KFOR (serbisht: КФОР) janë një trupë e armatosur ndërkombëtare e formuar nga bashkësia ndërkombëtare pas luftës në Kosovë me qëllim të sigurimit të armatosur të Kosovës.

KFOR

Stema e KFOR-it në shkronja Latine dhe Cirilike
Aktive 1999 – sot
Shteti 31 Shtete
Pjesë e NATO

Formimi i kësaj trupe nën komandën e NATO-s është thirrur nga OKB-ja më 10 qershor 1999rezolutën 1244 me qëllim të krijimit të një hapësire sigurie për kthimin e refugjatëve të luftës. Qendra komanduese e trupës gjendet në kryeqytetin e Kosovës.

Në fillim (1999) trupa përbëhej nga kontingjentet e 40 kombeve me një fuqi ushtarake prej 50,000 ushtarakëve. Që prej 30 nëntorit 2012 në përbërjen e kësaj trupe janë rreth 5,565 ushtarakë nga 31 kombe anëtare të OKB-së.

Objektivat Redakto

Sipas mandatit fillestar:[1]

  • të pengojë çdo armiqësi dhe kërcënim të krijuar ndaj Kosovës nga forcat Jugosllave dhe Serbe;
  • të krijojë dhe të mbajë një ambjent të sigurtë në Kosovë, duke përfshirë sigurinë publike dhe rendin civil;
  • të çarmatosë UÇK-në;
  • të mbështesë misionet humanitare ndërkombëtare;
  • të koordinohet dhe mbështesë popullsinë civile ndëkombëtare në Kosovë;

Detyrat e KFOR-it sot:[2]

  • ndihma me kthimin apo zhvendosjen e personave të zhvendosur dhe refugjatëve;
  • rindërtim dhe çminim;
  • asistencë mjekësore;
  • siguria dhe rendi publik;
  • siguria e minoriteteve;
  • mbrojtja e pasurive kombëtare;
  • siguria e kufirit;
  • ndalimi i trafikimit të armëve në kufi;
  • zbatimi i një programi për armët, armatimin dhe eksplozivët;
  • shkatërrimi i armëve;
  • mbështetje për themelimin e institucioneve civile, ligjit dhe rendit, sistemit gjyqësor dhe penal, procesit zgjedhor dhe aspekte të tjera të jetës politike, ekonomike dhe shoqërore të shtetit.

Komanda Redakto

Rezoluta 1244
Kosova
 
Gjen. Maj. Valeri Evtoukovitich (majtas) komandant i forcave Ruse në Kosovë përshëndete me Gjen. Bri. John Craddock (dyti nga e djathta) komandantin e Trup. Forc. Falcon më 7 qershor 1999.

Trupa e KFOR-it komandohet nga komanda e përgjithshme në krye me një Gjeneral të shkalës së tretë (me tre yje) i cili vije nga radhët e kombeve prijëse të misionit dhe që kanë komandën në njërën nga pesë batalionet e stacionuara në Kosovë. Edhe pse kjo nuk është e kushtëzuar deri në fund vitin 2006 ka qenë kështu.

Deri në vitin 2006 postin e komandantit të përgjithshëm (COMKFOR) e kanë ndërruar 12 Gjeneralë. Duke filluar nga:

Struktura e trupës Redakto

Struktura e Vjetër Redakto

 
Zonat e KFOR-it

Për qëllim të kryerjes së misionit, hapësira e sigurisë është e ndarë në të ashtë quajtura pesë sektorë të cilat komandohen nga pesë kombe të forcave ndërkombëtare (MNTF). Këto zona në terminologjinë e ushtarakëve ndahen sipas orientimit në hapësirë por përdoren edhe emërtime tjera. Kështu në sipas gjendjes më 15 maj 2006:

  • Zona jugore: Gjermania, Turqia apo Austria MNTF S
  • Zona perëndimore: Italia MNTF W
  • Zona veriore: Franca MNTF N
  • Zona qendror: Republika Çeke, Finlanda apo Suedia MNTF C
  • Zona lindore: SHBA MNTF E

Po ashtu gjendet edhe një batalion rezervë nën komandën e COMKFOR-it, Batalioni Rezervë Taktike-Manovrues (KFOR Tactical Reserve Manoeuvre Battailon [KTM]). Për luftimin e kriminalitetit është Njësia Ndërkombëtare Speciale (KFOR MSU-Multinational Specialized Unit) e udhëhequr nga italianët dhe stacionuar në Prishtinë.

Struktura e Re Redakto

Në fazën e dytë të tranzicionit të KFOR dhe me ardhjen e EULEX u ndryshuan dhe strukturat duke filluar nga Tetori 2010.[3]

Kombet pjesëmarrëse Redakto

 
Qendrat civile
Të gjithë shtetet pjesëmarrëse në KFOR dhe të vrarët [4]
Nr. Shteti Komanda Numri fillestar
i trupave
Numri i tanishëm
i trupave
Numri i
të vrarëve
Totali 50000 5134 168
1   Britania e Madhe NATO 19000 2 8
2   Gjermania NATO 8500 749 13
3   SHBA NATO 7000 773 18
4   Franca NATO 7000 323 5
5   Italia NATO 5000 553 6
6   Holanda NATO 3600 7 1
7   Kanadaja NATO 1470 5
8   Greqia NATO 1000 120 1
9   Polonia NATO 800 162 5
10   Turqia NATO 752 376 2
11   Danimarka NATO 308 35 1
12   Hungaria NATO 223 197
13   Portugalia NATO 174 1
14   Sllovenia NATO 293 1
15   Republika Çeke NATO 97 11
16   Rumania NATO 62 59 1
17   Luksemburgu NATO 23 22
18   Kroacia NATO 20
19   Bullgaria NATO 11
20   Norvegjia NATO 4 3 1
21   Shqipëria NATO 10
22   Estonia NATO 1
23   Armenia - 35
24   Ukraina - 1300 164 3
25   Suedia - 1100 48 7
26   Austria - 561 570 1
27   Finlanda - 395 20
28   Irlanda - 279 12
29   Zvicra - 220 210 1
30   Maroku - 168
31   Spanja 1712 0 4
32   Belgjika 1100 0
33   Lituania 30 1
34 Lettland  Letonia 20 0
35   Islanda ? 0
36   Emiratet e Bashkuara Arabe 1500 0 1
37   Rusia 4000 0 12
38   India 800 0
39   Sllovakia ? 0 42
41   Bosnja dhe Hercegovina 750 0
42   Argjentina 200 0
43   Gjeorgjia 182 0
44   Mongolia 40 0
45   Azerbajxhani 34 0
46   Kili ? 0
47   Malajzia ? 0
48   Filipinet ? 0

Personalitete të KFOR-it Redakto

Mirënjohjet Redakto

Shiko dhe këtu Redakto

Lidhje të jashtme Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "KFOR objectives". Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2013. Marrë më 23 prill 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Mission". Arkivuar nga origjinali më 21 maj 2013. Marrë më 23 prill 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Facts & Figures". Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2013. Marrë më 23 prill 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Troop Numbers & Contribution Nations". Arkivuar nga origjinali më 30 maj 2013. Marrë më 23 prill 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)