Joe Frazier (shqiptimi: Xhou Frejzhër), ish-kampioni i peshave të rënda në boks. ishte boksieri i parë që mundi Muhamed Aliun në vitin 1971, por që humbi dy ndeshjet e mëvonshme me të. Ai mbajti titullin e kampionit të botës mes viteve 1970-73. Gjatë karrierës së tij Frazier fitoi një medalje ari në Lojërat Olimpike të vitit 1964, ku mori pjesë në turne si zëvendësues i Baster Matisit, i cili nuk mundi të ndiqte turneun për shkak të një dëmtimi. Ai fitoi titullin për peshat e rënda në vitin 1970, pasi mundi Xhimi Ellisin në Nju Jork. Ndërsa tre vjet më vonë ai e humbi titullin përballë Xhorxh Formen. Por boksieri do të mbahet mend më tepër për tre ndeshjet e mëdha me Muhamed Aliun, përfshirë duelin epik “Thrilla in Manila” në vitin 1975. Frazieri u tërhoq nga boksi në vitin 1976, pasi u mund sërish nga Formen. Që tëherë ai bëri një kthim të dobët në vitin 1981, për t’u ndeshur edhe një herë të vetme para se të mbyllte karrierën.