Xhynejd Bagdadi është një personalitet i shquar në shumë lëmi, ndër më të njohurit në kohën e tij. Emri i plotë i tij është : Imam Xhunejd ibn Muhammed ibn el-Xhunejd, Ebu el-Kasim el-Kauairi el-Kazaz el-Nahauandi el-Bagdadi el-Shafi’i.

Ka lindur në vitin 830, në Bagdad, por është me prejardhje persiane, nga Nahauandi, që ndodhet në Juglindje të Iranit, prej nga familja e tij ishin shpërngulur, në Bagdad.

Si fëmi ka qenë shumë i zgjuar, aq sa edhe Kur’anin e madhnueshëm përmendësh e ka mësuar… Ka studiuar me shumë dëshirë, aq sa gjithnjë ishte studenti më i mirë. Ka studiuar vazhdimisht në Bagdad, përtej nuk ka bërë asnjë hap… Ka qenë Sunni, ndërsa ka ndjekur drejtimin Shafi’i… Për aftësitë që kishte në shumë lëmi, ka dëshmi se Imam Xhunejd el-Bagdadi ka qenë Gjykatësi Kryesor i Sheri’atit, Imam kryesor i Bagdadit dhe Shejhu kryesor i tarikatit.

Është shoqëruar në vazhdimësi me Shejh Siri es-Sakati, dajën e tij, prej të cilit është frymëzuar dhe me Shejh Harith el-Muhasibiun. Kurse prej tij me mijëra kanë mësuar, ndër ta edhe Shejh Husein Mensur el-Hallaxhi, që më vonë, me nëshkrimin e tij është ekzekutuar… Shejh Husein Mensur el-Hallaxhi (858-922) një sufi persian, që e kishte shejh Imam Xhunejd el-Bagdadiun është dënuar, ekzekutuar për fjalën e tij : “Ene el-Hakk” (Unë jam e Vërteta (Hakku), kur ishte në një dehje zemërore, shpirtërore !

Imam Xhunejd el-Bagdadi, në atë vendim, për ekzekutim, kishte shkruar : "Sipas Ligjit Islamik, Sheri’atit, ai është fajtor. sipas të Vërtetës në Brendësi, All-llahu e di". Imam Xhunejd el-Bagdadi ishte njeriu më me famë në kohën e tij. Emri i tij ka hyrë në histori sepse ka shkuar 30 herë në këmbë në Qabe, haxhi.

Ndrroi jetë duke e lexuar Kur’anin e madhëruar, ditën e xhuma, në vitin 910, në moshën 80 vjeçare. Edhe pse kanë kaluar 1100 vjet, Imam Xhunejd Bagdadiu në gjithë botën, edhe sot e kësaj dite, studiohet, çmohet, vlerësohet, në veçanti nga ata që janë sufi… Per sufizmin ka merita te medha aq sa fjalet e tij ende jehojn, ende frymezojn ende udhezojn.