Hulumtim (përdoret edhe si kërkim apo gjurmim) është "puna kreative e ndërmarrë në mënyrë sistematike për të rritur njohuritë, duke përfshirë njohuritë mbi njerëzit, kulturën dhe shoqërinë, dhe përdorimi i kësaj njohurie për të hartuar aplikime të reja" [1]. Hulumtimi përdoret për të krijuar ose konfirmuar faktet, për të riafirmuar rezultatet e një pune të mëparshme, zgjidhjen e problemeve të reja apo ekzistuese, të mbështesë një teorema, apo të zhvillojë një teori të re. Një projekt hulumtues mund të jetë një zgjerim mbi punën e kaluar në atë fushë. Për të testuar vlefshmërinë e instrumenteve, procedurave, apo eksperimenteve, hulumtimi mund të përsërië elementet e projekteve të mëparshme, apo projektin në tërësi. Ka disa forma të hulumtimeve: shkencore, humaniste, artistike, ekonomike, shorërore, në biznes, në marketing, etj.

Përkufizimi Redakto

 
Aristoteli, 384 BC – 322 BC, - një nga figurat e hershme në zhvillimin e metodës shkencore.[2]

Hulumtim është përcaktuar në disa mënyra të ndryshme.

Një përkufizim i gjerë i hulumtimit është dhënë nga Martyn Shuttleworth - "Në kuptimin më të gjerë të fjalës, përkufizimi i hulumtimit përfshin çdo mbledhjen e të dhënave, informatave dhe fakteve për avancimin e njohurive" [3].

Një përkufizim i hulumtimit është dhënë nga Creswell i cili thekson se - "Hulumtimi është një proces i hapave të përdorura për të mbledhur dhe analizuar informata, për të rritur të kuptuarit tonë të një teme apo çështje". Ai përbëhet nga tre hapa: Parashtrimi i pyetjes, mbledhja e të dhënave për t'iu përgjigjur pyetjes, dhe paraqitja e një përgjigje për pyetjen [4].

Fjalori Online Merriam-Webster e përkufizon hulumtimin në më shumë detaje, si - "një hetim studimor apo ekzaminim; në veçanti: hetimi apo eksperimentim që synon zbulimin dhe interpretimin e fakteve, rishikimin e teorive të pranuara ose të ligjeve nën dritën e fakteve të reja, ose aplikimi praktik i teorive ose ligjeve të reja" [5].

Format e hulumtimit Redakto

Hulumtime shkencore është një mënyrë sistematike e mbledhjes së të dhënave dhe të shfrytëzimit të kureshtjes. Ky hulumtimet ofron informata shkencore dhe teori për shpjegimin e natyrës dhe vetitë e botës. Kjo bën të mundur aplikime praktike. Hulumtimi shkencor financohet nga autoritetet publike, nga organizatat bamirëse dhe nga grupet private, duke përfshirë shumë kompani. Hulumtimi shkencor mund të ndahet në klasifikime të ndryshme në bazë të disiplinave të tyre akademike dhe aplikimit. Hulumtimi shkencor është një kriter i përdorur gjerësisht për të gjykuar qëndrimin/pozitën e një institucioni akademik, të tilla si shkollat e biznesit, por disa argumentojnë se vlerësime të tilla janë të pasakta për institucionet, për shkak se cilësia e hulumtimit nuk tregon për cilësinë e mësimdhënies (këto jo domosdoshmërisht duhet të kenë plotësisht lidhje) [6].

Hulumtime në shkencat humane përfshin metoda të ndryshme të tilla si për shembull hermeneutika dhe semiotika, dhe një më ndryshe, epistemologji më relativiste. Studiuesit e shkencat humane zakonisht nuk kërkojnë për përgjigje përfundimtare të saktë të një pyetjeje, por shqyrtojnë problemet dhe detajet që e rrethojnë atë. Konteksti është gjithmonë i rëndësishëm, dhe konteksti mund të jetë shoqëror, historik, politik, kulturor ose etnik.

Hulumtime artistike shihet gjithashtu si "hulumtime të bazuara në praktikë", mund të marrë formën kur vepra krijuese konsiderohen edhe hulumtimi edhe objektin i vetë hulumtimit. Ajo është organi i dishkutueshëm i mendimit i cili ofron një alternativë për metodat e krejtësisht shkencore në hulumtim të kërkimit të tij për njohuri dhe të vërtetën.

Si kryhet nje hulumtim? Redakto

  • Shtrojme pyetjen...
  • Mendojme per nje zgjidhje te mundshme/hipoteza
  • Bejme eksperimente per te cilen mund te vertetojme hipotezen
  • Mbledhim te dhena dhe i pasqyrojme ato me ane te grafikeve,tabelave etj.
  • Nxjerrim perfundimet/konkluzionet.

Shih edhe Redakto

Lieratura Redakto

  • Groh, Arnold (2018). Research Methods in Indigenous Contexts. New York: Springer. ISBN 978-3-319-72774-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Cohen, N.; Arieli, T. (2011). "Field research in conflict environments: Methodological challenges and snowball sampling". Journal of Peace Research. 48 (4): 423–436. doi:10.1177/0022343311405698. S2CID 145328311. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Soeters, Joseph; Shields, Patricia and Rietjens, Sebastiaan. 2014. Handbook of Research Methods in Military Studies New York: Routledge.
  • Talja, Sanna and Pamela J. Mckenzie (2007). Editor's Introduction: Special Issue on Discursive Approaches to Information Seeking in Context, The University of Chicago Press.
  • "OECD Glossary of Statistical Terms – Research and development UNESCO Definition". stats.oecd.org. Arkivuar nga origjinali më 2007-02-19. Marrë më 2018-05-20. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Creswell, J.W. (2008). Educational Research: Planning, conducting, and evaluating quantitative and qualitative research (3rd ed.). Upper Saddle River: Pearson.
  • "What is Original Research? Original research is considered a primary source". Thomas G. Carpenter Library, University of North Florida. Arkivuar nga origjinali më 9 korrik 2011. Marrë më 9 gusht 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Rozakis, Laurie (2007). Schaum's Quick Guide to Writing Great Research Papers. McGraw Hill Professional. ISBN 978-0071511223 – nëpërmjet Google Books. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • ESTEBAN-BRAVO, MERCEDES. VIDAL-SANZ, JOSE M. (2021). MARKETING RESEARCH METHODS : quantitative and qualitative approaches. [S.l.]: CAMBRIDGE UNIV PRESS. ISBN 1-108-83498-1. OCLC 1196245298. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)

Referime Redakto

  1. ^ OECD (2002) Frascati Manual: proposed standard practice for surveys on research and experimental development, botimi i 6të. Marrë më 27 maj 2012 nga www.oecd.org/sti/frascatimanual.
  2. ^ "The Origins of Science". Scientific American Frontiers.
  3. ^ Shuttleworth, Martyn (2008). "Definition of Research". Explorable. Explorable.com. Marrë më 14 gusht 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Creswell, J. W. (2008). Educational Research: Planning, conducting, and evaluating quantitative and qualitative research (3rd ed.). Upper Saddle River: Pearson.
  5. ^ Unattributed. ""Research" in 'Dictionary' tab". Merriam Webster (m-w.com). Encyclopædia Britannica. Marrë më 13 gusht 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ J. Scott Armstrong and Tad Sperry (1994). "Business School Prestige: Research versus Teaching" (PDF). Energy & Environment. 18 (2): 13–43. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 20 qershor 2010. Marrë më 14 shtator 2015. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme Redakto

  Wiktionary: Të tjera mbi prejardhjen e fjalës, sinonime dhe përkthime nga hulumtim