Johann Friedrich Herbart

filozof, psikolog gjerman, dhe themelues i pedagogjisë si një disiplinë akademike
(Përcjellë nga Johan Fridrih Herbarti)

Johann Friedrich Herbart (shqip: Johan Fridrih Herbart, 4 maj 1776, Oldenburg14 gusht 1841, Getingen) ishte filozof, psikolog dhe pedagog gjerman, nismëtar i herbartianizmit dhe pedagogjisë së përgjithshme si disiplinë shkencore akademike.

Johann Friedrich Herbart
(1776 - 1841)
U lind në4 maj 1776
Vdiq14 gusht 1841
KombësiaGjerman
ProfesioniPedagog

Jetëshkrimi Redakto

Herbarti u lind më 4 maj 1776 në Oldenburg. [1] Për nga natyra ishte një fëmijë i ndjeshëm për shkak të një aksidenti, prandaj Herbarti mësimet e para i mori nga nëna e tij në shtëpi deri në moshën 12 vjeçare. Më pastaj ai vazhdoi shkollimin në gjimnaz për gjashtë vjet, ku tregoi interesim për filozofinë, logjikën dhe veprat e Kantit që përfshin natyrën e njohurive të fituara nga përvoja reale. Arsimi i tij vazhdoi më pas në Universitetin e Jenës, me ç'rast ai studioi filozofinë deri kur nisi të mos pajtohej me mësuesin e tij Johann Fichte pikërisht sepse ai e kishte mësuar atë të mendonte në një mënyrë logjike. Ai fillimisht shkroi disa ese, të cilat i kishte dhënë Fichte gjatë viteve të tij në Universitetin e Jenës, duke kritikuar veprat e Friedrich Schelling në mbrojtje të pretendimeve të tij për idealizmin gjerman të promovuar asokohe edhe nga të tjerët.

Pas përfundimit të studimeve, Herbarti, për tri vite do të punoj si mësues privat i fëmijëve të një qeveritari në Interlaken të Zvicrës. Gjatë qëndrimit në Zvicër, Herbarti e vizitoi pedagogun Johan Hajnrih Pestaloci pas së cilës shkroi veprën "Ideja e Pestalocit për një ABC të intuitës" (Pestalozzi’s Idee eines ABC der Anschauung). Për tri vite të tjera, Herbarti do të vazhdoj ti thelloj edhe më shumë studimet dhe njohurit e tij për gjuhën greke dhe matematikë në Universitetin e Bremenit. Nga viti 1801 deri në vitin 1809 do të punoj si docent privat në Universitetin e Getingenit pastaj do të kaloj në Katedrën e Filozofisë në Universitetin e Kenigsbergut, në vend të Kantit. Këtu do të thellohet në çështjet e filozofisë dhe të pedagogjisë [2] e gjithashtu do të themeloi dhe drejtoi një seminar të pedagogjisë. Në vitin 1833, u kthye edhe një herë në Universitetin e Göttingenit ku mbeti si profesor i filozofisë deri në vdekjen e tij. Herbart mbajti ligjëratën e tij të fundit me një shëndet të përkryer të mirë dhe më pas papritur vdiq dy ditë më vonë nga apopleksia. Ai është varrosur në Varrezat e Albanit në Göttingen. [3]

Herbarti ishte shumë i përqendruar në fushën e studimeve duke mos pasur kohë për "botën jashtë studimit dhe klasave mësimore" pasi që bota e tij ishte "bota e librave dhe vetëm e librave". [4] Pavarësisht nga studimi dhe angazhimi i pamëshirshëm studimor, ai u martua me një vajzë angleze, të quajtur Mary Drake, e cila i mbështeti kontributet e burrit të saj në fushat e pedagogjisë dhe psikologjisë.

Me kryeveprën e tij me titull, "Pedagogjia e përgjithshme e nxjerrë nga qëllimi i edukatës" (Allgemeine Pädagogik aus dem Zweck der Erziehung abgeleitet), botuar në vitin 1806, i vuri bazat jo vetëm të Pedagogjisë së përgjithsme por edhe të shkencës së pedagogjisë në përgjithësi. [5]

Veprat Redakto

  • Pestalozzi’s Idee eines ABC der Anschauung. Göttingen 1804.
  • Allgemeine Pädagogik aus dem Zweck der Erziehung abgeleitet. Göttingen 1806.
  • Ueber philosophisches Studium. Göttingen 1807.
  • Allgemeine Praktische Philosophie. Göttingen 1808.
  • Lehrbuch zur Einleitung in die Philosophie. Königsberg 1813.
  • Lehrbuch zur Psychologie. Königsberg und Leipzig 1816. 2. Auflage, Königsberg 1834
  • Psychologie als Wissenschaft, neu gegründet auf Erfahrung, Metaphysik und Mathematik. 2 Bde. Königsberg 1824/25
  • Allgemeine Metaphysik, nebst den Anfängen der philosophischen Naturlehre. 2 Teile. Königsberg 1828/29.
  • Kurze Encyklopädie der Philosophie aus praktischen Gesichtspuncten. Halle 1831.
  • Umriss pädagogischer Vorlesungen. Göttingen 1835; 2., vermehrte Ausgabe 1841.
  • Psychologische Untersuchungen. Göttingen 1839/40.
  • Sämmtliche Werke. Hrsg. von Gustav Hartenstein. Leipzig 1851

Shih edhe Redakto

Literatura Redakto

  • Boring, E.G. (1950). “German psychology before 1850: Kant, Herbart, and Lotze.” In R.M. Elliott (Ed.), A history of experimental psychology (2nd ed.). New York: Appleton-Century-Crofts.
  • Crary, J. (1992). “Techniques of the observer.” In J. Crary (Ed.), Techniques of the observer: On vision and modernity in the nineteenth century, (pp. 100–102). Massachusetts: MIT Press.
  • De Garmo, C. (1895). Herbart and the herbartians. New York: C. Scribner’s sons.
  • Jahoda, G. (2009). “The metaphysical mechanics of the mind.” Psychologist, 22(6), 558-559.
  • Watson, R.I. (1968). “Kant and Herbart: Continental philosophical psychology.” In C.P. Duncan & J. Wishner (Eds.), The great psychologists: From Aristotle to Freud (2nd ed.). Philadelphia: J.B. Lippincott Company.

Lidhje të jashtme Redakto

  Commons: Johann Friedrich Herbart – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Referime Redakto

  1. ^ Kim, Alan (2015-01-01). Zalta, Edward N. (red.). Johann Friedrich Herbart (në anglisht) (bot. Winter 2015).
  2. ^ Wolman, B.B. (1968). "The historical role of Johann Friedrich Herbart". përmbledhur nga Wolman, B.B. (red.). Historical roots of contemporary psychology (në anglisht). New York: Harper & Row. fq. 29–46.
  3. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 15 korrik 2020. Marrë më 18 maj 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. ^ Wolman 1968.
  5. ^ Johann Friedrich Herbart: Allgemeine Pädagogik aus dem Zweck der Erziehung abgeleitet. Röwer, Göttingen, 1806