Idlib (Arabisht: إدلب‎) është qytet në veriperëndim të Sirisë, ndodhet 67 kilometra në juglindje të Aleppo. Qyteti ka pasur rreth 165,000 banorë sipas vitit 2010.

Idlib
إدلب‎
Qytet
Pamje e një fushe të një luginës
Pamje e një fushe të një luginës
Popullsia
 • Gjithsej164.983

Historia Redakto

Epoka Osmane Redakto

Gjatë sundimit të Osmanëve në Siri, Idlib shërbeu si kreqyteti i një ndarje administrative, pjesë e Vilajetit të Halepit.[1] Në fund të shekullit 19-të, Idlib ka pasur një numër familjesh krishtere sipas orientalistit zviceran Albert Socin.

Lufta civile siriane Redakto

Gjatë kryengritjes të vitit 2011, Idlib ishte fokusi i protestave dhe përleshjeve të luftës siriane. Ndërsa kryengritja zbriti në konflikt të armatosur, Idlib u bë fokusi i një fushate rebele, e cila përkohësisht e pushtoi qytetin dhe guvernatorin, përpara një ofensive qeveritare në prill të vitit 2012. Pas kësaj, forcat qeveritare rimorrën qytetin dhe krahinën e kontrolluar nga rebelët pas një muaji luftimi, përpara përpjekjes për të zbatuar armëpushimin e propozuar nga Kofi Anan. Pas sulmeve të vitit 2015, aleanca rebele Ushtria e Pushtimit, e udhëhequr nga Jabhat al-Nusra dhe Ahrar al-Sham, arriti në Betejën e Dytë të Idlibit dhe pushtoi qytetin,[2] si dhe rrethonin qytete me shumicë shiite e Al-Fu'ah dhe Kafriya në veri të qytetit Idlib.[3] Në prill të vitit 2015, selia e përkohshme e qeverisë së përkohshme sirianeopozitës siriane u propozua të ishte Idlib,[4] në Guvernatorin Idlib. Më 23 korrik 2017, Tahrir al-Sham, pasardhës i Frontit el-Nusra, dëboi mbetjet e Ahrar al-Sham nga Idlib, duke kapur të gjithë qytetin.[5]

Klima Redakto

Sistemi i klasifikimit të klimës Köppen-Geiger e klasifikon klimën e qytetit si mesdhetare,[6] ku stina e verës është e nxehtë dhe i thatë, ndërsa dimri është i ftohtë dhe me shi.

Temperatura më e lartë e regjistruar ishte 44 °C më 16 qershor 2012.[7]

Referime Redakto

  1. ^ Baedeker, 1912, p.376.
  2. ^ "Gulf allies and 'Army of Conquest". Al-Ahram Weekly. 28 maj 2015. Arkivuar nga origjinali më 17 prill 2019. Marrë më 16 tetor 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Sherlock, Ruth (29 mars 2015). "Thousands flee Syrian city Idlib after rebel capture". The Telegraph. Marrë më 29 mars 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Will Syrian opposition move interim government to Idlib? - Al-Monitor: the Pulse of the Middle East". Al-Monitor. Arkivuar nga origjinali më 2016-12-26. Marrë më 2016-12-13. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Jihadists take control of major Syrian city". Mail Online. Marrë më 2017-07-23. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Climate: Idlib - Climate graph, Temperature graph, Climate table". Climate-Data.org. Marrë më 2013-12-03. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Idlib, Syria". Voodoo Skies. Arkivuar nga origjinali më 21 mars 2016. Marrë më 16 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)