Holger Pedersen (1867–1953) ishte gjuhëtar i shquar danez, profesor në Universitetin e Kopenhagenit, indoeuropianist me interesa shkencore të gjera dhe me punime të vlefshme. Vëmendjen fillestare ia kushtoi gjuhës shqipe, dhe më vonë u përqëndrua në studimet e armenishtes, keltishtes etj. Ai vizitoi Shqipërinë e jugut më 1893, dhe për gjuhën shqipe ka botuar disa punime me vlerë, si “Kontribut në historinë e gjuhës shqipe” (1894), “Tingujt I të shqipes” (1897), “Asnjanësi i shqipes” (1899) etj. Me shumë interes është edhe vepra e tij “Tekste shqipe me fjalor” (1905) ku janë botuar disa përralla dhe këngë popullore, të shoqëruara me shënime gjuhësore dhe fjalor. Ka dhënë mendime të vyera për shqipen edhe në studimet krahasuese të gjuhëve të tjera. Pedersen mbrojti tezën e prejardhjes së shqipes nga ilirishtja.