Klubi Futbollit Teuta Durrës është klubi futbollistik i qytetit të Durrësit themeluar në vitin 1920 me emrin KS Urani emër të cilin e ndërruan pas dy viteve në SK Durrës. Pas pjesëmarrjes së skuadrës në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar në vitin 1930 klubi merr emrin e mbretëreshës ilire Teuta, duke u quajtur KS Teuta Durrës. Më 1946 pas Luftës së Dytë Botërore emërohet nga komunistët si KS Ylli i Kuq Durrës deri në vitin 1949, vit në të cilin emërohet KS Durrës, pastaj më 1951 KS Puna Durrës, 1958 KS Lokomotiva Durrës e deri në vitin 1991 kur i rikthehet emri KS Teuta Durrës emër të cilin e mban edhe sot. Ndeshjet si vendas KS Teuta Durrës i luajnë në Stadiumin Niko DovanaDurrës. Shikueshmëria mesatare e ndeshjeve në stadiumin me kapacitet prej 13.000 vendeve është diku 3.000 shikues për ndeshje.

Teuta Durrës
Emri i plotëKlubi Futbollit Teuta Durrës
Pseudonimi(et)Djemtë e Detit
Durrësakë
Themeluar1920; 104 vite më parë (1920)
Si ‘’Klubi Sportiv Urani’’
StadiumiStadiumi Niko Dovana
Kapaciteti13,000
PresidentEdmond Hasanbelliu
TrajneriGentian Begeja
LigaKategoria Superiore
2022–236.
Faqja zyrtareFaqja zyrtare e klubit
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë

Skuadra e klubit Teuta është skuadra kampione në fuqi e Kategorisë Superiore dhe e ka fituar 2 herë Kategorinë Superiore shqiptare dhe tre herë ka fituar Kupën e Shqipërisë. Në arenën e futbollit evropian ka marrë pjesë në [ UEFA Liga e Europës|Kupën UEFA tri herë, në Kupën Intertoto ka luajtur po ashtu tri herë ndërsa në Kupën e Kupave një herë dhe në Kupën Ballkanike ka luajtur një herë.

Tani klubi udhëhiqet nga presidenti i klubit Edmond Hasanbelliu.

Skuadra momentale Redakto

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
1   Pt Bledjan Rizvani
2   Mb Hektor Idrizi
3   Mb Durim Badalli
4   Mb Buiu
5   Mb Rustem Hoxha
6   Mf Idriz Batha (në huazim nga KF Besa)
7   Mf Ansi Nika
8   Mf Albi Dosti
10   Mf Luca Moscatiello
11   Sm Joel Apezteguía
12   Pt Alfred Osmani
13   Mb Aleksandar Bezmarević
14   Sm Amadou Samb
15   Mf Behar Berisha
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
16   Mf Rijat Shala
18   Mf Arbër Çyrbja
19   Mb Tefik Osmani
20   Mb Akil Jakupi
22   Sm Daniel Xhafaj
23   Sm Ikechukwu Kalu
24   Mb Resul Kastrati
29   Mf Julian Ahmataj
30   Mf Bledar Hodo
  Pt Pajtim Badalli
  Sm Rubén Cecco
  Mf Eni Imami
  Mf Fabian Beqja

Trofetë Redakto

Rajoni Kompeticioni Trofe Sezonet
Shqipëri Kategoria Superiore 2 1993–94, 2020/21
Kategoria e Parë 2 1958–59, 1960–61
Kupa e Shqipërisë 4 1994–95, 1999–00, 2004–05, 2019–20

KS Teuta ne kupat e Europes Redakto

Nga korriku, 2013.

Sezoni Kompeticioni Raundi Shteti Klubi Ne Shtepi Jashte Shtepie Totali
1994/95 Kupa UEFA QR   Apollon Limassol 1–4 2–4 3–8
1995/96 UEFA Kupa e Kupave QR   TPS Turku 3–0 0–1 3–1
1R   AC Parma 0–2 0–2 0–4
1996/97 Kupa UEFA 1QR   FC Kosice 1–4 1–2 2–6
1999 UEFA Kupa Intertoto 1R   IA Akranes 2–1 1–5 3–6
2000/01 Kupa UEFA 2QR   SK Rapid Wien 0–4 0–2 0–6
2002 UEFA Kupa Intertoto 1R   Valletta 0–0 2–1 2–1
2R   Gloria Bistriţa 1–0 0–3 1–3
2004 UEFA Kupa Intertoto 1R   FK ZTS Dubnica 0–0 0–4 0–4
2005/06 KUPA UEFA 1QR   NK Široki Brijeg 3–1 0–3 3–4
2007/08 Kupa UEFA 1QR   NK Slaven Belupo 2–2 2–6 4–8
2012/13 UEFA Liga e Europës 1QR   FC Metalurgi Rustavi 0–3 1–6 1–9
2013/14 UEFA Liga e Europës 1QR   Dacia Chişinău 3–1 0–2 3–3 (a)
  • QR = Raundi kualifikuese
  • 1R = Raundi i pare
  • 2R = Raundi i dyte

Lidhje të jashtme Redakto