IPKO

Kompani telekomunikuese në Kosovë

IPKO Telecommunications L.L.C.[1], njohur shkurt si IPKO, është kompani kosovare e cila ofron shërbime telekomunikimi në Kosovë.[a] Është operatori i dytë mobil në vend. Disa nga shërbimet e tyre janë: telefonia mobile, telefonia fikse, internet dhe televizioni kabllor. Aksionari kryesor është Telekom Slovenije. Deri në marrjen e plotë të kodin shtetëror +383, IPKO përdori kodin shtetëror të Sllovenisë +386.

IPKO Telecommunications, L.L.C.
Njohur më parë siInternet Projekti Kosova (1999-2001)
IPKO Net (2001-2008)
LlojiShoqëri me përgjegjësi të kufizuara
IndustriaMobile, Telekomunikime
Themeluar në20 shtator 1999; 24 vite më parë (1999-09-20)
Zyrat qendrorePrishtinë, Kosovë
Njerëzit kyç
Tomaz Seljak (drejtor ekzekutiv)
ProdhimiRrjete mobile, shërbime të telekomit, shërbime të internetit, televizion kabllor
PrindiTelekom Slovenije

Historiku Redakto

Më 20 shtator 1999 themelohet organizata joqeveritare Internet Projekti Kosova.[2]

Telefoni mobile Redakto

Mbulueshmëria Redakto

Kompania e telekomunikieve IPKO ka të ndërtuar një rrjet i cili mbulon 99.7% të popullatës së Kosovës dhe 98.5% të territorit. Ka filluar operimet e saja mobile më 14 dhjetor 2007.[2]

3G/4G dhe Wi-Fi Redakto

Duke filluar nga 1 dhjetor 2013, IPKO ka filluar me rrjetin e 3G. Që nga fillimi, IPKO me rrjetin e saj 3G mbulon 80% të popullatës së kosovës që është e barabartë me 43.7% të territorit shtetëror. Mbulueshmëria e rrjetit 3G ka filluar fillimisht në qendrat e qyteteve të mëdha të Kosovës, derisa ishte në plan që për 2014 të zgjerohej rrjeti 3G për të mbuluar 75% të territorit dhe 88% të popullatës. IPKO ofron gjithashtu rrjetin 4G në të gjithë Kosovën dhe ofron qasje në Wi-Fi falas në qytetet kryesore.[3]

Shërbimi televiziv Redakto

Shërbimi digjital TV ofron në qytetet: Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Prizren, Mitrovicë, Lipjan, Gjakovë, Vushtrri, Viti, Deçan, Klinë, Pejë, Kaçanik, Kamenicë, Podujevë and Istog.

Referime Redakto

  1. ^ "ARBK". Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës. Arkivuar nga origjinali më 2023-06-09. Marrë më 2023-06-09.
  2. ^ a b "Rreth IPKO - Ipko Telecommunications". IPKO. Arkivuar nga origjinali më 2023-06-09. Marrë më 2023-06-09.
  3. ^ https://www.ipko.com/residental/telefonia-mobile/interneti-ne-mobil/harta/?lang=en[lidhje e vdekur] 3G/4G and Wi-Fi Map coverage

Lidhje të jashtme Redakto


Gabim referencash: Etiketat <ref> ekzistojnë për një grup të quajtur "lower-alpha", por nuk u gjet etiketa korresponduese <references group="lower-alpha"/>