Jeshkovë është një vendbanim në komunën e Prizrenit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Gjeç.

Jeshkovë
Gjeç
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej428
Emri i banorëveJeshkovas
{{{postal_code_type}}}
00377
Targat04
Faqja zyrtarehttp://www.jeshkova.com

Historia Redakto

Fshati Jeshkovë sipas dokumenteve te shkruara ekziston qe heret, gjendet ne rrethinen e Prizrenit ne verri. ka një histori te pasur qe nga vitet e hershme. Ne vitin 1912 nga Forcat serbe ne këtë Fshat u vran 7 Burra, ndërsa rreth viteve 1920/30 njihet Aziz Jeshkova ku nuk ishte pergjigjur pushtuesve serb për dorezimin e armeve ku ne një lufte ne fshatin Lubiçevë Aziz Jeshkova bashk me Regjep Liken dhe vllaun e Regjep Likes bejn një betej te madhe ku vritet Regjep Lika ndërsa Vllau i tije plagoset,ndërsa Aziz Jeshkova shkon ne drejtim te Jeshkovës ku forcat serbe ishin nisur për Jeshkovë, aty afër Jeshkovës Azizi lidh një eksploziv me litar te gjate dhe kur afrohen forcat serbe Azizi e aktivizon eksplozivin dhe nga zhurma e madhe qe ishte krijuar forcat serbe ikin ne drejtim te Prizrenit ndërsa Azizi ju drejtohet bashkfshatareve se nëse behemi bashk mund ta mposhtim armikun. Me fillimin e luftes ne Kosove ne vitin 1998 edhe Jeshkovasit kapin pushket dhe dalin malit. Me 09 maje 1998 Agim Shala bashke me Zafir Berishen Xhemshit Krasniqin Elbasan Shoshajn dhe Xhelil Krasniqin hyn ne Kosove dhe fillimisht vendosen ne malet e Jeshkovës ku takojn edhe Ymer Shalen i cili ishte i perndjekur nga policia serbe dhe jetonte ne malet e Jeshkovës.Me von u bashkun edhe shum luftetar tjere Jeshkovas dhe ne ditet e fundit te qershorit Shtabi Lokal i UCK-se për Prizren vendoset ne Jeshkovë ku ne fillim te korrikit nga shtabi i përgjithshëm ne Jeshkovë vjen edhe njeri nga komandantet e UCK-se Bislim Zyrapi djemt e Jeshkovës nga muaji maj deri ne shtator nga Shqiperia bien shume arme dhe bëjnë disa beteja ne kufi po ashtu edhe dy beteja ku forcat serbe kan tentuar për te depertuar ne Jeshkovë ne Shtab ku UCK i kthen mbrapsht.Beteja me e madhe është beteja e shtatorit e cila u zhvillua nga 1 deri me 5 shtator pas ikjes se komandes se shtabit dhe komandanteve te bataljoneve,forcat serbe me 2 shtator fillojn depertimin ne drejtim te Jeshkovës fillimisht nga pjesa billushes (bataljoni 2) dhe nga pjesa lybeqeves (batalioni 1) ku ne ate pjes ishte drejtimi lybeqev edhe policia ushtarake mas dy dite ne altarin e liris ran Komandanti i Njesis Speciale Agim Shala babai i tij Avdi Shala djali mixhes Besim Shala dhe luftetari Fatmir Berisha, dhe civilet Fate Shala(njeher plagoset dhe pastaj gjindtë e vdekur),Fatime Shala(vritet), Kadishe (e djegur) dhe Merxhan Shala(i vrare dhe i shkelur me Tank),ne këtë beteje plagosen edhe 5 luftetar: Rehan Shala, Samet Berisha, Bashkim Suka Xhezair Krasniqi(nga Hoca e Qytetit),dhe Agim Gashi(nga Hoça e Qytetit).Pas ksaj beteje Jeshkovasit nuk u dorezuan dhe vazhduan luften kur Jeshkova tashme ishe e zhbrazur dhe nuk kishte mbetur asgje. Ymer Shala(kacaku),Nuridin Shala,Shahadin Shala,Ylmi Shala,Bajram Shala,Liman Shala,vazhduan duke mbledhur arme deri sa ne Jeshkovë nga shtabi i riformuar ne fshatin Reti vjen Njesia Speciale ku për detyr kishte pergaditjen e terenit për rikthimin e UCK-se Brigades 125 ne Jeshkovë dhe formimin e një Brigade tjetër ne fshatin Lubiçevë,por ushtaret u zune ne befasi nga forzat serbe dhe u rrethuan, pas një beteje terditore ne altarin e lirise rane Hysen Rexhepi (komandant i Njesis Speciale), Hajdar Shala (zv.Komandant i Njesis Speciale) ushtaret e liris Bashkim Suka, Ymridin Qengaj, Alajdin Xhezairi, Hamit Thaqi, Tahir Gashi, Feriz Susuri dhe Skender Latifi, ndërsa u zhduken pa gjurm Ymer Shala(kacaku),Nuridin Shala,Ylmi Shala,Bajram Shala, Liman Shala, Besnik Kastrati, Rexhep Buduri, Shahdin Gashi dhe Musli Gashi. Lufta vazhdoi dhe kur u be debimi i Shqipetareve nga shtepit e tyre plaku nga Jeshkova Ahmet Krasniqi nuk kishte pranuar ta leshonte vendin e ti dhe ne muajin maj nga forcat serbe vritet me disa tjer ne fshatin Hoçë e Qytetit.

Lidhje të jashtme Redakto