János Apáczai Csere (Janosh Apacai Çere; Apáca, 10 qershor 1625Kolozsvár, 31 dhjetor 1659) ishte mësues, filozof, teolog Kalvinist hungarezTransilvani, veprimtar i shquar i arsimit hungareze dhe e lëvizjës puritane. Apáczai Csere ka shkruar enciklopedinë e parë hungareze (Magyar encyclopaedia / Enciklopedia hungareze, 1653–1655) dhe ai së pari paraqiti filozofinë kartezianeHungari.

Ai ka ardhur nga një familje të varfër. Ndoqi kolegjin kalviniste në Kolozsvár, pastaj në Gyulafehérvár ku ai u mësua nga profesorët puritanë dhe progresivë. Nga viti 1648 deri në vitin 1653 ai jetoi në Holandë si student i disa universiteteve (Franeker, Leiden, Utrecht), në 1651 ai mori doktoraturë në teologjinë në universitetin e Harderwijk. Pas kthimit të tij në Transilvani (1653) ai u caktua mësues i kolegjit në Gyulafehérvár, por pas disa mosmarrëveshjeve me qarqet konservatore, në fund të vitit 1655 ai u detyrua të largohej nga Gyulafehérvár. Në mesin e vitit 1656 ai u bë drejtor i kolegjit kalvinist në Kolozsvár. Atje ai arriti të përhapë pikëpamjet e tij arsimore dhe pedagogjike. Vdes nga tuberkulozi në fund të vitit 1659 në moshën 34 vjeçare.