Ivan Perišić (lindur më 2 shkurt 1989) është një futbollist profesionist kroat i cili luan si anësor për klubin anglez Tottenham Hotspur dhe me kombëtaren kroate.

Ivan Perišić
Të dhënat vetjake
Emri i plotëIvan Perišić[1]
Datëlindja (1989-02-02) 2 shkurt 1989 (35 vjeç)
VendlindjaSplit, RSF Jugosllavi
Gjatësia1.87 m (6 ft 2 in)
PozicioniAnësor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Tottenham Hotspur
Numri14
Karriera me të rinjtë
2000–2006Hajduk Split
2006–2007Sochaux
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2007–2009Sochaux B36(8)
2009Roeselare (huazim)18(5)
2009–2011Club Brugge70(31)
2011–2013Borussia Dortmund42(9)
2013–2015VfL Wolfsburg70(18)
2015–2022Internazionale209(49)
2019–2020Bayern München (huazim)22(4)
2022–Tottenham Hotspur3(0)
Karriera ndërkombëtare
2005Kroacia U177(0)
2007Kroacia U192(0)
2009–2010Kroacia U218(3)
2011–Kroacia113(32)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 20 gusht 2022
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 29 mars 2022

Perišić është produkt i akademisë së Hajduk Split, Ai krijoi reputacionin e tij gjatë kohës që luante me belgët e Club Brugge, ku ai ishte golashënuesi më i mirë Ligës Pro Belge dhe ishte emëruar Futbollisti më i mirë në Belgjikë në vitin 2011. Kjo gjë bëri që ai të kalonte te Borussia Dortmund, ku fitoi titullin e Bundesligës në sezonin 2011–12 para se të firmoste me Wolfsburgun për 8 milion në janar 2013.

Perišić do të qëndronte te Wolfsburgu për dy vite e gjysëm, duke fituar kupën në vitin 2015. Pas këtij suksesi, ai firmosi në Itali me Interin për 16 milion €. Në vitin 2019, Perišić u huazua te Bayern München për një vit, duke fituar tripletën. Pas rikthimit te Interi, ai fitoi Scudetton në sezonin 2020–21 si dhe superkupën para se të kalonte në Premier Ligë te Tottenhami në verën e vitit 2022.

Perišić debutoi me kombëtaren kroate në vitin 2011 dhe që nga ajo kohë ka luajtur mbi 100 ndeshje dhe ka shënuar mbi 30 gola. Ai ka përfaqsuar kombëtaren e tij në edicionet 2012, 2016 dhe 2020UEFA Kampionatit Evropian si dhe edicionet 2014 dhe 2018FIFA Kupës së Botës, duke arritur finalen në këtë të fundit.

Karriera me klube Redakto

Vitet e para Redakto

Në moshën 17 vjeç, Perišić fitoi një interesim të madh nga disa klube evropiane, përfshirë Anderlechtin, PSV-në, Ajaxin, Trabzonsporin,[2] Hertha BSC dhe Hamburgerin, përpara se në fund të firmoste me klubin francez FC Sochaux. Ai kaloi në Francë nga Hajduk Split. Në Split, ai quhej nga disa gazetarë si "Asanovići i ri", një ish mesfushor kroat i famshëm i cili gjithashtu kishte luajtur në Francë.[3] Nga viti 2007 e deri në janar 2009, Perišić luajti me skuadrën rezervë të Sochaux.

Në vitin 2009, ai u huazua për një gjysëm sezoni te Roeselare, një skuadër që luante në ligën e parë belge.[4] Shpejt pas transferimit, Perišić ishte në titujt e gazetave, që e përshkruanin atë si Aljoša Asanovići i ri. Te Roeselare, Perišić arriti të fitojë një vend në formacionin e parë dhe menjëherë pati ndikim me katër gola dhe dy asiste. Ndeshjedhe golat u rritën deri në fund të sezonit, duke bërë që në media të qarkullonin zërat për një trasferim të mundshëm te Anderlechtit.

Club Brugge Redakto

Më 29 gusht 2009, klubi belg Club Brugge firmosi me mesfushorin kroat nga Sochaux për 250,000 në një marrëveshje tre-vjeçare. Para transferimit te Club Brugge, Perišić ishte i lidhur me një kalim te klubi gjerman Hertha BSC, me të cilën bëri edhe një provë.[5]

Në ndeshjen hapëse të sezonit, Perišić shënoi golin e parë në barazimin 1–1 kundër Genk, e cila u pasua nga i dyti në po kaq ndeshje, në fitoren 4–1 kundër Westerlo. Më pas gjatë sezonit, Perišić shënoi gjashtë gola në njëzetetre ndeshje. Në Ligën e Evropës, Perišić shënoi tre gola në tre ndeshje rresht në fazën e grupeve, kurse gjithsej shënoi katër gola. Në fund të sezonit, ai firmosi një kontratë të re tre-vjeçare me klubin, gjë që do ta mbante atje deri në vitin 2015.[6]

sezonin 2010–11, Perišić ishte golashënuesi më i mirë i Ligës Pro Belge me 22 gola për Club Brugge, duke u zgjedhur edhe si Lojtari i Vitit në Belgjikë.[7]

Borussia Dortmund Redakto

Më 23 maj 2011, Borussia Dortmund bleu kartonin e Perišić nga Club Brugge për 5 milion €, me lojtarin i cili firmosi për pesë vite.[8]

Perišić bëri debutimin e tij me skuadrën në fitoren 3–1 në shtëpi kundër Hamburgut më 5 gusht, duke hyrë në fushën e lojë në vendin e Chris Löwes në minutën e 76të.[9] Më 13 shtator, ai regjistroi golin e parë me Dortmundin në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, duke i dhënë ekipit barazimin me një gjuajtje vollej nga 20 metra pasi ishte aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 69të.[10] Më 14 tetor, ai shënoi golin e parë në Bundesligë në fitoren 2–0 kundër Werder Bremenit. Megjithatë, minuta më vonë, ai u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë. Më 21 prill 2012, Perišić shënoi një nga dy golat e fitores vendimtare 2–0 ndaj Borussia Mönchengladbach që i siguroi Dortmundit titullin e tretë të Bundesligës në histori dhe të dytin rresht.[11] Ai e mbylli sezonin me 9 gola në 41 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Perišić e nisi sezonin e ri duke shënuar një dygolësh në humbjen 3–2 kundër Hamburgut më 22 shtator 2012. Megjithatë, ai gjeti hapsira të kufizuara në formacion, duke luajtur më pak. Kjo bëri që ai ti tregonte televizionit kroat Nova-TV se ai nuk e kishte mbështetjen e trajnerit Jürgen Klopp, të cilin e akuzoi se favorizonte lojtarët e tjerë.[12] Si përgjigje, Klopp kritikoi Perišić duke thënë se fjalët e tij ishin fëmijënore. Ai shtoi gjithashtu se lojtari do të gjobitej për këtë gjë.[13]

VfL Wolfsburg Redakto

Më 6 janar 2013, VfL Wolfsburg konfirmoi se kishte siguruar kartonin e Perišić për 8 milion €.[14] Ai shënoi golin e parë me klubin në një ndeshje miqësore kundër Standard Liège më 10 janar. Debutimi i tij zyrtar erdhi më 19 janar kundër VfB Stuttgartit. Në mars, Perišić pësoi një dëmtim në këmbën e tij të majtë duke qëndruar jashtë fushave deri në fund të muajit prill.[15] Ai u rikthye në maj duke luajtur në ndeshjen kundër Hamburgut, ku ai u aktivizua si zëvëndësues dhe dhuroi një asist. Më 11 maj, ai u përball kundër ish skuadrës së tij Borussia Dortmund duke shënuar dy gola.

Më 3 gusht, ai shënoi golin e parë në kupë me Wolfsburgun në fitoren e tyre 3–1 kundër Karlsruher SC.[16] Më 26 tetor, Perišić regjistroi golin e parë në ligë për sezonin 2013–14 në fitoren 3–0 kundër Werder Bremenit, ku ai gjithashtu dhuroi edhe një assist.[17] Dopieta e tij e parë me klubin erdhi më 12 prill në një fitore 4–1 kundër 1. FC Nürnberg.[18] Perišić e shpenzoi sezonin 2013–14 duke luajtur si sulmues i dytë mbrapa bashkkombasit të tij Ivica Olić, duke regjistruar dhjetë gola dhe katër asiste në kampionat.

Internazionale Redakto

Huazimi te Bayern München Redakto

Më 13 gusht 2019, Perišić kaloi te Bayern München në formë huazimi për një sezon. Klubi kishte të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit në përfundim të sezonit 2019–20.[19] Më 4 korrik 2020, ai asistoi golin e Robert Lewandowskitfinalen e DFB-Pokal me Bayernin që mposhti 4–2 Bayer Leverkusen për të arritur dopietën vendore.[20] Me këtë sukses, Perišić u bë lojtari i katërt në histori që fiton kupën me tre klube të ndryshme.[21]

Tottenham Hotspur Redakto

Më 31 maj 2022, Perišić u transferua te Tottenhami në një kontratë dy-vjeçare si lojtar i lirë, duke u bashkuar me trajnerin Antonio Conte.[22] Ai u bë kroati i pestë që do të luante për klubin. Perišić bëri debutimin e tij në Premier Ligë më 6 gusht në fitoren 4–1 kundër Southampton, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë.[23]

Karriera ndërkombëtare Redakto

Ekipi i të rinjëve Redakto

Perišić e ka përfaqsuar Kroacinë në moshat nën-17, -19 dhe -21.[24] Ai gjithashtu mori pjesë me kombëtaren nën-21 në kualifikueset e Kampionatit Evropian 2011, duke shënuar edhe dy gola.

UEFA Euro 2012 Redakto

Më 26 mars 2011, në moshën 22 vjeç, Perišić bëri debutimin e tij me kombëtaren e parë kundër Gjeorgjisë.[25] Ai ishte pjesë e skuadrës së Kroacisë në UEFA Euro 2012, duke luajtur si titullar në dy ndeshjet e para në grup kundër Irlandës dhe Italisë, kurse në ndeshjen e fundit kundër Spanjës luajti si zëvëndësues. Kroacia e humbi ndeshjen e tretë 1–0 dhe u eliminua nga turnamenti.[26]

Kupa e Botës 2014 Redakto

Gjatë kualifikueset e Kupës së Botës 2014, Perišić zhvilloi 12 paraqitje me Kraocinë, dhe shënoi golin e parë ndërkombëtar në barazimin 1–1 kundër Belgjikës.[25]

Më 14 maj, Perišić ishte në listën paraprake prej 30 lojtarët që do të luanin me Kraocinë në Kupën e Botës 2014.[27] Më 31 maj, ai shënoi dy gola në fitoren 2–1 kundër Malit në ndeshjen përgatitore para fillimit të turnamentit.[28] Ai u konfirmua në listën përfundimtare prej 23 lojtarëve që u publikua më 2 qershor.[29]

Perišić luajti si titullar në ndeshjen e parë të Kroacisë në fazën e grupeve kundër vendit organizator BrazilitArena Corinthians, São Paulo; ekipi u mposht 3–1 në një ndeshje të mbushur me polemika.[30] Në ndeshjen e dytë, ai shënoi një nga golat e fitores 4–0 kundër Kamerunit.[31] Më 23 qershor, Perišić sërisht golin e vetëm të ekipit të tij në disfatën 3–1 kundër Meksikës; Kroacia u eliminua nga turnamenti pasi mori vetëm tre pikë në tre ndeshje në grupin A.[32] Pavarësisht eleminimit të hershëm të Kroacisë, Perišić u rendit si performuesi i dytë i mirë i turnamentit në fazën e grupeve nga FIFA.[33]

Statistikat e karrierës Redakto

Klube Redakto

Redaktuar më 19 janar 2020[34][35]
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Roeselare (huazim) 2008–09 Belgian First Division 18 5 2 3 0 0 20 8
Club Brugge 2009–10 Liga Pro Belge 33 9 2 0 8[a] 4 43 13
2010–11 37 22 1 0 8[a] 0 46 22
Gjithsej 70 31 3 0 16 4 89 35
Borussia Dortmund 2011–12 Bundesliga 28 7 6 1 6[b] 1 1[c] 0 41 9
2012–13 14 2 3 1 5[b] 0 1[c] 0 23 3
Gjithsej 42 9 9 2 11 1 2 0 64 12
VfL Wolfsburg 2012–13 Bundesliga 11 2 0 0 11 2
2013–14 33 10 5 1 38 11
2014–15 24 5 2 1 9[a] 1 35 7
2015–16 2 1 1 0 1[c] 0 4 1
Gjithsej 70 18 8 2 9 1 1 0 88 21
Internazionale 2015–16 Serie A 34 7 3 2 37 9
2016–17 36 11 1 0 5[a] 0 42 11
2017–18 37 11 2 0 39 11
2018–19 34 8 1 0 10[d] 1 45 9
Gjithsej 141 37 7 2 15 1 163 40
Bayern München 2019–20 Bundesliga 13 4 1 0 6[b] 1 20 5
Gjithsej karriera 354 104 29 9 57 8 3 0 444 121
  1. ^ a b c d Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  2. ^ a b c Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  3. ^ a b c Ndeshje në DFL-Supercup
  4. ^ Gjashtë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, katër ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Evropës

Kombëtarja Redakto

Redaktuar më 19 nëntor 2019[36]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Kroacia 2011 7 0
2012 11 1
2013 8 0
2014 9 7
2015 8 3
2016 12 5
2017 8 1
2018 15 5
2019 10 4
Gjithsej 88 26

Golat me kombëtaren Redakto

Ivan Perišić – golat për Kroacinë[37]
Nr. Data Vendi Kundështari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 11 shtator 2012 King Baudouin Stadium, Bruksel, Belgium   Belgjika 0–1 1–1 Kualifikueset e Kupës së Botës 2014
2. 31 maj 2014 Stadion Gradski vrt, Osijek, Kroaci   Mali 1–0 2–1 Ndeshje Miqësore
3. 2–0
4. 18 qershor 2014 Arena Amazônia, Manaus, Brazil   Kameruni 0–2 0–4 2014 FIFA Kupa e Botës
5. 23 qershor 2014 Arena Pernambuco, Recife, Brazil   Meksika 1–3 1–3 2014 FIFA Kupa e Botës
6. 13 tetor 2014 Stadion Gradski vrt, Osijek, Kroaci   Azerbajxhani 2–0 6–0 Kualifikueset e UEFA Euro 2016
7. 3–0
8. 16 nëntor 2014 San Siro, Milano, Itali   Italia 1–1 1–1 Kualifikueset e UEFA Euro 2016
9. 28 mars 2015 Stadion Maksimir, Zagreb, Kroaci   Norvegjia 2–0 5–1 Kualifikueset e UEFA Euro 2016

Trofe Redakto

Klubet Redakto

Borussia Dortmund
VfL Wolfsburg

Personale Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "2014 FIFA World Cup Brazil: List of Players" [FIFA Kupa e Botës Brazil 2014: Lista e lojtarëve] (PDF) (në anglisht). FIFA. 11 qershor 2014. fq. 12. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 6 gusht 2017. Marrë më 8 korrik 2014.
  2. ^ "Song gidiyor Ivan Perisic geliyor". hurriyet.com.tr (në turqisht). 7 korrik 2009. Marrë më 8 dhjetor 2012.
  3. ^ "Player to Watch – Ivan Perisic" [Lojtari për t'u parë – Ivan Perisic]. IMScouting.com (në anglisht). 26 shkurt 2009. Arkivuar nga origjinali më 14 gusht 2010. Marrë më 11 qershor 2015.
  4. ^ "Officiel : Perisic et Ten Heuvel à Roulers". footgoal.net (në frëngjisht). 2 janar 2009. Arkivuar nga origjinali më 3 tetor 2012. Marrë më 8 dhjetor 2012.
  5. ^ "Perisic Hertha rounder in Test" [Perisic shkon në provë te Hertha] (në gjermanisht). News From Berlin. 24 korrik 2009. Marrë më 11 shkurt 2013.
  6. ^ "Perisic midfielder revelation of Bruges" [Perisic, mesfushori i zbuluar i Bruges] (në italisht). Corriere Dello Sport. 30 shtator 2010. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 12 shkurt 2013.
  7. ^ Berend Scholten (22 maj 2011). "Perišić named best player in Belgium" [Periisic emërohet lojtari më i mirë në Belgjikë] (në anglisht). UEFA. Marrë më 8 dhjetor 2012.
  8. ^ "BVB verpflichtet kroatischen Nationalspieler Ivan Perisic" [BVB firmos me lojtarin e kombëtares kroate Ivan Perisic] (në gjermanisht). Borussia Dortmund. 30 maj 2011. Marrë më 30 maj 2011.
  9. ^ "Borussia Dortmund 3–1 Hamburg SV" (në anglisht). ESPN FC. 5 gusht 2011. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2012. Marrë më 8 dhjetor 2012.
  10. ^ "Arsenal heads done in by Ivan Perisic's late leveller" (në anglisht). The Sun. 14 shtator 2011. Marrë më 12 shkurt 2013.
  11. ^ "Borussia Dortmund clinch back-to-back Bundesliga titles" [Borussia Dortmund siguron titullin e dytë rresht të Bundesligës] (në anglisht). The Guardian. 21 prill 2012. Marrë më 11 qershor 2015.
  12. ^ "Borussia Dortmund hold contract extension talks with Marcel Schmelzer" [Borussia Dortmund ndal bisedimet për rinovimin e kontratës me Marcel Schmelzer] (në anglisht). Sky Sports. 16 nëntor 2012. Marrë më 12 shkurt 2013.
  13. ^ "Klop, kundër Perisiçit: Nuk më bën dot presion". Panorama Sport. 16 nëntor 2012. Marrë më 11 shkurt 2013.
  14. ^ "Ivan Perisiç zyrtarisht një "ujk", kalon te Volfsburgu". Panorama Sport. 7 janar 2013. Marrë më 11 qershor 2015.
  15. ^ "Wolfsburg forward Ivan Perisic to miss 4 weeks after injuring left knee in Bundesliga match" [Sulmuesi i Wolfsburgut Ivan Perisic do të humbas 4 javë pasi dëmtoi gjurin e majtë në ndeshjen e Bundesligës] (në anglisht). Winnipeg Free Press. Marrë më 27 prill 2013.
  16. ^ "Karlsruher SC - VfL Wolfsburg 1:3, DFB-Pokal, Saison 2013/14, 1.Spieltag - Spielbericht". kicker.de (në gjermanisht). 3 gusht 2013. Marrë më 11 qershor 2015.
  17. ^ "Wolfsburg vs. Werder Bremen 3 – 0" (në anglisht). Soccerway. 26 tetor 2013. Marrë më 9 korrik 2020.
  18. ^ "Wolfsburg vs. Nürnberg 4 – 1" (në anglisht). Soccerway. 12 prill 2014. Marrë më 9 korrik 2020.
  19. ^ "Perisiç lë Interin për Bayernin, një sezon i huazuar të kampionët e Gjermanisë". realstory.al. 13 gusht 2019. Marrë më 9 korrik 2020.
  20. ^ "Fiton edhe Kupën e Gjermanisë/ Bayern "i pangopur"". Top-Channel.tv. 5 korrik 2020. Marrë më 9 korrik 2020.
  21. ^ "2020-a e jashtëzakonshme e Bajernit, ja 10 faktet për kampionët bavarezë". Panorama Sport. 6 korrik 2020. Marrë më 9 korrik 2020.
  22. ^ "Ivan Perisic transferohet në Angli te Tottenham Hotspur (fotot)". top-channel.tv. 31 maj 2022. Marrë më 21 gusht 2022.
  23. ^ "Tottenham e nis me fitore sezonin e ri në Premier Ligë". lajmi.net. 6 gusht 2022. Marrë më 21 gusht 2022.
  24. ^ "Ivan Perišić – novi hrvatski nogometni dragulj kojeg Francuzi uspoređuju sa Zidaneom". index.hr (në kroatisht). 25 shtator 2009. Marrë më 8 dhjetor 2012.
  25. ^ a b "Profile" [Profili] (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 8 qershor 2014. Marrë më 20 qershor 2014.
  26. ^ "Kasijas-Navas, Spanja eliminon Kroacinë". Panorama Sport. 19 qershor 2012. Marrë më 20 qershor 2014.
  27. ^ "Croatia announce preliminary 30-man World Cup squad" [Kroacia publikon listën paraprake me 30 lojtarë për Kupën e Botës] (në anglisht). Reuters. 14 maj 2014. Arkivuar nga origjinali më 1 nëntor 2014. Marrë më 20 qershor 2014.
  28. ^ "Croatia beats Mali 2–1 in World Cup warm-up" [Kroacia mposht Malin 2–1 në ndeshjen përgatitore të Kupës së Botës] (në anglisht). The Washington Times. 31 maj 2014. Marrë më 20 qershor 2014.
  29. ^ "Croatia World Cup 2014 squad" [Ekipi i Kroacisë për Kupën e Botës] (në anglisht). The Daily Telegraph. 2 qershor 2014. Marrë më 19 qershor 2014.
  30. ^ "Brazili "vjedh" një penallti, Nejmari është për… Oskar". Panorama Sport. 12 qershor 2014. Marrë më 20 qershor 2014.
  31. ^ ""Brazil 2014"- Kroacia mposht thellësisht 4-0 Kamerunin". trt.net.tr. 19 qershor 2014. Marrë më 19 qershor 2014.
  32. ^ "Meksika zbut Kroacinë dhe "kërcënon" Holandën". Panorama Sport. 23 qershor 2014. Marrë më 24 qershor 2014.
  33. ^ "Rodriguez hits front as Perisic goes home in second" [Rodriguez në krye, Perisic shkon në shtëpi i dyti] (në anglisht). FIFA. 27 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 30 qershor 2014. Marrë më 29 qershor 2014.
  34. ^ "Ivan Perišić" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 23 janar 2020.
  35. ^ "Ivan Perišić" (në anglisht). Football Database. Marrë më 23 janar 2020.
  36. ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Ivan Perišić" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 10 korrik 2020.
  37. ^ "Ivan Perišić" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 26 shkurt 2015.

Lidhje të jashtme Redakto