Izomeri (nga greq. isos- i,e njëjtë; meros- pjesë) është dukuri e paraqitjes se dy apo me shume komponimeve me te njejten formule molekulare, por me formule te ndryshme strukturore. Izomeret kane perberje kimike dhe mase molekulare te njejte, por veti fizike te ndryshme. Izomerët ndahen ne dy grupe:

  • Izomerë strukturorë
  • Izomerë hapësinorë (stereoizomerë)

Izomeria strukturore Redakto

Komponimet kimike. molekulat e të cilave kanë numër të njejtë atomesh, por dallohen nga renditja tyre ne molekule quhen Izomerë strukturorë. Ekzistojnë tri lloje të izomerëve strukturorë

Izomerët vargorë Redakto

Kanë numër të njejtë atomesh Karboni, por ndryshojnë nga mënyra renditjes në vargun karbonik, shembull përkatës;

Emërtimi sipas IUPAC Formula Molekulare Formula strukturore Formula skeletore
n- Butani C4H10    
izobutani (metil-2-Propani) C4H10    

Izomeria pozicionale Redakto

Izomerët pozicionalë kanë atome të njejta në vargun Karbonik, por grupet funksionore apo atomike janë të lidhura në pozita të ndryshme. Kjo izomeri kushtëzohet nga pozita e atomit apo grupit atomik në vargun karbonik, shembull përkatës:

Emërtimi sipas IUPAC Formula Molekulare Formula skeletore
Propanol-1 CH3CH2CH2OH  
Propanol-2 CH3CHOHCH3  

Izomeria e grupeve funksionore Redakto

Kanë formulë të njejtë molekulare, por grupe funksionore te ndryshme, izomere te tille jane:

  • Alkoolet dhe Eteret
  • Aldehidet dhe Ketonet
  • Acidet Karboksilike dhe Esteret

shembull perkatës;

Emërtimi sipas IUPAC Formula Molekulare Formula strukturore Formula tredimensionale
Etanoli(Alkool) CH3OCH3    
Metoksimetani(Dimetil Eteri) CH3CHOHCH3    

Metoksimetani(Dimetil Eteri) dhe Etanoli (Alkool) kane formule te njejte molekulare C2H6O, por grupe funksionore te ndryshme, per kete arsye ndryshojne vetite fzike dhe kimike te ketyre dy komponimeve.