Jura është emri i një vargmali që shtrihet në Francë dhe në Zvicër dhe prandaj emërtohet nga disa poashtu si Jura francez (frëngjisht Massif du Jura) respektivisht Jura zvicerian (gjermanisht Schweizer Jura).

Shtrirja gjeografike e vargmalit të Jurasë

Emri Redakto

Zanafilla e emrit Jura ndiqet deri tek populli i lashtë i keltëve. Ata e quanin vargmalin Jor, kurse romakët Juris, çfarë do të thotë pyll ose vend me pyll. Ky emërtim vjen ndoshta nga pyjet e dendura në brigjet të vargmalit.

Vendndodhja gjeografike Redakto

 
Peizazh i Jura-së në Biel-Benken afër Bazelit

Ndarja në një Jura francez dhe zvicerian bazohet në demarkacionin ndërmjet dy vendeve dhe jo në konture të ndryshme të tokës. Jura afërsisht mund të kufizohet në lindje dhe në juglindje nga Vendi i Mesëm (gjer. Mittelland), në veri nga Rajna e lartë dhe nga Rrafshi i Ulët i Rajnit të Lartë (gjer. Oberrheinische Tiefebene), në veriperëndim nga Porta Burgonjeze, në perëndim nga ultësira Ronë-Saonë dhe në jug nga lumi Izer dhe vargmali i Shartrëzit.

Tri majat më të larta ndodhen në Francë, ato janë Crêt de la Neige (1720 m), Le Reculet (1718 m) dhe Grand Crêt (1702 m), të gjitha brenda departamentit Ain.

Rrjeti i ujërave Redakto

Lumi më i gjatë në Jura është Dubsi, i cili kalon pjesërisht nëpër kanione. Lumenjë të tjerë të rëndësishëm janë Ain, Loue, Orbe dhe Areuse. Liqenet më të mëdhenj shtrihen në jugperëndim të vargmalit, kështu si Lac de Joux, Lac Brenet dhe Lac des Taillères.

Popullsia Redakto

Dendësia e popullsisë është sidomos në buzë të vargmalit i lartë. Në kodrinat jugore gjenden shumë qytete: Gjeneva, Yverdon-les-Bains, Neuchâtel, Biel/Bienne, Solloturni, Olteni dhe Aarau. Në kodrinat veriore janë Bazeli, Montbéliard dhe Besansoni. Në brendësi të vargmalit, dendësia është relativisht e ulët, këtu përjashtohen La Chaux-de-Fonds (qyteti më i madh i Jura-së) dhe Le Locle.

Pjesa më e madhe e popullsisë flet gjuhën frënge, vetëm në pjesën lindore flitet gjuha gjermane në shumicë.

Ekonomia Redakto

Në fillim, në Jura dominonte bujqësia. Krahas asajt kishte artizanat, tregti, hane dhe në një pjesë të vogël poashtu edhe peshkim. Disa rajone të Jura-së merreshin gjithashtu me prodhimin e glikanxosë. Në shekullin XVIII filloi industrializimi, fillimisht me industrinë tekstile dhe më vonë me industrinë e orëve. Kjo e fundit në shekullin XIX u bë shumë e rëndësishme për popullsinë vendase. Sot industria e metaleve dhe e makinerisë ka rëndësinë më të madhe në ekonomi. Sidoqoftë, markat ndërkombëtare më të njohura të orëve vijnë nga rajoni i Jura-së, kështu si për shembull Rolex, Breitling, Certina, Hublot, Longines, Omega, Piaget, Swatch, Tissot dhe Vacheron Constantin.

Literatura Redakto

  • Philipp Bachmann: Jurawandern: vom Wasserschloss bei Brugg zur Rhoneklus bei Genf. Rotpunktverlag, Cyrih 2001, ISBN 3-85869-219-0.
  • Arnold Fuchs; Edmund van Hoorick: Der Jura. Shtëpia botuese Silva, Cyrih 1986.
  • Hans Ikenberg: Französischer Jura: das Land am Doubs. Shtëpia botuese Oase, Badenweiler 1999, ISBN 3-88922-069-X.
  • Karl Karsch: Der Schweizer Jura und seine Fossilien. Kosmos, Shtutgart 1981, ISBN 3-440-05003-3.
  • Max Mittler: Jura: das Gebirge und seine Bewohner. Orell Füssli, Cyrih 1987, ISBN 3-280-01626-6.
  • Jacques Siegfried: Der Schweizerische Jura. Seine Gesteine, seine Bergketten, Thäler und Gewässer, Klima und Vegetation. Në: Die Schweiz: geologisch, geographisch und physikalisch geschildert. Orell-Füssli, 1851 (e disponueshme online në Google Books).
  • Margit Wagner: Jura: zwischen Rhein und Rhone. Prestel, Mynih 1987, ISBN 3-7913-0832-7.

Lidhje të jashtme Redakto

  Commons: Jura (vargmal) – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale