Historia e Finlandës

Sipas burimeve arkeologjike finlandeze, viset e tanishme të Finlandës kanë qenë të populluara rreth vitit 8500 p.e.s., gjatë kohës së gurit, kur është shkrirë akulli i viseve të brendshme në periudhën e fundit të ngricës. Banorët e parë duket se kanë jetuar nga ajo ç'ka kanë gjetur në tokë dhe burim tjetër i ushqimit ishte deti. Sipas këtyre burimeve supozohet se folësit e gjuhës fino-urgik, kanë arritur në këtë pjesë gjatë kohës së gurit, me gjasë kanë qenë vendbanimet e para të mezolitit. Si fillim i bujqësisë llogaritet të ketë qenë ardhja e kulturës së përpunimit të qeramikës në jug të Finlandës rreth 3200 p.e.s. Sido që të jetë këto burime thonë se ushqimi kryesor i popullatës së kësaj ane ka qenë peshku i peshkuar në det, e veçanërisht në pjesën veriore dhe lindore të Finlandës.

Koha e bronzit (1500-500 p.e.s.) dhe e hekurit (500 p.e.s.-1200), karakterizohet me një komunikim intensiv me skandinavët, banorët e Rusisë veriore dhe regjionit Baltikë. Të dhëna të shkruara për historinë e Finlandës para shekullit XII nuk ekziston, të vetmet burime janë mitet dhe legjendat të imagjinuara që vijnë nga vendet skandinave e që tërthorazi flasin për parin e fiseve finlandeze. Përkundër shkencëtarëve skandinavë, ata finlandezë janë më objektivë dhe nuk provojnë të krijojnë nga fantazia e dëshirës mite dhe legjenda.

Për gjenezën e Finlandës, burimet finlandeze përdorin mitet që lindin nga Suedia e të cilat thonë se Finlanda ishte e lidhur ngushtë me Suedinë për afro 700 vite, që nga 1154 sipas hipotezës : Eriku i kuq apo Mbreti Suedisë Eriku, ka filluar krishterimin e këtyre viseve. Ndërsa në anën tjetër thonë se familjet finlandeze kanë qenë të krishterë një mijë vjet më parë dhe se historikisht unioni ka filluar nga Birger Jarl's është marrë një ekspeditë nga pjesa qendrore të Finlandës në vitin 1249. Suedishtja ka filluar të bëhet gjuhë dominuese e administratës dhe edukimit (?), ndërsa shkrimi finlandishtes është përdorur për qëllime religjioze.

Themelet e shtetit Redakto

 
Duka i Madh i Finlandës

Përgjatë shekullit XIII, kjo hapësirë nga pjesa tjetër e botës, si pjesë ruse, ndërsa nga paria vendase si e okupuar (1714-1721 dhe 1742-1743). Pas kësaj kohe në pjesë tjera të botë fillon të dominojë termi "Finlandë" për këtë hapësirë konkretisht në Suedi dhe Rusi e cila i premtonte kësaj parie mbrojtje (protektorat) nga Suedia.

Perandori rusë, Aleksandri I i nënshtrojë këto vise përsëri në vitin 1808 dhe nga kjo deri në vitin 1917 kjo ishte pjesë autonome e Dukës së Madh të Perandorisë Ruse. Gjatë kësaj kohe ndjehet një lidhje emocionale me Suedinë dhe paria finlandeze fillon një lëvizje nacionaliste të njohur si "fennomia" në vitin 1860. Pika kulminative në zhvillimin e ngjarjeve, publikime: se çfarë do të jetë epika nacionale, Kalevala, në vitin 1835 ; Finlandishtja merë statut të barabartë me suedishten në vitin 1892.

 
Lufra qytetare 1918, Tampere

Pak kohë pas Revolucionit Bolshevikë, 6 dhjetor 1917, finlandezët deklarohen për pavarësi e cila u aprovua nga Rusia bolshevike, mirëpo pas luftës qytetare që pasojë në Rusi dhe Finlandë, e komplikojë zgjedhjen e kësaj çështje.

Histori e shtetit Redakto

Në vitin 1918 vendi e përshkruan një luftë e shkurtër por e përgjakshme, qytetare e cila la gjurmë për disa vite me radhë. Lufta u zhvillua në mes "të bardhëve" të ndihmuar nga Gjermania Imperialiste dhe "të kuqve" të ndihmuar nga Rusia Bolshevike. Në anën e "të kuqve" u radhitën shumica e punëtorëve dhe bujqve ndërsa "të bardhët" përbëheshin kryesisht nga borgjezia dhe politikanët e së "djathtës". Më ë fund "të bardhët" i mundën "të kuqët".

 
Pushkatimi i "të kuqve"

Kufiri i Finlandës me Rusinë është rregulluar me traktatin e Tartur-it në vitin 1920, kufi që është i ngjashëm me kufirin historik porse ja bashkëngjitë Finlandës edhe Petsamo-në dhe gjirin e Detit Barentë.

Gjatë Luftës së II-të Botërore zhvilloj luftë me Rusët dy herë: Luftën e dimrit 1939-1940 dhe Lufta e Konstulacionit 1941-1944, pak pas fillimit të Operacionit Barbaroza me të cilin gjermanët filluan marshimin në Rusi. Kjo u përcoll me luftën në Lapland të viteve 1944-1945 në të cilën finlandezët dëbuan forcat gjermane.

Marrëveshjet e nënshkruara me BRSS-në në vitin 1947 dhe 1948, ishin të lidhura me obligime, restaurimi dhe rindërtimi në Finlandë "vis-à-vis" me BRSS-në si dhe konsensionet territoriale për Finlandën (sipas marrëveshjes për paqe të Moskës, 1940). Finlandës i ndahen pjesa më e madhe e Karelisë finlandeze, Salla dhe Pestsamo.

Pas Luftës II-të Botërore, në kohën e "Luftës së Ftoftë", Finlanda hynte në "zonën e gjelbër"- neutrale në mes të vendeve perëndimore dhe BRSS-së. Traktati YYA (Pakti Fino-Sovjetik i paqes, bashkëpunimit dhe asistencës) ju linte disa të drejta sovjetikëve politike duke cekur se garantimin e të drejtës për rusët që ë mund të mbrohen nga Gjermanët (praktikisht vendet e NATO-së). Shumë politikanë finlandezë, ndër ta edhe presidenti Kekkonen (1956-81), kanë përdorur lidhjet me Moskën ashtu që ndikimi i saj mund të vërehej. Tani (2005) finlandezët flasin paksa me krenari që kishin një sistem demokratikë në kufirin e BRSS-së.

Koha pas luftës, për Finlandën ishte kohë ndërtimi, zhvillimi e zgjerimi ekonomik, kohë stabiliteti. Nga bujqësia e luftës u mëkëmbë në një bujqësi agrare industriale të ekonomisë së tregut dhe duke i ruajtur elementet e sistemit të shoqërisë sociale.

Shpërbërja e BRSS 1991, për Finlandën ishte paksa e dhimbshme (çrregullime ekonomike), miro ajo tani ishte e lirë të vazhdonte rrugën e saj. Kështu në vitin 1995 ju bashkëngjitë Bashkësisë Evropiane (BE) në të cilën ajo luan rolin e avokatit për federalistët e vendeve të veriut të cilat e mbështesin konfederalizmin.