Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës

Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (shkurtesa politike IRDK) është parti politike brenda ylberit politik të Kosovës.

Sipas statutit të partisë, kjo parti është parti politike e egjiptianeve të Kosovës dhe qytetarëve tjerë të cilët pranojnë programin dhe statutin e saj i cili këtë parti e paraqet si parti e qendrës me orientim socialdemokrat.

Elementet dalluese Redakto

Sipas statutit emri i partisë është: Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, me shkurtesën : IRDK, ndërsa selia e partisë gjendet në Gjakovë. Simboli i partisë përbëhet nga tri piramida ngjyrë ari të vendosura në hartën e Kosovës me ngjyrë të kaltër dhe e rrethuar me 12 yje me ngjyrë portokalli dhe shënimi IRDK, vulën në të cilën shkruan: Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës dhe në mes të vulës është simboli i përshkruar më lartë. Për dallim nga disa parti tjera, flamuri i partisë IRDK nuk është i përkufizuar në statut.[1]

Burimi i të dhënave Redakto

  1. ^ www.irdk-kosova.org/?cid=1,14

Lidhje të jashtme Redakto