Statistika të Kategorisë së Parë në sezonin 1931. Ky ishte Kampionati i 2-të i Shqipërisë.

Sezoni i kaluar: Kategoria e Parë 1930. Sezoni i rradhës: Kategoria e Parë 1932.

Klasifikimi dhe rezultatet Redakto

Kategoria e Parë 1931 (Earth)

Grupi A Redakto

Grupi A përbëhej nga 3 skuadra, Sportklub Tirana kampionët e vitit të kaluar që duhet të mbronin titullin, Bashkimi Shkodran dhe Sportklub Vlora. Sportklub Tirana arriti që në 4 ndeshje të zërë vendin e parë me 5 pikë duke fituar të drejtën të marrë pjesë në finale. Sportklub Vlora u rendit e fundit si edhe vitin e kaluar pa mundur të fitojë asnjë ndeshje duke u detyruar të bjerë në Kategorinë e Dytë së bashku me SK Muzakën e Grupit B.

Rendi Skuadra N F B H G.SH G.P Pikë
1 Sportklub Tiranë 4 2 1 1 6 2 5
2 Bashkimi Shkodran 2 1 1 4 3 5
3 Sportklub Vlorë 1 0 3 4 9 2
TIR BAS SKV
SK Tirana 0:1 4:1
Bashkimi Shkodran 0:0 1:2
Sportklub Vlorë 0:2 1:2
Grupi B Redakto

Grupi B u formua nga 4 skuadra, Teuta Durrës, nënkampionët e vitit të kaluar Skënderbeu Korçë, Urani Elbasan dhe të porsaardhurit SK Muzaka. Teuta u quajt edhe skuadra e pamposhtur pasi nuk regjistroi asnjë humbje në 6 ndeshje. Teuta u rendit e para me 11 pikë ndjekur nga Skënderbeu dhe Urani Elbasan me 6 pikë. Ndeshja e ditës së katërt mes Teutës dhe Skënderbeut u ndërpe prej miqve të cilët u larguan nga stadiumi pas një penalltie të dyshimtë të akorduar për vendasit. Ndeshja përfundoi 2-0 në favor të vendasve. SK Muzaka që nuk mundi të fitojë asnjë ndeshje ra në Kategorinë e Dytë së bashku me Sportklub Vlora e Grupit A.

Rendi Skuadra N F B H G.SH G.P Pikë
1 Teuta Durrës 6 5 1 0 15 2 11
2 Skënderbeu Korçë 6 2 2 2 13 7 6
3 Urani Elbasan 6 3 0 3 9 10 6
4 SK Muzaka 6 0 1 5 2 20 1
TDU SBK KFE SKM
KS Teuta Durrës 2:0 4:0 3:0
Skënderbeu Korçë 2:2 0:2 7:0
Urani Elbasan 0:2 0:3 1:0
SK Muzaka 0:2 1:1 1:6

Finalet Redakto

28 qershor 1931 SK Tirana - KS Teuta Durrës 1:1 (0:0) 1:0 Mark Gurashi, 1:1 Niko Dovana Tirana
5 korrik 1931 KS Teuta Durrës - SK Tirana 0:3 Golashënuesit nuk dihen Durrës

Skuadra kampion Redakto

Përbërja e skuadrës fituese SK Tirana

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
  Abdullah Shehri
  Bexhet Jolldashi
  Muhamet Agolli
  Vasil Kajani
  Rifat Jolldashij
  Hyse Kusi
  Adem Karapici
  Hasan Maluci
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
  Halim Begeja
  Sm Selman Stermasi  
  Sm Emil Hajnali
  Isuf Dashi
  Haki Korca
  Hajri Jegeni
  Gjon Sabati
Trainer: Selman Stermasi

Literatura Redakto

  • Giovanni Armillotta: Almanaku i kategorisë së dytë (1930/2008-09) dhe i futbollit shqiptar. ARACNE EDITRICE S.r.l., Tirana 2009.
  • Besnik Dizdari: Historia e Kampionateve të Shqipërise – Libri i parë: Vitet '30. Albin, Tirana 1999, ISBN 99927-32-25-3.

Referime Redakto