Komuna e Gucisë (në gjuhën malazeze: Општина Гусиње, Opština Gusinje) është një komunë e Malit të Zi. Komuna është themeluar në vitin 2014, kur u shkëput nga Komuna e Plavës.[2] Qendra e komunës është Gucia.

Komuna e Gucisë
Opština Gusinje
Stema Komuna e Gucisë
Komuna e Gucisë në Malin e Zi
Komuna e Gucisë në Malin e Zi
ShtetiMali i Zi Mali i Zi
SeliaGuci
Qeveria
 • KryetariAnella Çekiq (PDS)
Sipërfaqja
 • Gjithsej157 km2 (61 sq mi)
Popullsia
 (2011)
 • Komuna
4.027
 • Dendësia (Komuna)26/km2 (70/sq mi)
Gjuhët
 • Zyrtare
Zona kohoreZKEQ (UTC+1)
 • Verës (DST)OVEQ (UTC+2)
Kodi postar
84326
Prefiksi+382 (0)51
Kodi ISO 3166ME-22
TargatGS
Faqja zyrtareopstinagusinje.me/al

Gjeografia Redakto

Komuna e Gucisë gjendet në lindje të Malit të Zi, e kufizuar në verilindje nga Komuna e Plavës, në veri nga Komuna e Andrejevicës dhe në jug nga Shqipëria.

Demografia Redakto

Komuna ka 4027 banorë sipas censusit të vitit 2011, gjërsa qyteti i Gucisë ka 1673 banorë. Sipas etnisë së banorëve, Komuna e Gucisë ka 1,717 boshnjakë (ose 42.64% e popullsisë), 1,642 shqiptarë (40.77%), 379 myslimanë sipas kombësisë (9.41%), 147 serbë (3.65%), 91 malazezë (2.26%) dhe 51 të tjerë ose të pa deklaruar.

Përkatësia etnike sipas censusit 2011[3]
Boshnjakë
1717   42.64%
Shqiptarë
1642   40.77%
Myslimanë
379   9.41%
Serbë
147   3.65%
Malazezë
91   2.26%
Tjetër
51   1.27%
Gjithsej: 4027 banorë

Historia demografike sipas vendbanimeve Redakto

Popullsia në territorin e sotëm të Komunës së Gucisë sipas censuseve[4]
Vendbanimi 1948 1953 1961 1971 1981 1991 2003 2011
Doli 651 599 628 562 534 514 126 128
Dosugja 566 530 551 563 451 537 265 306
Gërçari 464 581 596 541 612 481 191 180
Gucia 2402 2555 2756 2695 2625 2472 1704 1673
Kolina 275 287 342 369 449 442 157 165
Krusheva 650 736 837 801 684 656 340 335
Martinaj 354 508 592 685 842 722 689 532
Vishnjeva 198 193 190 216 246 198 86 60
Vuthaj 781 859 935 1103 1399 1103 866 648
Gjithsej 6341 6848 7427 7535 7842 7125 4424 4027

Shiko dhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).
  2. ^ Montenegro Bows to Gusinje’s Municipal Ambitions
  3. ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).
  4. ^ "All places: 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991, 2003, 2011 censuses". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 2022-05-20. Marrë më 2022-05-20.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)