrë më 16 mars 2019. [undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help)
  2. ^ "The European Anthem" (në anglisht). coe.int.
  3. ^ "Europa – The EU at a glance – The European Anthem" (në anglisht). europa.eu. Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2010. Marrë më 2010-08-29.