Hunedoara (Gjermanisht: Eisenmarkt; Hungarisht: Vajdahunyad) është qytet në rajonin Transylvania, Rumania. Ndodhet në jugperëndim të Transylvanisë afër maleve Poiana Ruscă dhe administron pesë fshatra: Boș (Bós), Groș (Grós), Hășdat (Hosdát; Hochstätten), Peștișu Mare (Alpestes) and Răcăștia (Rákosd).

Hunedoara
Hunedoara
Hunedoara
Popullsia
 • Gjithsejafërsisht 58,000[1] [2]
{{{postal_code_type}}}
331006–331167
Faqja zyrtarewww.primariahd.ro

Etimologjia Redakto

Shpjegimi më i mundshëm për emrin rumanian "Hunedoara" është transliterimi i emrit hungarezë "Hunyadvár" që do të thotë "Kalaja e Hunejdid" që shumë hungarezë e përdorin këtë prapashtesë. Historikisht, emri i qytetit ishin: Hungnod (1265), Huniad (1278), Hwnyadwar (1409), Vayda Hunyadi (1575). emri i mëvonshëm hungareze Vajdahunyad (voivode Hunyad) i referohet John Hunyadi. Etimologjia e familjes Hunyadi nënkupton një origjinë Vllahe (rumune).

Demografia Redakto

Viti 1850 regjistroi 1,937 banorë, duke përbërë 1,275 rumunë, 248 hungarezë, 237 gjermanë, 101 sllovakë dhe 86 romë. Banorët që kanë shprehur përkatësinë e tyre fetare janë 992 ortodoks, 370 katolikë oriental, 316 katolikë romakë, 181 reformues, 42 ungjillor dhe 36 jehudë. Viti 1900 regjistroi 4,419 banorë, e përbërë prej 1,987 rumunë, 1,896 hungarezë, 365 gjermanë, dhe 101 sllovakë.

Sipas regjistrimit të vitit 2011, popullsia e komunës Hunedoara është 60,525 banorë, duke pasur rënie krahasuar me regjistrimim e mëparshëm më 2002, kur ishin 71,257 banorë.[1]

Referime Redakto

  1. ^ a b "Recensământul Populației și al Locuințelor 2002 - populația unităților administrative pe etnii". Kulturális Innovációs Alapítvány (KIA.hu - Fundația Culturală pentru Inovație). Arkivuar nga origjinali më 14 tetor 2013. Marrë më 2013-08-06. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Rezultatele finale ale Recensământului din 2011: "Tab8. Populația stabilă după etnie – județe, municipii, orașe, comune". Instituti Kombëtar i Statistikave nga Rumania. Arkivuar nga origjinali më 18 janar 2016. Marrë më 17 maj 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)