Hiplolita (greqisht: Ἱππολύτη Latin: Hippolyte) - e bija e Aresit, zotit të luftës dhe dashnores së tij Otrera, mbretëresha e amazoneve. Si shenjë e dinjitetit mbretëror ka bartur brezin e bukur të cilin, si dëshmi të atërisë së vet, ia ka falur Aresi, zoti i luftës. Këtë brez e dëshironte shumë e bija e Euristeut, mbretit të Mikenës, Admeta e re, prandaj Euristeu i urdhëroi që t'ia sjell Herakliu, i cili sipas urdhërit të zotërave qe i detyruar që t'i shërbejë. Kur mësoi Hipolita se po vinte Herakliu për brezin e saj, vendosi që t'ia dhurojë si shenjë respekti ndaj guximit dhe trimërisë së tij. Mirëpo, hyjnesha Hera e cila e urrente Herakliun në mesin e amazoneve e përhapi lajmin e rrejshëm se Herakliu mendon ta robërojë Hipolitën dhe ta dërgojë në skllavëri. Amazonet i besuan këtij lajmi dhe befas i sulmuan shokët e Heraikliut. Ndërkaq, pas një beteje të përgjithshme u mposhtën. Hipolita pastaj ia shpagoi lirinë e Melanipës së robëruar, udhëheqësit të sulmit me brezin e vet, ndërsa Herakliu e sjell atë në Mikenë. Udhëheqësen tjetër të amazoneve, Antiopën e robëruar, Herakliu ia la shokut te vet, Tezeut, i cili e çon në Athinë dhe u martua me të. Atëbotë Hipolita me ushtrinë e vetë femërore shkoi për ta çliruar. Mirëpo, Antiopa u dashurua në Tezeun, iu kundërvu edhe shoqeve të veta të dikurshme, por në luftë kundër tyre, u vra. Athinasit e mbrojtën qytetin e tyre, ndërsa Hipolita për shkak të ekspeditës së pasukseshme hoqi dorë nga dinjiteti mbretëror dhe shikoi në Megarë, për ta gjetur atje vdekjen e vet. Hipolita tjetër ishte gruaja e Akastit, mbretit të Jolkut. U përpoq që ta ngashnjejë Peleun, mbretin e Ftisë, por kjo nuk i shkoi përdore, e akuzoi para burrit të vet dhe kërkoi që ta dënojë me vdekje. Peleu shpëtoi nga hakmarrja e Hipolitës dhe më vonë e vrau së bashku me Akastin. Në disa varianta të mitit për Tezeun Hipolita përmendet si grua e tij në vend të Antiopës. Qoftë kështu apo ashtu, e sigurte është se i biri i Tezeut nga kjo bashkëshortësi është quajtur Hipolit. Në vazat antike dhe relieve Hipolitën e ndeshim shumë shpesh ndonëse rrallë mund të identifikohet në mesin e amazoneve të tjera. E njohim nga më se njëqind piktura dhe relieve, tema e të cilave është Lufta me Amazonet (prej shek. VI para e.s. deri në shek. I të e.s.).

Hippolyta from "Promptuarii Iconum Insigniorum "