Kisha e Shën Dëllisë është një monument i trashëgimisë kulturore në Buhal, rrethi i Përmetit, në qarkun e Gjirokastrës, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "1886, 10.06.1973".

Kisha e Shën Dëllisë
LlojiArkitekture
VendndodhjaBuhal, Rrethi i Përmetit, Qarku i Gjirokastrës, Shqipëri
Koordinatat40°15′25″N 20°18′52″E / 40.257014°N 20.314411°E / 40.257014; 20.314411
NdërtuarGJYSMA E DYTË E Shek. XI – GJYSMA E PARË E Shek. XII E RINDËRTUAR në Shek. XVII
Organi drejtuesDRKK Gjirokastër
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
PërcaktuarLigji 1886, 10.06.1973
Nr. i referencësPR014
TipologjiaKishë njënefshe me çati druri
Kisha e Shën Dëllisë is located in Earth
Kisha e Shën Dëllisë (Earth)

Histori e përshkrim Redakto

Kisha u ndërtua në gjysmën e dytë të shekullit XI – gjysmën e parë të shekullit XII, dhe u rindërtua në shekullin XVII. Ndodhet në një bregore në anë të fshatit pranë lumit Vjosë. Kisha përbëhet nga naosi drejtkëndësh i gjatë në drejtim lindje-perëndim, narteksi thuajse kuadratik në perëndim të tij dhe një hajat i hapur me pilastra kuadratike në anën jugore. Në naos hyhet si nëpërmjet narteksit ashtu dhe nga hajati jugor. Narteksi dhe hajati janë shtuar për herë të parë gjatë rindërtimit të kishës.[2]

Referime Redakto

  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I PËRMETIT (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 qershor 2016. Marrë më 18 dhjetor 2017.
  2. ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2019. Marrë më 13 tetor 2016.

Lidhje të jashtme Redakto