Horizonte të hapura
Arkivi i filmit
Origjinali Horizonte të hapura
Vendi i prodhimit Durrës
Viti i prodhimit 1969
Koha (Zëri) - (PAL/DVD) 87:07
Gjuha origjinale Shqip
Ekipi realizues
Regjia Viktor Gjika
Skenari Dritëro Agolli
Muzika e filmit Limos Dizdari
Kameramani Viktor Gjika
Drejtori artistik Bujar Kolaneci
Prodhuesi i filmit: Shqipëria e re
Aktorë kryesorë
Dhimitër Orgocka
Sandër Prosi
Robert Ndrenika
Pandi Raidhi
Aktorët tjerë
Gaqo Spiro
Mirketa Çobani
Nikolin Xhoja
Sulejman Pitarka
Shpëtim Shmili

Filmi "Horizonte të Hapura" 1969 nga regjisori Viktor Gjika, Skenari: Dritëro Agolli, Producent: Shqipëria e re, Muzika: Limos Dizdari.

Përmbajtja e filmit Redakto

Filmi bazohet në ngjarje reale. Në portin detar po punohet për vendosjen e bigës lundruese pas një rimonti. Urani, një vinçier i zoti caktohet të punojë në ekuipazhin e saj. Drejtoria e portit kërkon dihmën e ekuipazhit, për heqjen e disa kollonave betoni. Sokrati, shefi i planit, pengon punën e tij në rimont. Robert (me nofkën çamçakizi), një i ri i cili nuk ka një opinion të mirë, bëhet pengesë në dashurinë e Azemit dhe Artës. Në një ditë të stuhishme, për të ruajtur bigën Urani sakrifikon jetën e tij.

"Ndoshta është rastësi që binomi dashuri-uzinë, dashuri-mjet prodhimi, dashuri-bujqësi është i pranishëm në shumë filma të kohës. Dashuria dhe industrializimi i vendit ecin bashkë, veçse, sa më shumë përparon e sundon fabrika, aq më tepër dashuria (si ndjenjë-martesë) bëhet klishe qesharake për t’i bërë vend dashurisë-seks (si nevojë-çlirim). Është koha kur dashuria dhe uzina sintetizohen në kinema."

Aktorët Redakto