Kisha siriane

faqe kthjelluese e Wikimedias


Krishterimi në periudhën e parë, si në shumë vende të Perandorisë Romake, u përhap edhe në Mesdhe dhe në Mesopotami. Nga mendimet e ndryshme që lindën për natyrën dhe ekzistencën e Jezusit, ata përqafuan mendimet e Cyrrill-it I. të quajtur “monofizitizëm”. Sipas Cyrrill-it, pas bashkimit të natyrës njerëzore dhe hyjnore të Jezu Krishtit, Krishti u bë bartës vetëm i natyrës hyjnore. Për gjatë kohës populli i Egjiptit mendonte në përshtatshmërinë e tij me monofizitizmin. Ata që e flisnin greqishten në rajonin e Sirisë i pranonin mendimet e Patrikanës së Stambollit, ndërkaq ata që flisnin sirianishten, si populli egjiptian, pëlqenin monofizitizmin. Armenët, edhe pse kishin një gjuhë krejtësisht tjetër, në vend që me Stambollin mendimet e tyre i ndanin me popullin e Egjiptit dhe të Sirisë. Këto tre kisha, krahahs dallimit nacional dhe gjuhësor të tyre, i afroi besimi i përbashkët. Vetëm se, afrimi i Patrikut të Jerusalemit të asaj kohe Stambollit, pengoi forcimin e monofizitizmit në Palestinë. Dominimi i ortodoksizmit grek në Perandorinë Bizantine, sikur që e shtoi dhunën ndaj monofizitëve, e pengoi edhe përhapjen e tyre në rajonet e tjera. Ortodoksët penguan edhe shenjtërimin e priftërinjve monofizitë, kurse monofizitizmin e futën në qorsokak.

Gjatë kësaj kohe, princi arab i gassanitëve, Harisi V, u takua dhe e bindi Perandorin (552) për nevojën e organizimit dhe bashkimit të monofizitëve të Sirisë, që është më se e nevojshme për një mbrojtje më të mirë të kufijve perandorakë ndaj sasanitëve. Dhe kështu mundësoi shenjtërimin e dy peshkopëve të quajtur Theodor dhe Jakob Bardaios. Nga këta të dy, Jakobi, greqishten, sirianishten dhe arabishten i njihte shumë mirë dhe gjithashtu ishte edhe shumë i lëvizshëm. Ai mundësoi organizimin e kishës monofizite, që ishte në shkatërrim e sipër. Për monofizitët e rajonit të Sirisë dhe Egjiptit ai shenjtëroi 2 patrikë, 27 peshkopë dhe 100.000 priftërinj. Perandori bizantin, i penduar për lejen e dhënë, shumë u mundua që ta zë dhe ta vrasë Jakobin, por nuk pati sukses. Këto aktivitete jetëdhënëse dhe organizative të Jakobit, u bënë shkak që Kisha Monofizite e Sirisë të quhej jakobizëm. Pas kësaj, kisha siriane është përmendur me ofiqin jakobitët.

Marrëdhëniet me komunitetet e tjera krishtere Redakto

Kalimi i Egjiptit dhe të Sirisë nën administrimin e myslimanëve, i gëzoi pa masë jakobitët që 233 muslimanët i kanë pritur si shpëtimtarë. Në shtetinIslam ata gjetën hapësirë për lëvizje dhe për diskutim të lirë të çështjeve të tyre. Marrëdhëniet e ortodoksëve me nestorianët dhe me armenët u formuan përsëri. Vetëm se ata kanë pasur vështirësi në mbrojtjen e besimit të tyre ndaj fraksioneve dhe ndaj Islamit. Jakobitët nuk kanë qenë të interesuar për adhurimin e ikonave, sikur ishte te bizantinët. Ka mundësi që këtu rol të rëndësishëm të kishin luajtur ndalimi i adhurimit të ikonave në islam dhe diskutimet apologjetike në lidhje me çështjen në fjalë. Sidomos në këtë, ndikim mund të kenë edhe të krishterët, të cilët për shkak të armiqësisë ndaj ikonave iknin nga Bizanti në shtetin islam. Edhe armenët, pasi ishin monofizitë, në disa çështje fetare dallonin nga jakobitët. Ky dallim erdhi se armenët me ndikimin e Julianit nga Halikarnasi, pranuan aftartodoketizmi, 454 kurse jakobitët pranuan ptartolatrizmin.455 Për këtë armenët, sirianitët nuk i pranonin si të tyre. Edhe pse pas vitit 726 në mesin e tyre kishte një afrim, dalja në shesh e dallimeve në lidhje me çështjen e adhurimit, pengoi bashkimin e tyre.

Shkatërrimi i sirianitëve Redakto

Mosmarrëveshjet e brendshme ishin ato që i lëkundnin më tepër sirianitët. Të tronditurit nga kjo mosmarrëveshje qetësinë e tyre e gjenin në pranimin e islamit. Sidomos, kalimi i Sirisë për një kohë të shkurtër në duart e Bizantit, u bë shkak për transferimin e Patrikanës më 975 në Malatja (Turqi), e cila më parë ishte nën administrimin islam. Edhe pas kryqëzatave plaçkitja e Bar Savmasë, e cila ishte qendër e manastireve, nga ana e kryqtarëve në vitin 1148, sirianitët i afroi edhe më tepër drejt Islamit.

Këtë dobësim të tyre edhe më tepër e përshpejtuan udhëtimet e ilhanitëve më 1295 dhe më pastaj udhëtimet e Timurit. Ata nga ajo që ishin shumicë në Mardin dhe në Musul, mbetën minoritet.

Në shkatërrimin e jakobitëve rol të madh ka luajtur edhe kisha katolike. Që në vitet e kryqëzatave për pranimin e krishterimit janë bërë shtypje të mëdha, vetëm se një gjë e tillë nuk ka mundur të jetë edhe aq ndikuese. Politika ishte ajo që u bë më e suksesshme. Në vitin 1662, nëpërmjet konsullit francez në Haleb për patrik u zgjodh simpatizuesi i papës, Andreas Akixhijan. Filluan kontaktet mes sirianitëve dhe papatit. Edhe pse me vdekjen e Andreasit marrëdhëniet u ndërprenë për një kohë, me iniciativën e patrikut Mikail Karve, në vitin 1760, filluan përsëri dhe kështu u formua pretendimi për afrim ndaj katolikëve. Kështu që në vitin 1830, me presione politike, sulltani u detyrua që katolikët sirianitë t’i njohë si popull më vete brenda shtetit osman. Kështu që Kisha monofizite siriane zyrtarisht u nda në dy pjesë, njëra pjesë e saj u lidh me Romën dhe patriku i katolikëve sirianë u shpërngul prej Halebit në Antaki. Pas kryengritjes durzite, ajo u mbart në Mardin. Edhe pas Luftës së Parë Botërore, me formimin e Republikës së Turqisë, për shkak të afërsisë së saj me Rusinë dhe Anglinë, e pa të arsyeshme të bartet në Bejrut[1].

Sot në Turqi afër 40 fshatra flasin gjuhën siriane. Kisha e vjetër siriane, është një grup shumë i vogël që e vazhdon traditën historike monofizite. Shumica e simpatizuesve të komunitetit, që numëron 30 mijë përfaqësues, jetojnë në Mardin dhe në Stamboll dhe vazhdojnë të jenë nën administrimin ePatrikanës së Damaskut. Ndërkaq në Turqi udhëhiqen nga kryemurgu. Deri në vitin 1934 Patriku i Vjetër i sirianitëve ka qëndruar në manastirin Dejruzzaferan, në Mardin të Turqisë. Kurse pas vdekjes së tij, patriku i ri është zgjedhur në Damask me titullin “Patriku i Antakisë”. Edhe sirianitët që kanë kaluar në protestantizëm, janë ndarë nga komunitetet e vjetra dhe kanë preferuar që të jetojnë të shpërndarë.

Besimet dhe adhurimet e sirianitëve Redakto

Sipas sirianitëve, kisha është formuar nga Jezu Krishti dhe është e përhershme. Ajo, duke ua mësuar simpatizuesve të lejuarën dhe të ndaluarën, atyre u mundëson që të arrijnë mëshirën e Zotit. Patrikana e Antakisë dhe e Aleksandrisë janë të një niveli. Patrikët janë kryeadministratorët e kishave dhe janë pasardhës të pozitës së apostullit Pjetër, në Antaki. Autoriteti që Krishti ia ka dhënë Pjetrit nuk gjendet në personalitetin e patrikut por në Kishë. Sipas sirianitëve, çështja e numrit të sakramenteve është diskutabile. Sipas krahasimit të numërimeve, në shek. XIII, numri i sakramenteve është 5, kurse më vonë janë shtuar edhe 2, dhe kështu janë bërë 7 : pagëzimi, mirosja, kungimi, vajimi i priftërinjve, pendimi, vajimi i të sëmurëve dhe martesa.

Adhurimet : lutjet që bëhen shoqërisht dhe individualisht janë kryqëzimi, puthja e kryqit, respektimi dhe pjesëmarrja në ceremoni[2][3].

Burimi i të dhënave Redakto

  1. ^ Bertold Spuler, Gegenwartslage der Ostkirchen, Frankfurt 1968, f. 279-287
  2. ^ Bertold Spuler, Die Morgenlandischen Kirchen, Leiden 1964, f. 170-216;
  3. ^ Kadim Süryaniler ve Türkiye’deki Durumları, Stamboll, 1975, f. 30;