Chandragiri është një nga dy kodrat në Shravanabelagola në shtetin indian Karnataka, ndërsa kodra tjetër është Vindhyagiri. Në këtë kodër gjendet një numër i madh tempujsh dhe monumentesh xhainiste

Statuja e Bharathas me në sfond monumentet e kodrës Chandragiri ne Shravanabelagola

Historia Redakto

 
Kompleksi i tempujve në kodrën Chandragiri

Historia e dokumentuar që rrethon kodrën fillon në vitin 300 p.e.s. kur Shruthakevali Bhadrabahu dhe Chandragupta Maurya vizituan vendin në mënyrë që të arrinin paqen shpirtërore.[1] Kodra e vogël e ka marr emrin e saj Chandra nga fakti se Chandragupta ishte i pari rishi që jetoi dhe meditoi këtu. Emri i hershëm i kodrës ishte Kalbappu dhe dominon historinë e qytetit të Shravanabelagolas midis shekullit të III p.e.s. dhe shekullit të XII. Tradita xhainiste e lidh perandorin mauryan Chandragupta dhe mësuesin e tij Bhadrabahu me këtë vend. Nga një tërësi prej 106 monumentesh të gjetura në Shravanabelagola, 92 gjenden në kodrën e vogël Chandragiri. Nga këta, rreth 56 monumente murgjish dhe 5 nga ta i përkasin shekullit të VII dhe të VIII. Kjo ka bërë që kodra të jetë mjaft popullore.

 
Monument në kodrën Chandragiri, Shravanabelagola

Vendndodhja Redakto

Kodra gjendet rreth 929 metra mbi nivelin e detit dhe rreth 61 metra mbi nivelin e terrenit si dhe gjendet në veri-perëndim të qytetit. Në majë të saj mund të gjenden të shpërndara një shtrirje e gjerë shkëmbinjsh graniti, me popla të mëdha dhe të vogla.

Monumentet Redakto

Në kodër gjendet një numë i madh basadish xhainistë, disa prej më të shquarve janë:

 
Panoramë e kompleksit të monumenteve në kodrën Chandragiri
  • Basadi Chandraprabha
  • Basadi Parshvanatha II
  • Basadi Chavundaraya
  • Basadi Eradukatte
  • Basadi Savatigandhavarana
  • Basadi Terina
  • Basadi Shantishwara
  • Basadi Iruve-Brahmadeva

Përveç këtyre në kodrën Chandragiri mund të gjenden edhe një numë monumentesh të tjera si shpella Bhadrabahu, Manastambha e Marasimhas, Mahanavami Mantapa, Mbishkrimet Bhadrabahu, Gangaraja Mantapa dhe Nishidhi Mantapa.

Shiko edhe Redakto

Referimet Redakto

  1. ^ B. Lewis Rice: Inscriptions at Sravana Belgola: A Chief Seat of The Jains, (Archaeological Survey of Mysore); Bangalore: Mysore Govt. Central Press, 1889, fq. 5

Bibliografia Redakto