Kater silurues hidrofoil tip Huchuan. U prodhua në Republikën Popullore të Kinës dhe u eksportua në shumë vende të tjera. Njihet ndryshe edhe si Tip 025. Tip 026 filloi të prodhohet në shtator 1976 dhe është më i avancuar, me 4 tuba torpedosh dhe radar më të avancuar.

Në vitin 1966, Instituti Nr. 701, përfundoi projektimin e katerit silurues Tip 025. Drejtuesat teknikë të projektit ishin Yan Jianxiu dhe Cao Guanzhong. Prototipi u prodhua nga kantieret detare Wuzhou dhe Gueijiang.

Mendohet se të gjithë katerat silurues Tip 025 në përdorim të Ushtrisë Popullore të Kinës janë hequr nga shërbimi aktiv dhe vetëm 9 prej tyre përdoren si anije mësimore për studentët e marinës.

Katra silurues të FLD (klasi Hu Chwan)

Specifikimet Redakto

  • Tonazhi : 45,8 ton (me ngarkesë të plotë)
  • Gjatësia : 71,5 ft
  • Gjerësia : 20,7 ft
  • Thellësia : 11,8 ft, pa përdorimin e skive (hullborne)
  • Shpejtësia : 50 knots për orë, lundrim mbi ski (foilborne)
  • Fusha e veprimit : 500 milje detare me shpejtësi 30 knots në orë
  • Ekuipazhi : 16 Oficerë dhe marinarë
  • Motori : 3 motora diezel Tip M 50 2.42 MW, në 3 boshte helike
  • Armatimi : 2 x 2 mitraloza të rëndë 14,5 mm të prodhimit kinez, këndi i ngritjes maksimal i armës 85°, shpejtësia e qitjes 600 predha/min, distanca maksimale e qitjes 3,8 milje detare
  • Torpedo : 2 tuba - 533 mm
  • Radarë : Skin Head ose Tip 753 I-Band për kontrollin e sipërfaqes së detit, i prodhimit kinez