Jakup Krasniqi (i lindur më 1 janar 1951) në fshatin Negrovc të Komunës së Drenasit, është politikan shqiptar dhe ish-President i përkohshëm i Kosovës. Ka qenë Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Gjatë Luftës së Kosovës ai ishte zëdhënës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Në nëntor të vitit 2020 u arrestua për krime lufte kundër njerëzimit të paraqitura para Dhomave Speciale të Kosovës.

Jakup Krasniqi
Ish–President i Kosovës
Në detyrë
4 Prill 2011 – 7 Prill 2011
Paraprirë ngaBehgjet Pacolli
Pasuar ngaAtifete Jahjaga
Në Detyrë
Në detyrë
27 Shtator 2010 – 22 Shkurt 2011
Paraprirë ngaFatmir Sejdiu
Pasuar ngaBehgjet Pacolli
Kryetar i Kuvendit të Kosovës
Në detyrë
12 Dhjetor 2007 – 17 Korrik 2014
Paraprirë ngaKolë Berisha
Pasuar ngaKadri Veseli
Të dhëna vetjake
U lind më1 Janar 1951
Negrovc, Drenas, ish-Jugosllavi (tani Kosovë)
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePartia Demokratike (1999 – 2014)
NISMA për Kosovën (2014 – 2020)
PunësimiPolitikan
Profesor
Nënshkrimi

Jeta Redakto

Studimet i mbaroi në Prishtinë në Fakultetin Filozofik dega Histori. Më pas i kushtohet punës si pedagog dhe krahas saj fillon veprimtarinë politike në ilegalitet. Në vitet 1981 deri më 1991 burgoset për arsye politike nga pushtuesi serb.

Aktiviteti politik Redakto

Ishte pjesëtar aktiv i LDK-së në Drenas e më vonë edhe anëtar i kryesisë së LDK-së. Angazhohet aktivisht në ndërtimin e strukturave të UÇK-së dhe zëdhënës i saj në kohën e luftës. Anëtar i delegacionit shqiptar në Rambuje të Francës. Ministër në qeverinë e parë të Kosovës. Pas zgjedhjeve të para në Kosovën e çliruar ministër për shërbimet publike.

Në zgjedhjet e lira pas pushtimit më 1992-1998 deputet në parlamentin e Kosovës. Në seancën e parlamentit të ri të Kosovës më 9 janar 2008, dalë nga votimet e 17 nëntorit 2007, Jakup Krasniqi zgjidhet Kryetar i Parlamentit të Kosovës.

Në vitin 2014 së bashku me Fatmir Limaj formuan partinë e quajtur Nisma për Kosovën. Tani është Kryetar i Këshillit Kombëtar të kësaj partie.

Detyra dhe funksione Redakto

  • 1972–1977 Arsimtar në Fatos dhe Arllat;
  • 1976–1977, Arsimtar në Shkollën e Mesme në Drenas;
  • 1979–1981 Arsimtar në Arllat dhe pastaj në Shkollën e Mesme në Skenderaj;
  • 1991–1994 Arsimtar në gjimnazin “Skënderbeu“ në Drenas;
  • 1995–1998 Kryetar i Këshillit të Arsimit në Drenas;
  • 1998–1999 Zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK);
  • 1999 Anëtar i Delegacionit të Kosovës dhe i Grupit Politik në Konferencën e Rambujesë;
  • 1999–janar 2000 ministër i Ministrisë për Rindërtim dhe Zhvillim;
  • 2001-Deputet në Legjislaturën e Parë;
  • mars 2002 dhjetor 2004 Ministër i Ministrisë së Shërbimeve Publike në Qeverinë e Kosovës;
  • tetor 2004-2007 Deputet në Kuvendin e Kosovës, mandati II;
  • 2004-2007 Shef i GP të PDK-së në Kuvendin e Kosovës;
  • nëntor 2007 deputet, mandati III;
  • janar 2008- vijon Kryetar i Kuvendit të Kosoves;
  • 1973–1981 Veprimtari politike Klandestine (ilegale) në Lëvizjen Kombëtare të Kosovës;
  • 1981–1991 I burgosur politik;
  • 1991–1999 Anëtar i Kryesisë dhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Drenas;
  • 1992–1998 Deputet i Parlamentit të Kosovës;
  • 1998–1999 Zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, anëtar i Drejtorisë Politike të UÇK;
  • 1999–2003 Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Prosperitetit Demokratik të Kosovës (PPDK) përkatësisht Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),
  • tetor 2005-vijon Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së,
  • nëntor 2005 anëtar i Grupit Politik Strategjik nga PDK, në bisedimet e Vjenës.

Libra Redakto

Artikuj dhe referime Redakto

Vlerësime dhe nderime Redakto

Weblinks Redakto