Jules Verne (shqiptimi : Zhyl Vern) (8 shkurt 1828 - 24 mars 1905) ishte një shkrimtar i njohur francez. Ai është konsideruar "babai" i fantashkencës. Është autori i dytë më i përkthyer i të gjitha kohërave, menjëherë pas Agatha Christie, me 4162 përkthime. Shpikjet e përshkruara në shumë prej librave të tij më të famshëm tashmë janë bërë realitet dhe veprat e tij kanë frymëzuar breza të terë krijuesish e shpikesish.Ai është i njohur për faktin se shkruajti për shumë shpikje para se ato të shpikeshin.

Jules Verne 1856

Biografia Redakto

Zhyl Verni lindi në qytetin e Nantes, në Francën Perendimore. Ai ndoqi hapat e babait të tij dhe filloi studimet për drejtësi në Paris, por i ndërpreu ato për të filluar karrierën e tij si shkrimtar. Ai filloi të bashkëpunonte me botuesin Pierre-Jules Hetzel, i cili e ndihmoi Vernin të publikonte veprat e tij dhe i dha disa këshilla për fushën e letërsisë. Pas suksesit të librave të tij, Zhyl Verni fitoi popullaritet në gjithë botën. Ai u tërhoq nga jeta publike dhe bleu një shtëpi në Amien, një qytet i qetë bregdetar. Këtu ai filloi të rregullonte marrëdhëniet me disa nga anëtaret e familjes me të cilët s`kishte marrëdhënie të mira (përfshire dhe djalin e tij) si dhe u frymëzua për disa nga kryeveprat e tij. Zhyl Vern vdiq në Amien më 1905 dhe u varros në këtë qytet.

Titujt e veprave Redakto

Zhyl Vern ka shkruar 58 romane, por midis veprave të tij më të njohura përmenden :

  • Aventurat e tri anglezëve dhe tri rusëve në Afrikën Jugore
  • Gjarpëri i detit
  • "Pesë javë në balonë"
  • "Ishulli misterioz"
  • Rreth botës për 80 ditë
  • "20 mije ligat nën det"
  • "Nga Toka në Hënë"
  • "Udhëtim në qendër të Tokës"
  • "Aventurat e kapitenit Hateras"
  • "Fari në fund të botës"
  • "Sfinksi i akujve"
  • "Bijtë e kapitenit Grant"
  • "Kapiteni pesëmbëdhjetëvjeçar"
  • "Dy vjet pushime"
  • "Aventurat e çuditshme të kapiten Antiferit"
  • "Mateo Sandorf"
  • "Mikel Strog"
  • "Piloti i anijeve të Danubit"
  • "Fshati ajror"
  • "Ndodhitë e një kinezi"
  • "Rrezja e gjelbert"
  • "Ylli jugor"
  • "Doktor Oksi"
  • "Kështjella në Karpate"
  • "Përplasja e anijes Xhonatan"
  • "Nje qytet lundrues"
  • "Vullkani i artë"
  • "Aventura e jashtëzakonshme e ekspeditës Barsak"
  • "Arkipelagu në flake"
  • "Mësymja e detit"
  • "Rrëmbimi i shpikësit"
  • "Dramë në Livoni"
  • "Udhëtaret e rinj"
  • "Shkolla e Robinsoneve"
  • "Dimërim në akull"
  • " 2 vite me pushime "