Klitorisi është një organ gjenital i femrës, i pranishëm tek gjitarët, strucët dhe një numër i kufizuar i kafshëve të tjera. Tek njerëzit, ai përbëhet nga një pjesë e dukshme, e ngjashme me një buton, e cila ndodhet në pikën frontale të bashkimit të labia minora (buzët e brendshme të vulvës), mbi hapjen e uretrës. Ndryshe nga penisi, ekuivalenti mashkullor i klitorisit, ky i fundit nuk përmban hapjen e uretrës dhe për këtë arsye nuk përdoret për urinim.[1]

paraqitje e vulvas, me shënime mbi pjesët përbërëse, ku spkat  klitorisi
Skeda:Glans clitoridis with adhesion of the preputium.jpg
koka e ekspozuar e klitorisit

Klitorisi është zona erogjene më e ndjeshme e femrës dhe dhe përgjithësisht burimi primar anatomik i kënaqësisë seksuale tek femrat.[2] Tek njerëzit dhe gjitarë të tjerë, ajo zhvillohet nga një rritje embrionale, që quhet tuberkle gjenitale. Në fillimet e embrionit, kjo masë është e padiferencuar, dhe ajo do zhvillohet në një penis ose një klitoris, në varësi të pranisë ose të mungesës së proteinave tdf, e cila kodifikohet nga një gjen i vetëm në kromozomin Y. Klitorisi është një strukturë komplekse, dhe madhësia e ndjeshmëria e saj mund të ndryshojnë. Koka e klitorisit është përllogaritur të ketë më shumë se 8000 mbaresa nervore shqisore.[3]

Debate të gjera sociologjike, seksologjike dhe mjekësore kanë trajtuar klitorisin, kryesisht në lidhje me saktësinë anatomike, faktorët që shpien në orgazëm, apo mbi ekzistencën dhe vendndodhjen e zonës G-spot.[4].[5]

Shih edhe Redakto

Referime Redakto