Joanot Martorelli (Gandi, Valencia, 1413 – 1468) ishte kalorës valencian dhe autor i novelës Tiranti i Blançës, e cila është e shkruar në gjuhën e Valencias (Martorelli e quan atë “popullorja valenciane” “vulgar llengua valenciana” që flitet në Mbretërinë e Valencias. Kur u publikua në Valencia në vitin 1490, disa e konsideruan si novelen e parë moderne në Evropë.

Tirante el Blanco

Jeta Redakto

Martorelli lindi në vitin 1413 në qytetin e Valencias sipas historianit Jaume Chiner. Familja e tij ishte e rendit të fisnikërisë mesatare nga Gandia e cila në Valencia u vendos në vitin 1400. Gjyshi i tij ishte këshilltar mbretëror ndërsa babai i tij kamerier.

Martorelli kaloi periudha të gjata në Angli, Portugali dhe Itali, si rezultat i betejave të ndryshme ku ai mori pjesë.

Ky ishte një kalorës i fuqishëm dhe një shkrimtar shumë i mirë. Në vitin 1433 shkroi dokumentin e parë që ishte një letër lufte. Ai shkroi mjaft të tilla por katër janë më të njohurat:

  1. Viti 1437 kundrejt Joan de Monpalaut. [1]
  2. Viti 1442 kundrejt Jaume Ripojit[2]
  3. Viti 1442 kundrejt Felip Boilit, për shkak të trashëgimisë[3]
  4. Nga viti 1442-1450 kundrejt Gonzalo de Hijarit. [4]

Asnjëra nga këto të katra nuk ka quar në përleshje më të mëdha. Pas këtij karakteri luftarak, kemi edhe një romantik.

Në vitin 1454 udhëtoi në Napoli për ta ndihmuar Mbretin Alfonso.

Martorelli nuk la pasardhës.

Ai shkroi në mënyrë të veçantë, të pasur dhe të ndërlikuar, të pazakontë dhe të ndryshme prandaj edhe kjo është arsyeja pse emri i tij është ndër autorët më të mirë të letërsisë valenciane dhe më gjerë.

Tiranti i Blançës Redakto

Tirant lo Blanc është një roman kalorësiak që tregon për një zotëri i cili jeton në Angli. Në kapitujt e parë flitet për luftën e Mesdheut të shoqëruar me një seri karakteresh të bijve të mbretërve të Francës dhe Sicilisë, në ishullin e Rodosit të pushtuar nga turqit. Ata thyen rrethimin dhe mundën pushtuesit. Tiranti paraqet një zotëri të mirënjohur. Turqit arrijnë në Kostandinopojë dhe Tiranti del si shpëtimtar dhe kapiten i Perandorisë Bizantine në vitin 1453. Këtu, Tiranti kujton jetën e :ca:Roger de Florit. Tiranti ka edhe një luftë tjetër: ai bie në dashuri me vajzën e perandorit, dashuri kjo e pamundur. Këtu kemi disa skena të dashurisë.

Tiranti dhe banda e tij shkojnë në Afrikën e Veriut pasi anija e tyre mbytet. Në roman paraqitet edhe kapiteti i armatosur i ushtrisë arabe. Në fund të romanit, Tiranti kthehet në Kostandinopojë dhe martohet, liron grekët dhe shpallet trashëgimtar i fushës së Stambollit. Por, gjatë pushimeve Tiranti vdes nga pneumonia. Në fund vdes edhe babai i gruas së Tirantit, perandori.

Tirant lo Blanc është një seri romanesh brenda një romani të vetëm. Ajo zhvillohet në plane të ndryshme, dashuri, ushtri, jetë e përditshme. Romani ka 487 kapituj me mbi 800 faqe. Ky roman është i famshëm për shkak se i përshtatet historisë.

Servantesi, në skenën e djegjës së Don Kishotit e konsideron këtë si novelën më të mirë kalorsiake. Si kalorës që ishte, Martorelli pësoi një vdekje të hershme për shkak të intrigave të gjykatës. Prandaj veprën e tij ia dha Marti Galbës për ta përfunduar. Ky i fundit vdiq gjashtë muaj para botimit të veprës më 1490.

Referimet Redakto

  1. ^ Sanahuja i Torres, Dolors & Bengoechea, Soledad - Les dones i la història al Baix Llobregat [1], L'Abadia de Montserrat , 2002, vol.1, p.65, isbn=8484153614
  2. ^ de Riquer, Martí - Història de la literatura catalana: Part antiga vol.3, 5a ed.[2],1993, p. 325, isbn=8434476037
  3. ^ de Riquer, Martí - Història de la literatura catalana: Part antiga vol.3, 5a ed.[3],1993, p. 269, isbn=8434476037
  4. ^ Gran enciclopedia Larousse en veinte volúmenes, 1967, p. 13

Lidhje të jashtme Redakto