Incidenti në Mekë 1987 ishte një përleshje mes pelegrinazhëve shia dhe forcave të sigurisë saudite, kjo ndodhi më 31 korrik 1987 ku çoi vdekje mbi 400 njerëzve. Kjo ngjarje u përshkrua si një “masakër” dhe ngriti tensione mes dy shteteve Iranit dhe Arabisë Saudite. Që nga viti 1981, iranianët shia mbajtën demonstratë vjetor politike kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara,[1][2] por në vitin 1987, një kordon i policisë saudite dhe Forcave Mbrojtëse Saudite kishte mbyllur një pjesë të rrugës së planifikuar për demonstratë, duke çuar në një konfrontim mes tyre dhe pelegrinëve. Kjo u përshkallëzua në një përplasje të dhunshme, pasuar nga një ikje vdekjeprurëse. Ka një polemikë në lidhje me detajet e incidentit, me Iranin dhe Arabinë Saudite hedhjen shumë nga fajësia në anën tjetër. Disa burime pohojnë se numri i të vdekurve nga incidenti ishte 402 persona: 275 pelegrinë iranianë, 85 policë sauditë dhe 42 pelegrinë nga kombësi të tjera.[3] Burime të tjera pohojnë se më shumë se 400 pelegrinë kishin vdekur, dhe mijëra të tjerë u plagosën. Pas incidentit, iranianët sulmuan ambasadat e Arabisë Saudite, Kuvajtit dhe Francës, duke rrëmbyer katër Sauditë nga ambasada.[2]

Referime Redakto

  1. ^ "large demonstrations, resulting in violent clashes with Saudi police, first took place in 1981, when Iranian pilgrims began to chant political slogans in the Prophet’s Mosque in Medina and the Great Mosque in Mecca. Saudi security forces acted against the Iranians in both mosques, and a subsequent clash in the Prophet’s Mosque resulted in the death of an Iranian pilgrim" Religious Radicalism and Politics in the Middle East, page 183
  2. ^ a b KIFNER, JOHN (1987). "400 DIE AS IRANIAN MARCHERS BATTLE SAUDI POLICE IN MECCA; EMBASSIES SMASHED IN TEHERAN". nytimes. nytimes. Marrë më 29 qershor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Emmanuel Sivan; Menachem Friedman (1990). Religious Radicalism and Politics in the Middle East. SUNY Press. fq. 190. ISBN 978-0-7914-0159-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)