Hipokrizia (greq. υποκρισία, shtirje) është veprimi dënues apo thirrje për dënim e një personi tjetër kur qortuesi është fajtor i veprimit për të cilin ai kërkon që i padituri (i akuzuari) të dënohet. Hipokrizia është shtirja e një njeriu që pohon se zotëron cilësi, (virtyte, morale, besime, parime,) mendime apo ndjenja që në të vërtetë nuk i ka.

Një njeri është hipokrit kur veprimet e tij kundërshtojne besimet e brendëshme dhe qëndrimet e pohimeve të tij apo anasjelltas.

Hipokrizia përdor manipulimin e njerëzve të tjerë apo mbajtjen e një figure pozitive të vetvetes tek të tjerët apo për vetveten.

Përkufizimet Redakto

Hipokrizia është veprimi apo gjendja e të pohuarit e të qenurit më i mirë se dikush apo të ketë ndjenja apo besime të cilat një njeri nuk i ka.

Hipokrizia në fe Redakto

Hipokrizia është përshkruar shpesh si mungesë e çiltërsisë (sinqeritetit), dhe një veti që tërheq përbuzje të veçantë në kohët e sotme. Shumë sisteme besimesh i dënojnë sjelljet që lidhen me hipokrizinë.

Psikologjia e hipokrizisë Redakto

psikologji, sjellja hipokrite lidhet ngushtë me gabimin cilësues themeltar: njerëzit anojnë ti shpjegojnë veprimet e tyre sipas rrethanës në të cilën ndodhen, duke çuar në gjykimin e të tjerëve e ndërkohë në përligjen (justifikimin) e veprimeve të tyre.

Poashtu, disa njerëz në të vërtetë dështojnë të vërejnë se kanë një karakter të sëmurë të cilin pastaj e dënojnë ndër të tjerët. Kjo quhet projeksion psikologjik.

Shiko edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto