Julio Ricardo Cruz

futbollist argjentinas

Julio Ricardo Cruz (lindur më 10 tetor 1974) është një ish futbollist profesionist argjentinas. Ai ka luajtur me klube në Argjentinë, Holland dhe Itali përpara se të tërhiqej në vitin 2010. Qëndrimi më i gjatë i tij në karrierë ka qënë te klubi italian Internazionale, ku fitoi katër herë rresht titullin e Serie A dhe të tjerë trofe.

Julio Cruz
Të dhënat vetjake
Emri i plotëJulio Ricardo Cruz
Datëlindja (1974-10-10) 10 tetor 1974 (49 vjeç)
VendlindjaSantiago del Estero, Argjentinë
Gjatësia1.90 m (6 ft 3 in)
PozicioniSulmues
Karriera me të rinjtë
1992–1993Banfield
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1993–1996Banfield65(16)
1996–1997River Plate29(17)
1997–2000Feyenoord86(44)
2000–2003Bologna88(27)
2003–2009Internazionale125(49)
2009–2010Lazio25(4)
Gjithsej417(152)
Karriera ndërkombëtare
1997–2008Argjentina22(3)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Cruz ka luajtur 22 ndeshje me kombëtaren argjentinase që nga debutimi i tij në vitin 1997, duke shënuar tre gola. Ai ka përfaqsuar vendin e tij në 1997 Copa America dhe Kupën e Botës 2006.

Karriera me klube Redakto

Vitet e hershme Redakto

Një sulmues i gjatë 1.90 cm, Cruz filloi karrierën e tij si profesionist me Banfield në vitin 1993. Tre vite më vonë ai kaloi te River Plate.

Feyenoord Redakto

Në vitin 1997, Cruz shkoi në Europë, duke firmosur me klubin hollandez Feyenoord, duke shfaqur një potencial të lartë në aftësimin e shënimit të golave. Në vitin 2000 ai firmosi me klubin italian Bolonja.

Bolonja Redakto

Te Bolonja, nën drejtimin e trajnerit Francesco Guidolin, Cruz u përdor zakonisht si sulmues i vetëm. Gjatë kohës që ai tallej nga tifozët për mungesën e vazhdimsisë, ai tregoi se kishte prirje të madhe në mbajtjen e topit dhe për mundësitë që krijonte për të nxjerrë shokët e skuadrës përpara. Në sezonin 2001–02, ai ishte pjesë e skuadrës që e mbylli sezonin në Serie A në vendin e shtatë, dhe gjatë kohës që ai shënoi vetëm dhjetë gola në ligë, ai rifitoi respektin e kritikëve të futbollit për lojën e tij inteligjente dhe pasionante.[1]

Internazionale Redakto

Në vitin 2003, Cruz u largua nga Bolonja duke firmosur me klubin italian Internazionale.[2]

Me Zikaltrit, Cruz luajti rrallë si titullar me skuadrën e parë, duke gjetur më shumë kohë për të luajtur në kohën ku sulmuesit kryesor nuk ishte të gatshëm për të luajtur. Ai zakonisht luante si zëvëndësues, duke shënuar vetëm 12 gola në ligë në dy sezonet e para me klubin. Cruz shënoi golin e parë të Interit në fitoren 3–0 kundër ArsenalitHighbury Stadium më 17 shtator 2003 në një ndeshje të vlefshme për Ligën e Kampioneve. Në një ndeshje tjetër të Ligës së Kampioneve kundër Portos më 1 nëntor 2005, ai shënoi dy herë në tridhjetë minuta pasi hyri në fushën e lojës për të zëvëndësuar sulmuesin Adriano, duke e kthyer disavantazhin 1–0 në një fitore 2–1.

Në verën e vitit 2005, Cruz u lidh me zëra për një kalim të mund te Roma për shkak se kontrata e tij pranë skandencës, por në shkurt 2006, ai e rinovoi kontratën e tij deri në verën e vitit 2008.[3] Ai e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë i skuadrës me 21 gola, përfshirë 15 gola në ligë, dhe golin e dytë në ndeshjen e kthimit të finales së Coppa Italia që Interi e fitoi 3–1 kundër Romës. Ai firmosi një kontratë të re në shtator 2007.[4]

Lazio Redakto

 
Cruz (#74) gjatë kohës së tij te Lazio.

Më 31 korrik 2009, Cruz u largua nga Interi dhe firmosi një kontratë dy-vjeçare me klubin kryeqytetas Lazio, por gjithashtu pagoi 2.15 milion te Van Dijk B.V. (e cila më vonë Lazio u dënua nga FIGC për shkak të bashkpronsisë mes tre palëve dhe agjentit të paliçensuar Dennis Anthonius Johannes Maria Sickman).[5]

Cruz debutoi me ekipin në ndeshjen e Supercoppa Italiana 2009 kundër Interit, duke u aktivizuar në minutën e 72të në një fitore 2–1 në Stadiumin Kombëtar të BeijngutKinë, duke fituar edhe trofeun e parë me klubin.[6] Ai luajti si titullar për herë të parë 12 ditë më vonë, në një ndeshje evropiane kundër IF Elfsborg e vlefshme për raundin play-off të UEFA Ligës së Evropës. Ai luajti 90 minuta të plota me Lazion që fitoi 3–0 në Stadio Olimpico.[7]

Në fund të sezonit 2009–10, kontrata e tij me klubin u mbyll me mirkuptim, kjo për shkak edhe të dëmtimeve të shumta. Ai njoftoi tërheqjen nga futbolli më 7 shtator 2010, duke refuzuar oferta nga Napoli dhe Grosseto.[8]

Karriera ndërkombëtare Redakto

Cruz ka luajtur 22 ndeshje me Argjentinës dhe ka shënuar 3 gola. Ai ishte pjesë e ekipit që luajti në Kupën e Botës 2006, ku ai u aktivizua si zëvëndësues në minutat e fundit të ndeshjeve Hollandës dhe Gjermanisë. Ndaj kësaj të fundit, ai shënoi penalltinë e parë të ekipit të tij në gjuajtjet e penalltive, por gjermanët fituan 4–2, duke sjellë eliminimin e Argjentinës.[9]

Statistikat Redakto

Klubet Redakto

Club Performance[10][11]
Klubi Sezoni Liga Kupa Europa[12] Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Banfield 1993–94 5 0 5 0
1994–95 26 6 26 6
1995–96 32 10 32 10
1996–97 1 0 1 0
Total 64 16 64 16
River Plate 1996–97 29 17 29 17
Total 29 17 29 17
Feyenoord 1997–98 27 14 6 3 33 17
1998–99 29 15 2 0 31 15
1999–2000 30 15 8 3 38 18
2000–01 1 0 1 0
Total 86 44 17 6 103 50
Bolognja 2000–01 27 7 1 0 28 7
2001–02 33 10 2 2 35 12
2002–03 28 10 1 0 33 1 35 11
Total 88 27 3 2 7 1 98 30
Internazionale 2003–04 21 7 4 3 2 1 35 11
2004–05 18 5 6 2 8 2 32 9
2005–06 31 15 8 2 6 4 45 21
2006–07 14 7 4 2 3 3 22 12
2007–08 28 13 3 4 6 2 38 19
2008–09 17 2 1 0 5 1 23 3
Total 125 49 26 13 30 13 192 75
Lazio 2009–10 25 4 4 0 29 4
Total 25 4 0 0 4 0 29 4
Karriera në total 417 153 29 15 62 20 513 189
Redaktuar më 23 maj 2010

Kombëtarja Redakto

Redaktuar më 17 prill 2015[13]

Kombëtarja argjentinase
Viti Ndeshje Gola
1997 5 0
1998 0 0
1999 2 1
2000 1 0
2001 4 0
2002 1 1
2003 0 0
2004 0 0
2005 2 1
2006 2 0
2007 0 0
2008 5 0
Total 22 3

Golat me kombëtaren Redakto

Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren argjentinase.[14]

# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 9 qershor 1999 Soldier Field, Çikago, Shtetet e Bashkuara   Meksika 2–1 2–2 Ndeshje Miqësore
2. 13 shkurt 2002 Cardiff City Stadium, Cardiff, Uells   Uellsi 1–1 1–1 Ndeshje Miqësore
3. 16 nëntor 2005 Jassim Bin Hamad Stadium, Doha, Katar   Katari 0–2 0–3 Ndeshje Miqësore

Trofe Redakto

Klube Redakto

River Plate
Feyenoord
Internazionale
Lazio

Referime Redakto

  1. ^ "BOLOGNA TEAM OF THE DECADE" [Bolonja ekipi i dekadës]. ZonalMarking.net. Arkivuar nga origjinali më 8 prill 2019. Marrë më 2 mars 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "JULIO CRUZ JOINS INTER" [Julio Cruz bashkohet me Interin]. inter.it. 30 gusht 2003. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2012. Marrë më 2 mars 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "CRUZ EXTENDS INTER STAY UNTIL 2008". inter.it. Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2007. Marrë më 20 shkurt 2006. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Cruz: "Very happy with contract extension"" [Cruz: "Shumë i lumtur me zgjatjen e kontratës"]. inter.it. 7 shtator 2007. Arkivuar nga origjinali më 28 korrik 2012. Marrë më 31 mars 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Julio Ricardo Cruz S.S. Lazio Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine FIGC
  6. ^ "Eto'o scores but Inter beaten in Super Cup" [Eto'o shënon por Inter mposhtet në Superkupë] (në anglisht). CNN.com. 8 gusht 2009. Marrë më 26 shkurt 2016.
  7. ^ "Lazio vs. Elfsborg 3 – 0" (në anglisht). Soccerway. 20 gusht 2009. Marrë më 26 shkurt 2016.
  8. ^ Giuseppe Granieri (7 shtator 2010). "L'ag. di Cruz: "Offerte? Ha chiuso con il calcio giocato"" [Agjenti i Cruz: "Oferta? E ka mbyllur me futbollin e luajtur"] (në italisht). FCInterNews.it. Marrë më 25 shkurt 2016.
  9. ^ "Germany 1-1 Argentina" [Gjermania 1–1 Argjentina] (në anglisht). BBC Sport. 30 qershor 2006. Marrë më 26 shkurt 2016.
  10. ^ "Julio Cruz". ESPNsoccernet. Arkivuar nga origjinali më 14 maj 2010. Marrë më 3 dhjetor 2007. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Julio Ricardo Cruz profile". F.C. Internazionale Milano. Arkivuar nga origjinali më 10 dhjetor 2007. Marrë më 16 dhjetor 2007. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Numërohen paraqitjet dhe golat në Ligën e Kampioneve, Kupën UEFA dhe Kupën Intertoto.
  13. ^ Julio Cruz | National Football Teams
  14. ^ "Julio Ricardo International statistics". Int.soccerway.com. 1 janar 2015. Marrë më 1 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme Redakto