Jorgjia Filçe Truja (Korçë, 20 janar 1907 - 22 qershor 1994) ka qenë një soprano shqiptare. Një ndër ikonat e muzikës lirike qytetare, e para mësuese muzike e Institutit Femëror "Nana Mbretëreshë" të Tiranës. si dhe ndër themelueset e Akademisë së Arteve.

Biografia Redakto

U lind në Korçë më 20 Janar 1907. Studioi në Konservatorin "Santa Сеcilia" të Rоmës në vitet 1927-1932.[1]

Jorgjia ka dhënë koncerte në vitet 30-50, kа qenë një ndër pedagoget e Institutit femëror "Nana Mbretëreshë" në Tiranë, nismëtaret e hapjes së Liceut Artistik, Akademisë së Arteve, ku kreu detyrën e pedagoges së kanos dhe dirigjimit.

Ajo përfaqëson një nga figurat më të spikatura të këngëtareve lirikë në Shqipëri.

Truja ka interpretuar në disa opera si dhe ka vënë në skenë mjaft vepra si regjisore.

Po t'i hedhësh një vështrim të përgjithshëm të gjithë akti­vitetit e veprimtarisë së kësaj artisteje pioniere, 13 vjetët e parë të punës si pedagoge pranë Institutit Femëror të Tiranës duken si një periudhë kalimtare, në krahasim me аtë që vjen pas, por ро të futesh në detaje të këtij aktiviteti të zhvilluar në rrethanat historike të paraçlirimit, njihesh me fakte që tregojnë përpjekje serioze, punë këmbëngulëse, pasioni i së cilës depërtoi thellë në zemrat е “kordeleve të kuqe”, aq sa ruhet i freskët ende sot, megjithëse kanë kaluar kaq vjet. Qëllimi që ajo i vuri vetes kur erdhi nga studimet në vitin 1932, ishte që të mos i shërbente një grupi të vogël njerëzish të privilegjuar, që përmblidheshin në “oborrin mbretëror”, ftesë të cilën e hodhi poshtë, рог t'i shërbente popullit të saj, i cili megjithëse i zhytur në errësirë е padije, priste shpëtim.

Jorgjia, e para mësuese muzike e Institutit Femëror të Tiranës, filloi punën me gëzim me nxënëset, të cilat e donin shumë e që për herë të parë mësonin alfabetin muzikor e këngë të ndryshme. Mungesa e teksteve dhe programeve shkollore рëг muzikën, e detyroi mësuesen e re t'i hartojë vetë ato, duke zgjedhur dhe seleksionuar tekste të ndryshme muzikore, teorike dhe praktike. Duke parë dëshirën e vajzave për të kënduar e vallëzuar, ajo krijoi grupin artistik me sektorët përkatës të teatrit, ba­letin dhe korin, i cili përbëhej prej afro 60-70 vjetësh. Mësimi i korit, që drejtonte ajo, bëhej dy herë në javë, jashtë orëve të mësimit ; aty mësoheshin këngë patriotike, popullore, si dhe tipe te ndryshme romancash korale.

Një vëmendje të veçantë i kushtoi tërheqjes sa më të madhe të nxënëseve në këto grupe artistike. “Ende sot të çudit fakti, - na thotë Jorgjia Truja, - se si nuk mungonte ndonjë nga vajzat në këto prova, të cilat në fund të fundit ishin jashtë programit mësimor”. Edukimi muzikor në këtë Institut ishte i plotë, bëhej solfezhi, i cili ishte i ndarë në orët teorike dhe në ato praktike, si dhe kori, i cili ishte një ushtrim shumë i vlefshëm. Pikërisht me krijimin e këtij kori lidhet dhe fillimi i traditës së bukur të koncerteve të fundit të vitit, ku organizoheshin festat shkollore.

Këto festa bashkë me shfaqjet teatrare që jepeshin nga “Shkolla Teknike” përbënin shfaqjet e vetme, në gjithë kuptimin e fjalës, në qytetin e Tiranës. Ме një рunë këmbëngulëse e të vazhdueshme nga ana e mësueses, duke u dhënë kurajo e duke u forcuar besimin në vetvete, punë së cilës iu përgjigj dhe vullneti dhe pasioni i vajzave, u arrit të jepet e para shfaqje, e cila u prit me entuziazëm. Ja se ç'shkruhet në një kronikë kulturore të vitit 1933 : «Mbrëmë, përsëri përpara një publiku të përbërë prej familjesh të vajzave dhe prej simpatizuesish të shumtë të kësaj shkolle, u zhvillua një shfaqje muzikore-teatrore, me një program të pasur, në oborrin e konviktit. Këngët, koret e vajzave, koncertet me violina dhe piano të drejtuara nga artistja shqiptare Zonjusha Filçe, tërhoqën sa e sа herë admirimin dhe duartrokitjet е zjarrta të publikut.»

Vlera e kësaj shfaqjeje nuk qëndronte vetëm me rëndësinë që ajo paraqiti për atë kohë, si program muzikor, por në radhë të рarë, рer faktin se njerëzit përparimtarë раnë të realizuar në të dëshirën që në skenë të dilte vajza shqiptare.

Një vit më vonë, me mbylljen e të gjitha shkollave private, në Institut u rrit si numri i nxënësve, ashtu dhe ai i pedagogëve. Ardhja e Lola Gjokës për pianon dhe baletin, Ahmet Gashit dhe Zaharia Ramës për violinë dhe, të pas, Maria Krajës, solli që veprimtaria artistike të ngrihet për nga niveli artistik ; gjithashtu dhe numri i shfaqjeve u rrit, duke iu përgjigjur kështu kërkesave të vazhdueshme të publikut.

Në pushimet para e pas buke, në mbrëmje e kurdoherë në kohe të 1irë, të mbledhura grupe-grupe, vajzat këndonin këngë pat­riotike mе tekste nga Asdreni, Mihal Grameno, Hil Mosi etj., kënge popullore, si “Vajza e valëve”, “Dallëndyshja е vogël”, “Dyzet kollonata” etj., si dhe pjesë nga repertori klasik përparimtar, nga Verdi, Rosini etj. Një rol të rëndësishëm në edukimin ideo­-estetik luajtën dhe pjesët teatrore nga autorët përparimtarë, të cilët për shkak të pengesave që nxirrte qeveria, nuk е patën të lehtë të shfaqeshin. Nëpërmjet pjesëve të ndryshme, si “Hanko Halla” e Ali Asllanit, “Një garë në familje”, “Zonja Ingra e Ostrotit”, “Princesha Iris”, “Festa e Gjyshes” etj., ku J. Truja paraqitet një organizatore, përkthyese dhe regjisore e aftë, ato sollën në skenë luftën kundër zakoneve prapanike, luftën për ngritjen dhe forcimin e personalitetit të gruas, duke e kthyer kështu Institutin në vatër të emancipimit të femrës shqiptare.

Kjo jetë e pasur artistike ndikoi në rritjen e vetëdijes shoqërore të nxënëseve, të cilat në fund të viteve 30 kishin rënë në kontakt dhe me literaturën revolucionare që qarkullonte fshehurazi : ato me vete kishin dhe mësuesen e korit, e сilа kishte ndikuar drejtpërdrejt në zgjimin e tyre me këngët е pjesët muzikore, ku i këndohej lirisë dhe atdheut.

Рër aktivitetin që filloi të rritej me përmasa të mëdha, qeveria e atëhershme mori një varg masash, të cilat gjetën një rezistencë të vendosur nga kolektivi i Institu­tit. Duke u brumosur dhe duke u kalitur nga dita në ditë me ndje­njat patriotike, nxënëset u lidhën gjithnjë e më shumë me jetën politike dhe shoqërore të vendit. Ishin pikërisht ato, që ashtu si gjithë populli shqiptar, duke ndier rrezikun e pushtimit fashist, kënduan dhe recituan vargjet e bukura shqiptare në koncertin е 2 prillit 1939, në kuadrin е “Javës pleqërishte” dhe më pas manifestuan nëpër rrugët e Tiranës kundër politikës tradhtare të Ahmet Zogut. Si një manifestim artistik dhe patriotik, kjo mbrëmje ishte një fryt i gjithë përpjekjeve dhe mundit për inkuadrimin e vajzës shqiptare në lëvizjen e gjerë që kishte përfshirë vendin tоne.

Por erdhi 7 prilli dhe bashkë me të dhe këmba е pushtuesit italian. Ме kaq mbaruan edhe festat shkollore të Institutit Femëror të Tiranës, të cilat instruktorët që hynë në shkollë u munduan t'i kthejnë në shfaqje të devocionit të rinisë shqiptare ndaj Italisë fashiste, qëllim të cilit ata nuk ia arritën.

Si një nga përkrahëset dhe nxitëset e protestave të nxënëseve, Jorgjisë i hiqet e drejta рëг të dhënë mësimin e muzikës dhe ngarkohet të japë lëndët e historisë dhe gjeografisë për klasat e para fillore, një fakt ky që ishte shumë kuptimplotë.

Megjithatë lidhjet me nxënëset e saj ajo nuk i shkëputi, filloi t'u mësonte këngët partizane, të cilat sapo kishin filluar të buçitnin në male. Shumë nga vajzat e këtij Instituti lanë shkollën dhe u rreshtuan në çetat e brigadat partizane, duke u bërë heroina të pavdekshme, ndërmjet të cilave Margarita Tutulani, Shejnaze Juka, Ramize Gjebrea, Penelopi Pirro etj.

Kënga e tyre në malet dhe fushat e Shqipërisë mori tashmë një kuptim më të plotë e më të fuqishëm, duke ngri­tur реshë zemrat e luftëtarëve të lirisë.

Megjithëse vetëm pas çlirimit të Atdheut iu hap horizont i рlоtë mundësive dhe vlerave të saj ideo-profesionale si soprano lirike, regjisore apo pedagoge zëri në Institutin e Larte te Arteve dhe ne Liceun Artistik, periudha 13-vjeçare, kur Jorgjia Truja paraqitet si një luftëtare për përparim kulturor, që bashkoi dashurinë e madhe për atdheun e popullin me dashurinë për artin duke përdorur këngën si arme për zgjimin ne popull te ndjenjave te dashurisë për atdheun, do te mbetet si preludi i gjithë veprimtarisë së saj, prandaj edhe sot mbas disa dhjetëvjeçarëve, figura e saj mbetet e freskët, e dashur dhe е respektuar.[1]

Referime Redakto

  1. ^ a b "Bihiku.com: Jorgjia Filçe -Truja ne 80-vjetorin e lindjes". Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2012. Marrë më 28 dhjetor 2010.

Lidhje te Jashtme Redakto