Katekizmi (nga greq. κατηχιsmός, katihismos = udhëzim) është një mbledhje apo paraqitje e doktrinëskrishterë të mësimeve fetare që nga Besëlidhja e Re në ditët e sotme. Pra, katekizmi është udhëzimi dhe mësimi i personit që është në prag të pagëzimit. Katekizmat janë doracakë doktrinalë shpesh në formën e pyetjeve të ndjekura me përgjigjet që duhet të mbahen mend.

Katekiza është një formë elementare e udhëzimeve fetare, zakonisht gojore dhe nën udhëheqjen e një prindi apo prifti, një mësuesi fetar, apo individëve të tjerë të shërbimit fetar (një diakon, murg apo murgeshë) të cilët zotërojnë pyetjet e caktuara dhe nxisin nxënësit në kuptimin e përgjigjeve të dhëna. Katekiza është një ushtresë e këtij lloji udhëzimi, apo studimi i tij, si edhe ushtrimi i një udhëzimi të tillë.

Katekisti është personi që merr këto udhëzime fetare.

Forma tradicionale Redakto

Historikisht, katekizmat kanë ndjekur një dialog apo formë pyetje-përgjigjesh. Kjo formë fton dy palët të marrin pjesë, mësuesin dhe nxënësin, prindin dhe fëmijën. Një shembull shumë i njohur i katekizmit është ai i shekullit të 19-të i katekizmit katolik të Baltimores:

1. Pyetja.     Kush e krijoi botën?
   Përgjigjja. Perëndia e krijoi botën. 

2. Pyetja.     Kush është Perëndia?
   Përgjigjja. Perëndia është krijuesi i qiellit dhe tokës, dhe i të gjitha gjërave. 

3. Pyetja.     Çfarë është njeriu?
   Përgjigjja. Njeriu është një krijesë e përbërë nga trupi dhe shpirti, 
               dhe krijuar sipas shëmbëlltyrës dhe ngjashmërisë së Perëndisë.

Katekizmi katolik Redakto

Katekizmi reformues Redakto

Katekizmi sekular Redakto

Shiko edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto