Kama Sutra (Sanskrit: कामसूत्र Kāmasūtra) është një tekst i lashtë Indian Hindu,[1][2] i shkruar nga filozofi vedik Vātsyāyana. Kjo vepër konsiderohet gjerësisht si vepra më e rëndësishme mbi sjelljen seksuale të njeriut në letërsinë Sanskrite.

Pamje nga Tempulli Mukteswar në Bhubaneswar, Odisha

Historianët besojnë se Kama Sutra duhet të jetë shkruar midis shekujve 400 PES dhe 200 CE.[3] Sipas historianit John Keay, Kama Sutra është përmbledhur në formën që njohim sot diku në shekullin  e dytë të erës sonë.[4]

Një pjesë e veprës përfshin këshilla praktike mbi marrëdhënien seksuale.[5] Vepra është shkruar kryesisht në prozë, ndonëse përmban disa vargje poetike.  Kjo vepër ka edhe një dimension teologjik, pasi "Kāma" është një nga katër synimet e jetës në Hinduizëm.  Koncepti i "Kāma" nënkupton dëshirën, ku përfshihet edhe dëshira seksuale, e cila është dhe subjekti i veprës, ndërsa "sūtra" nënkupton përmbledhjen e aforizmave (ose dokeve, rregullave apo formulave), në formën e një manuali.

Në kundërshtim me perceptimin perëndimor, Kama Sutra nuk është eksluzivisht një manual seksual; por një tekst filozofik që përpiqet të drejtojë lexuesin drejt një jetese të hirshme dhe të virtytshme dhe që diskuton natyrën e dashurisë, të jetës familjare dhe aspekte të tjera që kanë të bëjnë me lartësimin e kënaqësisë së pastër në jetën e njeriut.[6][7] Një keqkuptim i shpeshtë mbi Kama Sutra është si një manual pozicionesh kreative seksuale, ndonëse vetëm 20% e Kama Sutra ka lidhje me pozicionet seksuale. Sipas studiuesit Jacob Levy,[8] shumica e veprës është e përqëndruar mbi filozofinë dhe teorinë e dashurisë, çka e shkakton atë, si lind dhe mbahet dëshira, dhe si dhe kur ajo është e mirë apo e keqe.[9]

Referime Redakto

  1. ^ Doniger, Wendy (2003). Kamasutra – Oxford World's Classics. Oxford University Press. fq. i. ISBN 978-0-19-283982-4. The Kamasutra is the oldest extant Hindu textbook of erotic love. It was composed in Sanskrit, the literary language of ancient India, probably in North India and probably sometime in the third century {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Coltrane, Scott (1998). Gender and families. Rowman & Littlefield. fq. 36. ISBN 978-0-8039-9036-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Sengupta, J. (2006). Refractions of Desire, Feminist Perspectives in the Novels of Toni Morrison, Michèle Roberts, and Anita Desai. Atlantic Publishers & Distributors. fq. 21. ISBN 9788126906291. Marrë më 7 dhjetor 2014. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ John Keay (2010). India: A History: from the Earliest Civilisations to the Boom of the Twenty-first Century. Grove Press. fq. 81–103. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Common misconceptions about Kama Sutra". Arkivuar nga origjinali më 23 nëntor 2010. Marrë më 12 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Carroll, Janell (2009). Sexuality Now: Embracing Diversity. Cengage Learning. fq. 7. ISBN 978-0-495-60274-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Devi, Chandi (2008). From Om to Orgasm: The Tantra Primer for Living in Bliss. AuthorHouse. fq. 288. ISBN 978-1-4343-4960-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Jacob Levy (2010), Kama sense marketing, iUniverse, ISBN 978-1-4401-9556-3, see Introduction
  9. ^ Alain Daniélou, The Complete Kama Sutra: The First Unabridged Modern Translation of the Classic Indian Text, ISBN 978-0-89281-525-8.