Ismail Zhabjaku (Shkodër, 4 mars 1932 - 1992) ka qenë një kineast shqiptar, regjizor, skenarist dhe aktor, pionier i filmit muzikor në kinematografinë shqiptare.[1]

Biografia Redakto

Kreu studimet në degën e kantos dhe dramaturgjisë të Insitutit të Lartë të Arteve në Tiranë në vitin 1966. Pas shkolle punon për një farë periudhe jashtë profesioni në Pukë, më pas emërohet në Kinostudion "Shqipëria e Re".

Ka qenë asistent regjizor në filmat e Kristaq Dhamos “Gjurma” (1970) dhe "Brazdat" (1973); “Lugina e pushkatareve” (1970) të Vitore Celit dhe Todi Bozos; dhe tek filmi i Muharrem Fejzos “Operacioni zjarri” (1973). Zhabjaku ka interpretuar edhe role të vogla tek “Lugina e pushkatarëve” (1970), “Kapedani” (1972), “Ndërgjegjia” (1972) dhe në ndonjë film tjetër.

Ne vitin 1973 xhiron dy filmat e tij të parë dokumentarëː “Mozaik këngësh dhe vallesh popullore” dhe “Këndojnë fëmijët tanë”. Filmi i tij i parë artistik si regjizor ishte “Lumë drite” 1975, një film i suksesshëm, për disa, filmi i tij më i mirë. Filma të tjerë të Zhabjakut regjizor janë “Yjet mbi Drin” (1979); “Balonat” (1979); “Karnavalet” (1980), komedinë muzikore të mbështetur tek vepra e Spiro Çomorës Karnavalet e Korçës; “Shtëpia jonë e përbashkët” (1981); “Fejesa e Blertës” (1984).

Me filmin “Karnavalet” (1980) arriti të percjellë jo vetëm vlera dramaturgjike dhe muzikore, por arriti të harmonizojë interpretimin aktorial me atë vokal, mizanskenën regjizoriale dhe përgjithësisht imazhin filmik. Ky sukses e çoi vetvetiu edhe ne prodhimin e dyte te filmit muzikor, “Fejesa e Blertës”, por qe nuk arriti dot ta perfundoje mbasi u semur rëndë dhe u shkëput nga kinematografia. "Fejesa e Blertës" u përfundua nga aktori dhe regjizori Besim Kurti.

Zhabjaku është autor i disa dokumentarëve me metrazh të shkurtër:

1973–“Kendojne femijet tane;

1975–“Drite ne tunel”;

“Kenga jone ne festival;

1976–“Toka”;

1977–“Biografia e nje nene”;

1977–“Anes Bunes”;

"Mozaik kengesh e vallesh popullore";

1977–“Unitet qe mposht termetet”;

1978-“Qytet i lashte, qytet i ri”;

Zhabjaku ka shkruar skenaret e dy filmave, “Karnavalet” (1980) dhe “Fejesa e Blertës” (1984). Ndërron jetë pas një sëmundjeje të rëndë në vitin 1992.[2]

Bashkëshortja e Zhabjakut, Nermin Daja-Zhabjaku, ishte një violiniste e cila ka qenë koncertmaestro në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë viteve 70 dhe 80[3]. I biri i Zhabjakut, Kreshniku, është një bariton që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.[4][5]

Filmografia Redakto

Regji Redakto

  1. Fejesa e Blertës (1984)
  2. Shtëpia jonë e përbashkët (1981)
  3. Karnavalet (1980)
  4. Balonat (1979)
  5. Yjet mbi Drin (1979)
  6. Lumë drite (1975)
  7. Lugina e pushkatarëve (1971) (asistent regjisor)

Skenare Redakto

  1. Fejesa e Blertës (1984)
  2. Karnavalet (1980)

Aktrim Redakto

  1. Kapedani (1972) si Sekretar i Partisë i Kooperativës

Referime Redakto

  1. ^ Hoxha, A. T. (2002). Enciklopedi e Kinematografise Shqiptare. Toena. fq. 438–439. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Papagjoni, Josif (2009). Enciklopedi – Teatri dhe Kinematografia Shqiptare. fq. 557. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Prifti, Rafaela (21 mars 2020). "Koncertmaestroja Nermin Daja-Zhabjaku". Dielli - The Sun.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. ^ Nikolla, Flora (7 maj 2021). "Në prag të turit të koncerteve, Kreshnik Zhabjaku: Kam mall dhe emocion për Shqipërinë dhe për publikun shqiptar". Kultplus. Marrë më 20 tetor 2021.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  5. ^ Bulku, Marjana (4 prill 2021). ""Një jetë…disa histori", rrëfimi i Azeta Zhabjaku Kolës". Diaspora Shqiptare.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)