Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Shqipërisë

Komisioni Qendror i ZgjedhjeveShqipërisë (KQZ) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organi kryesor në Republikën e Shqipërisë, i cili organizon dhe mbikqyr zgjedhjet në Shqipëri, si dhe shpall rezultatin e tyre.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Shqipërisë
ShkurtesaKQZ
Formuar më10 qershor 2000 (2000-06-10)
SeliaTiranë, Shqipëri
Komisioner Shtetëror
Ilirjan Celibashi
Stafi
+50[1]
Faqja në internetwww.kqz.gov.al

Kompetencat e KQZ Redakto

Kompetencat e KQZ përcaktohen në nenin 21 të Ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 "Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë" dhe janë: - Nxjerr, në bazë dhe për zbatim të ligjit dhe brenda sferës së juridiksionit të saj, vendime dhe udhëzime me fuqi juridike të përgjithshme në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. - Merr vendime për njësimin e praktikave zgjedhore. - Drejton dhe kontrollon kolegjialisht, nëpërmjet çdo anëtari ose strukturave të saj, procesin parazgjedhor dhe atë zgjedhor. - Miraton kufijtë e zonave të administrimit zgjedhor. - Propozon ndarjen e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet në Kuvend. - Regjistron pjesëmarrjen në zgjedhje të subjekteve zgjedhore për zgjedhjet në Kuvend. - Shpall me vendim rezultatin e zgjedhjeve për çdo zonë zgjedhore, kandidatët fitues për zgjedhjet në Kuvend, kandidatë fitues për anëtarët e këshillave për organet e qeverisjes vendore. - Shpall me vendim rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në shkallë vendi. - Kryen, me shpenzimet e veta, kurse trajnimi jo më vonë se 30 ditë pas emërimit të anëtarëve të KZAZ-ve dhe në përfundim të tyre, pas kryerjes së testimeve, u jep atyre dëshminë përkatëse. Për anëtarët e KQVve kryen, me shpenzimet e veta, sesione kualifikimi për legjislacionin zgjedhor. KQZ-ja merr masa dhe organizon edhe programe për edukimin zgjedhor të shtetasve. - Kryen trajnime për administrimin zgjedhor jashtë periudhës zgjedhore dhe në mënyrë periodike për të gjithë të interesuarit dhe shpërndan dëshmitë përkatëse. Trajnimet mund të jenë të përgjithshme dhe të specializuara për funksione të veçanta të administrimit të zgjedhjeve. - Emëron dhe shkarkon, anëtarët e KZAZ-së dhe i mbikëqyr ata në përmbushjen e detyrave të tyre. - Boton buletinin e zgjedhjeve, i cili përmban rezultatet e zgjedhjeve për çdo zonë zgjedhore dhe qendër votimi, raportin për shpenzimet zgjedhore, si dhe publikon raportet, sipas nenit 91 të Kodit Zgjedhor. - Paraqet në Kuvend, brenda muajit shkurt të çdo viti, raportin vjetor për veprimtarinë e vitit të kaluar. - Përgatit projektbuxhetin vjetor, sipas ligjit përkatës, për funksionimin e institucionit dhe, pas miratimit me ligj të buxhetit, përcakton strukturën e shpenzimeve buxhetore. - Ushtron kontrollin mbi financimet e fushatës zgjedhore. - Përgatit projektbuxhetin për zgjedhjet e pritshme dhe administron fondet e vëna në dispozicion nga Buxheti i Shtetit dhe nga burime të tjera të ligjshme në shërbim të zgjedhjeve, duke marrë vendim për strukturën e shpenzimeve buxhetore dhe donacioneve të ndryshme për zgjedhjet. - Shqyrton dhe zgjidh ankesat e subjekteve zgjedhore për zhvillimin e procesit zgjedhor. - Harton dhe shpërndan modelet për ankimet zgjedhore. - Cakton masën e shpërblimit për anëtarët e KZAZ-ve, KQV-ve dhe anëtarët e grupeve të numërimit. - Vendos sanksione administrative kundër personave, që kryejnëkundërvajtje administrative në lidhje me zgjedhjet, si dhe bën kallëzim penal për vepra penale në lidhje me zgjedhjet. - Miraton strukturën, organikën dhe strukturën e pagave të administratës së KQZ-së me kohë të plotë pune dhe asaj me kohë jo të plotë. - Ngre zyra rajonale të përhershme apo të përkohshme, me qëllim zbatimin e detyrave që burojnë nga ky Kod dhe nga aktet nënligjore të dala në zbatim të tij. - Mban dhe përditëson regjistrin e administratës zgjedhore, ku përfshihen trajnimet dhe masat disiplinore të marra ndaj tyre. - Emëron Sekretarin e Përgjithshëm të KQZ-së dhe Zëdhënësin e KQZ-së. - Miraton Rregulloren e Organizimit dhe Funksionimit të KQZ-së, duke përfshirë edhe mënyrën e zhvillimit të mbledhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përbëhet nga 7 anëtarë. Anëtar i KQZ -së mund të emërohet çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote dhe plotëson edhe kritere të tjera ligjore.

Historiku Redakto

Në Nëntor të vitit 1998, nëpërmjet një referendumi kombëtar, populli shqiptar aprovoi Kushtetuten e re e cila në nenet 153 dhe 154 sanksionoi krijimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) si organ të përhershëm i përbërë nga shtatë anëtarë.

Me miratimin nga Kuvendi i Shqipërisë të Ligjit Nr. 8609, datë 08/05/2000 "KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË", Komisioni mori formën e tij të plotë ligjore në nenet 16-31 të këtij kodi.

Qershori i vitit 2000 shënon fillimin e aktivitetit të KQZ-së me gjashtë anëtarë të emëruar sipas Kushtetutës, dy nga Presidenti i Republikës, tre nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe një nga Kuvendi. Një muaj më pas, dhe pikërisht në Korrik të vitit 2000, Kuvendi emëroi anëtarin e shtatë të KQZ-së.

Shtatë anëtarët e parë të KQZ-së të konstituuar ishin z. Fotaq NANO kryetar, zj. Mimoza ARBI zëvendëskryetar, z. Maksim SHIMANI anëtar, z. Klement ZGURI anëtar, z. Pandeli VARFI anëtar, z. Shahin BISTRI anëtar dhe z. Gasper KOKAJ anëtar.

Zgjedhjet e para që u përgatitën nga ky Komision ishin ato të zhvilluara në Tetor të vitit 2000 për zgjedhjen e Organeve të Qeverisjes Vendore.

Disa muaj pas përfundimit të zgjedhjeve vendore të Tetorit 2000, kanë dhënë dorëheqjen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, z. Fotaq NANO, znj. Mimoza ARBI dhe z. Shahin BISTRI.

Më 10 Shkurt të vitit 2001 Këshilli i Lartë i Drejtësisë zgjodhi dy anëtarët e rinj të këtij Komisioni që ishin z. Ilirjan CELIBASHI dhe z. Igli TOSKA, dhe më 12 Shkurt të po këtij viti Kuvendi zgjodhi dhe z. Tomorr MALAJ si anëtar të këtij komisioni.

Gjatë vitit 2003 përfunduan mandatin e tyre si anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Igli TOSKA, z. Gaspër KOKAJ dhe z. Klement ZGURI. Këshilli i Lartë i Drejtësisë emëroi anëtarë të KQZ, zj. Dëshira SUBASHI, Presidenti i Republikës emëroi z. Klement ZGURI dhe Kuvendi vendosi z. Dodë PRENGA.

Në datë 25 Nëntor 2004, Këshilli i Lartë i Drejtësisë zgjodhi z.Çlirim GJATA si anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në vend të anëtarit, z. Maksim SHIMANI.

Gjatë vitit 2006 përfunduan mandatin e tyre si anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve z. Ilirjan CELIBASHI, z. Pandeli VARFI, z. Tomor MALAJ. Këshilli i Lartë i Drejtësisë emëroi anëtar z. Flamur ÇATO, Presidenti i Republikës z. Fatmir KUMBARO dhe Kuvendi z. Arben RISTANI.

Me Ligjin Nr.9675, datë 13.01.2007, ndryshoi Kushtetuta dhe KQZ nga shkurti 2007 përbëhet nga 9 anëtarë. Kuvendi emëroi anëtarë z. Shkëlqim Hysi dhe z. Gent Shala.

Me Ligjin Nr.9904, date 21.04.2008, ndryshoi Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe shfuqizoi nenet 153 e 154 ku sanksionohej krijimi i KQZ-së duke ja lënë këtë Kodit Zgjedhor.

Me Ligjin Nr.10019, date 29.12.2008, "Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë" u saksionua krijimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si organi më i lartë shtetëror i përhershëm, i ngarkuar për administrimin e zgjedhjeve, me 7 anëtarë, me mandat 4 vjeçar. Anëtarët dhe kryetari i KQZ-së zgjidhen nga Kuvendi i Shqipërisë.

Më datë 02.02.2009, Kuvendi zgjodhi kryetar të KQZ-së z. Arben RISTANI dhe anëtarë z. Artan LAZAJ, zj. Dëshira SUBASHI, z. Hysen OSMANAJ, z. Klemet ZGURI, z. Pandeli VARFI dhe zj. Vera SHTJEFNI.

Në bazë të ligjit Nr.74/2012, datë 19.07.2012, "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë"”, ndërpritet mandati i anëtarëve ekzistues të KQZ-së. Kuvendi i Shqipërisë më datë 11.10.2012, zgjodhi kryetare të KQZ-se zj. Lefterije LLESHI (LUZI) dhe anetarë zj. Albana SHTYLLA, z. Denar BIBA, z. Hysen OSMANAJ, z. Ilirian MUHO, z. Jani JANI dhe zj. Vera SHTJEFNI.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me Vendim nr. 11, datë 26/10/2012, zgjodhi zëvendëskryetar të KQZ-së z. Denar BIBA.

Kuvendi i Shqipërisë me vendimin nr. 17, të datës 15.04.2013, liroi nga detyra e anëtarit të KQZ-së, z. Ilirjan MUHO dhe me vendimin nr. 18, të datës 15.04.2013, zgjodhi si anëtar të KQZ-së, z. Klement ZGURI.

Në datën 17.04.2013, japin dorëhqejen si anëtarë të KQZ-së, z. Denar BIBA dhe zj. Albana SHTYLLA, dhe në datën 21.04.2013, jep dorëheqjen si anëtar i KQZ-së, z. Jani JANI.

Kuvendi i Shqipërisë me vendim nr. 13, 14, 15, të datës 29.01.2015, zgjodhi si anëtarë të KQZ-së, z. Denar BIBA, zj. Edlira JORGAQI dhe z. Gëzim VELESHNJA.

Në vitin 2015, përfundoi mandati i dy anëtarëve të KQZ-së, z. Klement ZGURI dhe zj. Edlira JORGAQI.

Kuvendi i Shqipërisë me vendim nr. 103, të datës 05.12.2015, rizgjodhi si anëtarë të KQZ-së, zj. Edlira JORGAQI dhe z. Klement ZGURI. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me vendim nr.17, të datës 30.01.2015, zgjodhi si zëvëndëskryetar të KQZ-së, z. Denar BIBA.

Në datën 11.10. 2016, përfundon mandati i kryetares së KQZ-së, zj. Lefterije LUZI (LLESHI).  

Kuvendi i Shqipërisë me vendimin nr. 74, të datës 03.11.2016, zgjodhi si kryetar të KQZ-së, z. Denar BIBA.

Kuvendi i Shqipërisë me vendimin nr. 84/2016, të datës 17.11.2016, zgjodhi si anëtar të KQZ-së, z. Bledar Skënderi.

Kuvendi i Shqipërisë me vendimin nr. 76/2017 liroi nga detyra si Kryetar të KQZ-së, z. Denar BIBA dhe me vendimin nr. 77/2017 liroi nga detyra e anëtarit të KQZ-së, z. Klement ZGURI.

Kuvendi i Shqipërisë me vendimin  nr. 78/2017, zgjodhi si kryetar të KQZ-së, z. Klement ZGURI.

Kuvendi i Shqipërisë me vendimin nr. 79/2017, zgjodhi anëtar të KQZ-së, z. Denar BIBA. 

Referime Redakto

Ligji nr. 10019, datë 29.12.2008 "Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë" - Fletore Zyrtare e RSH nr. 189/2008, fq. 9305

Ligji nr. 74/2012, datë 19.07.2017,

Ligji nr. 31/2015, datë 02.04.2015. www.cec.org.al Arkivuar 13 gusht 2006 tek Wayback Machine

  1. ^ Org Structure[lidhje e vdekur përfundimisht]