Kim Ir Seni njohur edhe si Kim Il-Sung (koreançe: 김일성), Shqiptimi Korean: [kimils͈ʌŋ]; (15 Prill 1912 – 8 Korrik 1994), ishte udhëheqësi i Koresë së Veriut prej krijimit të saj më 1948 deri në vdekjen e tij më 1994.[1].Ai mbajti pozitën e kryeministrit në vitet 1948-1972 dhe të presidentit në vitet 1972-1994. Ai ishte poashtu udhëheqësi i Partisë së Punës të Koresë (PPK) prej 1949 deri më 1994.

Kim Ir Sen
김일성
Portret zyrtar i Kim Ir Senit
President i Koresë Veriore
Në detyrë
28 dhjetor 1972 – 8 korrik 1994
Paraprirë ngaPozita u krijua
Pasuar ngaKim Xhong-Il
Kryeministër i Koresë Veriore
Në detyrë
9 shtator 1948 – 28 dhjetor 1972
Paraprirë ngaPozita u krijua
Pasuar ngaKim Xhong-Il
Sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Koresë
Në detyrë
11 tetor 1966 – 8 korrik 1994
Të dhëna vetjake
U lind më(1912-04-15)15 prill 1912
Vdiq mëGabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti
Nënshtetësiakorean
Partia politikePartia e Punës e Koresë
PunësimiPresident i Koresë Veriore
Nënshkrimi

Erdhi në pushtet pas përmbysjes së sundimit japonez në Kore në vitin 1945 kurse më 1950 miratoi sulmin ndaj Koresë së Jugut që nisi Luftën Koreane. Armëpushimi u nënshkrua më 27 korrik 1953. Ai e drejtoi Korenë e Veriut për 45 vjet.

Gjatë udhëheqjes së tij, Korea e Veriut u bë shtet proletar me ekonomi të shtetëzuar. Ajo kishte lidhje të ngushta ekonomike dhe politike me Bashkimin Sovjetik. Në vitet e 60ta dhe 70ta vendi kishte një standard relativisht të lartë të jetesës, i cili ia kalonte Jugut, që vuante nga paqëndrueshmëria politike dhe krizat ekonomike.[2][3][4] Situata mori një kahje të kundërt duke filluar nga vitet e 80ta, kur Korea e Jugut filloi të bëhej një fuqi ekonomike falë investimeve japoneze dhe amerikane në njërën anë, dhe zhvillimit ekonomik të brendshëm në anën tjetër, në kohën që Korea e Veriut stagnoi.[5]. Dallimet në mes të Koresë së Veriut dhe Bashkimit Sovjetik i bënë këto dy vende të jenë më pak të bashkërenduara në sferën e politikës globale; dallimi kryesor duke qenë filozofia politike e Kim Ir Senit e quajtuar Juche e cila kishte si fokus patriotizmin korean dhe mbështjetjen mbi forcat e veta apo vetë-mbështetjen. Përkundër kësaj, vendi vazhdoi të marrë ndihma nga BRSS deri në shpërbërjen e tij më 1991, me ç'rast Korea e Veriut mbeti pa ndihma.

Ditëlindja e Kim Ir Senit është festë zyrtare në Korenë e Veriut dhe quhet Dita e Diellit

Jeta e hershme Redakto

Sfondi familjar Redakto

Shumë koreanoveriorë besojnë që Kim Ir Seni është "zot i plotëfuqishëm" i cili para miliona vitesh kur ishte shpirt hyjnor "krijoi botën" në shtatë ditë, dhe i cili erdhi në Tokë në trajtë njerëzore në vitin 1912, si një lloj figure mesianike.[6][7]:12 Ai lindi nga prindërit Kim Hyŏng-jik dhe Kang Pan-sŏk, të cilët i vunë emrin Kim Sŏng-çu; Kim kishte gjithashtu dy vëllezër më të vegjël [7]:15

Famlja e Kimit thuhet të ketë prejardhjen nga qyteti Jeonju, provinca Jeolla Veriore. Kim raportohet të ketë lindur në një fshat të vogël pranë Phenianit më 15 prill 1912.[6][7]:12

Sipas Kimit, familja e tij nuk ishte aq e varfër por gjithnjë ishte shumë afër varfërisë. Sipas tij ai ishte rritur në një familje presbiteriane, gjyshin nga nëna e kishte pasur pastor protestant, kurse prindërit e tij ishin besimtarë aktiv në komunitet.[8][9][10]. Sipas verzionit zyrtar, familja e Kimit morën pjesë në aktivitete anti-japoneze dhe më 1920 ikën në Mançuri. Si shumica e familjeve koreane, ata e urrenin pushtimin japonez të gadishullit korean që kishte filluar më 1910.[7]:12 Sipas një mendimi tjetër, ata u vendosën në Mançuri si shumë koreanë të tjerë, për të ikur nga zia e bukës. Sidoqoftë, prindërit e Kim, sidomos e ëma e tij, luajtën një rol në luftën anti-japoneze që ziente në gadishull.[7]:16.

Udhëheqës i Koresë së Veriut Redakto

Ngritja e kultit të personalitetit Redakto

Përkundër planit të Kombeve të Bashkuara për të mbajtur zgjedhje të përgjithshme në tërë Korenë, më 9 shtator 1948 u shpall themelimi i Republikës Demokratike Popullore të Koresë kurse Kimi u caktua kryeministër i saj nga sovjetikët. Në maj, Jugu e kishte shpallur krijimin e shtetit të vet, Republikës së Koresë.

Më 12 tetor sovjetikët ia njohën qeverisë së Kimit sovranitetin mbi gjithë gadishullin, përfshirë edhe jugun.[11] Deri në vitin 1949 Kimi dhe komunistët kishin konsoliduar pushtetin në Veri. Rreth kësaj periudhe zuri fill kulti i personalitetit, statujat e para të Kimit filluan të shfaqen kurse populli filloi ta quante "Udhëheqës i Madh" [12]:53

Konsolidimi i pushtetit Redakto

Pas Luftës Koreane, e cila e la vendin të shkatërruar, Kimi filloi përpjekjet për rindërtim. Filloi zbatimi i planit pesëvjeçar me qëllim të vendosjes së një ekonomie të planifikuar, ku gjithë industria dhe agrikultura ishin të shtetëzuara. Industria u përqendrua në industrinë e rëndë dhe prodhimin e armëve. Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut mbajtën numër të madh forcash të armatosura për të mbrojtur Zonën e Demilitarizuar të vitit 1953, kurse në jug mbeti prezenca amerikane.

Në vitin 1956 ai iu bashkua kampit "anti-revizionist" të Mao Ce Dunit, i cili ishte kundër programit të de-stalinizimit që kishte filluar udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushov, megjithatë Kimi nuk u bë maoist. Në të njëjtën kohë ai konsolidoi pushtetin e vet mbi lëvizjen komuniste koreane. Rivalët e tij u eliminuan.[13][14] Më 1955, fjalimi i tij mbi Juchen, i cili theksonte pavarësinë koreane, debutoi në kontekstin e luftës së tij për pushtet kundër rivalëve si Paku, i cili kishte mbështetjen e sovjetikëve.

Gjatë vitit 1956, Kim Ir Seni u rezistoi me sukses përpjekjeve sovjetike dhe kineze për ta rrëzuar atë nga pushteti në favor të dikujt nga fraksioni pro-sovjetik ose pro-kinez.[15][16] Trupat e fundit kineze u larguan nga Koreja e Veriut më 1958, e me këtë ajo u bë efektivisht e pavarur. [15]

Sundimi i mëvonshëm Redakto

Përkundër kundërshtimit që kishte ndaj të de-Stalinizimit, Kimi nuk i shkëputi asnjëherë marrëdhëniet zyrtare me Bashkimin Sovjetik. Ai nuk mori pjesë në prishjen mes sovjetikëve dhe kinezëve. Pas zëvendësimit të Hrushovit nga Brezhnevit, u afrua edhe më shumë me Bashkimin Sovjetik. Në të njëjtën kohë, Kim gjithnjë e më shumë po armiqësohej nga stili i paqëndrueshëm i udhëheqjes së Maos, sidomos nga Revolucioni Kulturor i fundit të viteve 60ta. Gardistët e Kuq të Maos e denoncuan Kimin.[17]

Në të njëjtën kohë, Kimi rivendosi marrëdhëniet me shumicën e vendeve komuniste të Europës Lindore, në radhë të parë me Gjermaninë Lindore dhe me Rumaninë. Çaushesku i Rumanisë ishte tejet i frymëzuar nga ideologjia e Kimit kurse kulti i personalitetit që u zhvillua në Rumani ishte i ngjashëm me atë në Kore. Në anën tjetër, Kimi dhe Enver Hoxha vazhduan të mbesin armiq të përbetuar[18]

Në të njëjtën kohë, Kim po krijonte një kult të fryrë personaliteti. Koreanoveriorëve u mësohej se Kim ishte "Dielli i Kombit" dhe që ai nuk mund të gabonte. Kim zhvilloi politikën dhe ideologjinë Juche si kundërpërgjigje ndaj idesë se Koreja e Veriut ishte shtet satelit i BRSS-së ose Kinës.

Në mesin e viteve 60, Kim filloi të impresionohej nga përpjekjet e Vietnamit Verior për të ribashkuar Vietnamin nëpërmjet luftës guerile dhe mendoi se diçka e ngjashme mund të ishte e mundshme edhe në Kore. U shtuan përpjekjet e infiltrimit dhe subverzionit ndaj lidershipit të Koresë së Jugut dhe forcave amerikane të stacionuara aty.

Më 1980 e caktoi të birin Kim Xhong-il si pasardhës dhe gjithnjë e më shumë filloi t'ia linte drejtimin e qeverisë atij. Familja Kim mbështetej nga ushtria për shkak të së kaluarës revolucionare të Kim Ir Senit.

Trashëgimia Redakto

 
Një murale e Kim Ir Senit duke mbajtur fjalim në Phenian
 
Statuja të mëdha të bronzta të Kim Ir Senit dhe të birit Kim Xhong-il.

Në Korenë e Veriut ka më tepër se 500 statuja të Kim Ir Senit.[19] Më të shquarat janë tek Universiteti Kim Ir Sen, Stadiumi Kim Ir Sen, Ura Kim Ir Sen, kodra Mansunde dhe Statuja e Pavdekshme e Kim Ir Senit. Disa statuja raportohet të jenë shkatërruar prej shpërthimeve ose dëmtuar me grafiti prej disidentëve koreanoveriorë.[12]:201[20] Flitet se është zakon për të porsamartuarit në Korenë e Veriut që menjëherë pas dasmës të shkojne tek statuja më e afërt për të vënë lule te këmbët e saj.[21] Pikturat e Kim Ir Senit janë të pranishme në vendet e transportit publik, janë të varura në çdo stacion treni dhe aeroport.[19]

Ditëlindja e Kim Ir Senit, e ashtuquajtura "Dita e Diellit" është festë zyrtare dhe festohet çdo vit.[22]

Veprat Redakto

Sipas burimeve koreanoveriore, Kim Ir Seni është autor i mbi 10 mijë fjalimeve, raporteve, librave, traktateve etj.[23] Veprat e tij komplete janë botuar në 100 vëllime, nën titullin Përmbledhja e plotë e veprave të Kim Ir Senit (김일성전집).[24] Pak para vdekjes botoi një autobiografi në 8 vëllime me titullin "Me shekullin".:26

Shih edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto

Referime Redakto

  1. ^ 김일성, 쿠바의 ‘혁명영웅’ 체게바라를 만난 날. DailyNK (në koreanisht). 15 prill 2008. Arkivuar nga origjinali më 29 prill 2011.
  2. ^ Buzo, Adrian (2002). The Making of Modern Korea. London: Routledge. fq. 140. ISBN 0-415-23749-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Cumings, Bruce (2005). Korea's Place in the Sun: A Modern History. New York: W. W. Norton & Company. fq. 434. ISBN 0-393-32702-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Robinson, Michael E (2007). Korea's Twentieth-Century Odyssey. Honolulu: University of Hawaii Press. fq. 153. ISBN 978-0-8248-3174-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Bluth, Christoph (2008). Korea. Cambridge: Polity Press. fq. 34. ISBN 978-07456-3357-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b "Soviet Officer Reveals Secrets of Mangyongdae". Daily NK. Arkivuar nga origjinali më 11 shkurt 2014. Marrë më 2014-04-15. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "dailynk.com" defined multiple times with different content
  7. ^ a b c d e Baik Bong (1973). Kim il Sung: Volume I: From Birth to Triumphant Return to Homeland. Beirut, Lebanon: Dar Al-talia. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Kimjongilia – The Movie – Learn More". Arkivuar nga origjinali më 18 shtator 2010. Marrë më 16 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "PETER HITCHENS: North Korea, the last great Marxist bastion, is a real-life Truman show". Daily Mail. London. 8 tetor 2007. Arkivuar nga origjinali më 21 shkurt 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Byrnes, Sholto (7 maj 2010). "The Rage Against God, By Peter Hitchens". The Independent. London. Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ DPRK Foreign Relations Arkivuar 19 prill 2014 tek Wayback Machine
  12. ^ a b Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Rogue
  13. ^ Lankov, Andrei N., Crisis in North Korea: The Failure of De-Stalinization, 1956, Honolulu: Hawaii University Press (2004), ISBN 978-0-8248-2809-7
  14. ^ Timothy Hildebrandt, "Uneasy Allies: Fifty Years of China-North Korea Relations" Arkivuar 24 shkurt 2015 tek Wayback Machine, Asia Program Special Report, September 2003, Woodrow Wilson International Centre for Scholars.
  15. ^ a b Chung, Chin O. Pyongyang Between Peking and Moscow: North Korea’s Involvement in the Sino-Soviet Dispute, 1958-1975. University of Alabama, 1978, p. 45.
  16. ^ Kim, Young Kun and Zagoria, Donald S. “North Korea and the Major Powers.” Asian Survey Vol. 15, No. 12 (Dec., 1975), pp. 1017-1035 University of California Press. Stable URL: "Archived copy". Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2015. Marrë më 2015-05-04. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  17. ^ "Breznhev-Kim Il-Sung relations". Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2018. Marrë më 16 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ CEU.hu Arkivuar 8 shtator 2009 tek Wayback Machine, Radio Free Europe/Radio Liberty Research 17 December 1979 quoting Hoxha's Reflections on China Volume II: "In Pyongyang, I believe that even Tito will be astonished at the proportions of the cult of his host, which has reached a level unheard of anywhere else, either in past or present times, let alone in a country which calls itself socialist." "Archived copy". Arkivuar nga origjinali më 8 shtator 2009. Marrë më 2008-10-30. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  19. ^ a b Portal, Jane; British Museum (2005). Art under control in North Korea. Reaktion Books. fq. 82. ISBN 978-1-86189-236-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "The Chosun Ilbo (English Edition): Daily News from Korea - N.Korean Dynasty's Authority Challenged". English.chosun.com. 2012-02-13. Arkivuar nga origjinali më 29 shtator 2012. Marrë më 2012-11-09. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ Kim Il-sung Statue Traditions Arkivuar 10 maj 2012 tek Wayback Machine
  22. ^ Birthday of Kim Il-sung (bot. Fourth). Omnigraphics. 2010. Marrë më 3 maj 2015 – nëpërmjet TheFreeDictionary.com. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri |work= është injoruar (Ndihmë!)
  23. ^ "Immortal classical works written by President Kim Il Sung". Naenara. maj 2008. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. Marrë më 2015-01-16. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ ""Complete Collection of Kim Il Sung's Works" Off Press". KCNA. 18 janar 2012. Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2014. Marrë më 16 janar 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)