Ismail Vërlaci (Korfuz, 15 korrik 1917 - Romë, 22 mars 1985) ka qenë ekonomist, figurë e mërgatës shqiptare antikomuniste, drejtues i Bllokut Kombëtar Indipendent.

Biografia Redakto

U lind në Korfuz, ku familja dhe të afërmit e tij ishin vendosur nga zhvillimet politike në Shqipëri gjatë Luftës së Parë Botërore, i biri i Shefqet bej Vërlacit dhe Semiramis hanëmit të Ymer pashë Vrionit II.[1] Ndoqi dhe kreu studimet e veta në Itali, duke u diplomuar për Ekonomi tregu (it. Economia e commercio) në Romë më 1939. U punësua në Ministrinë e Jashtme të Italisë ku mori postin e zv/konsullit, prej ku dha dorëheqjen më 1943.[2]

Referime Redakto

  1. ^ Vlora, Eqrem bej (2003). Lebenserinnerungen [Kujtime 1885-1925]. Përkthyer nga Afrim Koçi. Tiranë: IDK. fq. 596. ISBN 99927-780-6-7.
  2. ^ "Dr. Ismail Vërlaci". Bloku Kombëtar Indipendent (në italisht). Marrë më 31 maj 2020.