Kalaja e Lezhës

monument i trashëgimisë kulturore në Shqipëri

Kalaja e Lezhës është një kala që ndodhet afër Lezhës, Shqipëri veriperëndimore.

Xhamia në Kalanë e Lezhës

Histori Redakto

Kalaja ngrihet në majë të një kodre me lartësi 186 metra, në lindje të qytetit. Kalaja ka origjinë ilire. Në vitin 1440 ajo iu nënshtrua një rindërtimi nga venedikasit, ndërsa në vitin 1522 pas pushtimit osman u rindërtua edhe nga ana e tyre. Këtu mund të shikohen gjurmë të arkitekturave ilire, romake, bizantine dhe osmane.

Objektet më interesante për tu vizituar janë rrënojat e ndërtesave osmane brenda kalasë, xhamia, kulla në murin juglindor me një hark romak dhe kulla ilire në murin jugor. Kalaja e Lezhës është monument kulture. Prej saj shihet një pamje mjaft e bukur e fushës së Lezhës dhe e detit Adriatik.

Kalaja e ndërtuar në kodër ka një pozicion strategjik që kontrollon luginën e Drinit deri në Gjirin e Shën Gjonit në detin Adriatik.

Dëshmon për gjurmët e një qytetërimi të lashtë prehistorik që në shek.IV p.k. Me pushtimin romak Lezha do të administrohet nën provincën e Prevelitanit.

Në shek. VI e.s. (viti 592) Lezha ishte një qendër episkopale me peshkop Gjonin, Në vitin 1107 ajo ishte nën pronarin Aleks Komneni. Në 1153 në krye të perandorisë ishte perandor Nonali.

Me krijimin e shtetit të Arbrit në shek.XIII princ Dhimitri më 1208-1215 bëri një marrëveshje për shkëmbime tregtare me republikën e Raguzës. Më 1393 ra nën sovranitetin e republikës së Venedikut e cila vuri përsëri nën zotërimin e saj pas vdekjes së Skënderbeut më 1468. Gjatë krijimit të shtetit të Arbrit qyteti i Lezhës ka luajtur një rol të rëndësishëm fetar, jo vetëm si qendër episkopale, por edhe për ngjarjet e kohës.

• Krijimi për herë të parë të “Urdhërit Françeskan” nga Shën Françesku.

• Kisha e Shën Kollit e shek.XIV është monument historik me rëndësi.

• Vendi ku u mblodh Kuvendi I Lezhës 1444 nën udhëheqjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Kalaja e qytetit antik të Lezhës rrethohet nga mure të periudhave të ndryshme që vijojnë nga antikiteti shek.IV p.k me emrin qyteti I lashtë I Lisit.

Këto janë mure të fuqishme me blloqe të mëdha guri. Rindërtimi i parë i kalasë datohet në shek. I p.k.

Më vonë,në shek. XI-XII në pjesën e akropolit të qytetit ndërtohet kështjella mesjetare e Lezhës – Elission me gurë të vegjël të gdhendur dhe me llaç. Kjo kështjellë u përforcua për të përballuar dyndjet e shteteve të para sllave që vinin nga veriu.

Në ndërtimin e kështjellës ka ndihmuar pozicioni gjeografik i kodrës (planimetria paraqet formë vezake dhe drejtim lindje-perëndim.)

Etapat e mureve dallohen qartë. Në kështjellë ka tri porta, dy të parat janë ndërtuar në vendet ku ishin portat e qytetit antik të Lisit.

Si rezultat i tërmetit të vitit 1979 kalaja ka pasur disa dëmtime serioze.

Me fillimin e punimeve restauruese në gusht 2002 DRMKTiranë konsolidoi dhe mbylli punimet restauruese dhe konservuese në këtë kështjellë.

Shih edhe Redakto

Literatura Redakto

  • Malaj, Edmond (2016). "The Noble Dukagjinis during the Middle Ages. Their Territories and some Characteristics". Studime Historike. 1–2: 10. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Galaty, Michael; Lafe, Ols; Lee, Wayne; Tafilica, Zamir (2013). Light and Shadow: Isolation and Interaction in the Shala Valley of Northern Albania. The Cotsen Institute of Archaeology Press. ISBN 978-1931745710. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme Redakto