Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare

Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare apo Komiteti i Sambollit u formua në qytetin e Stambollit, Turqi, atëherë kryeqyteti i Perandorisë Osmane, më 18 dhjetor 1877 nga një grup intelektualësh, patriotësh, dhe politikanësh shqiptarë.

Përbërja Redakto

Anëtarët e komitetit ishin Hasan Tahsini, Abdyl Frashëri, Vesel Dino, Iljaz Pashë Dibra, Ymer Prizreni, Sami Frashëri, Zija Prishtina, Ahmet Koronica, Mehmet Pashë Vrioni, Seid Toptani, Mustafa Nuri Vlora, Pashko Vasa, Jani Vreto, Mihal Harito, Pandeli Sotiri, Koto Hoxhi, Mane Tahiri.[1] Kryetari i Komitetit u zgjodh Abdyl Frashëri.[1] Komiteti do të njihet më vonë me emrin Komiteti i Stambollit.[2]

 
Abdyl bej Frashëri, kryetarI i Komiteti shqiptar të Stambollit, 1877

Qëllimi Redakto

Qëllimi i komitetit ishte që të përhap idenë e krijimit të një rajoni autonom shqiptar në kuadër të Perandorisë Osmane. Panet dhe idealet e komintetit u shtypën në gazetën Tercümân-i-Şark dhe parashikuan themelimin e një vilajeti të vetëm shqiptar, që do përfshinte vilajetet e Kosovës, Manastirit, Janinës dhe Shkodrës. Shpesh u përfshinte edhe Vilajeti i Selanikut.[3] Si pasojë e rritjes së mbështetjes për komitetin dhe idenë e një Shqipërie të bashkuar autonome, përkrahësit  vendosën të takohen në qytetin e Prizrenit. Kjo mbledhje u bë njohur si Lidhja e Prizrenit.[4]

Në tetor të vitit 1879, anëtarët e lartë të komitetit formuan Shoqërinë e të Shtypurit Shkronja Shqip, e cilat do të kryente detyrën e krijimit të një alfabeti dhe abetareje të njësuar, si dhe dhe përhapjen e shkrimeve shqipe.

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ a b Elsie, Robert (January 2006).
  2. ^ Rilindasi Hoxha Hasan Tahsini në mbrojtje të trojeve joshqiptare të Çamërisë nga aneksimi dhe kolonizimi grek, ardhmeriaonline.com, arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016, marrë më 2014-01-25, Më 18 dhjetor 1877 u formua komiteti qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare apo siç u quajt shkurt "Komiteti i Stambollit", në të cilin Hasan Tahsini ishte pjesëtar aktiv. [On December 18, 1877, the Central Committee for defending rights of the Albanian nation, or as abbreviated "Committee of Instambul", was formed, and Hasan Tahsini was an active member of it] {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Clayer, Nathalie (2007), Aux origines du nationalisme albanais: la naissance d'une nation majoritairement musulmane on Europe, Karthala, ISBN 978-2-84586-816-8, Contrairement a ce qui est souvent affirme, la revendication d'un territorie englobant le vilayet de Salonique fut assez frequente {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ http://www.shqiperia.com/kat/m/shfaqart/aid/294/Komiteti-i-Stambollit-dhe-platforma-e-tij-politike.html