Korporata Energjetike e Kosovës - KEK është një kompani shtetërore që furnizon me rrymë elektrike (elektricitet) tërë Kosovën. KEK-u prodhon elektricitetin prej qymyri (linjiti). Nxjerrja e qymyrit nga basenet nëntokësore të qymyrit (zgafella), ka filluar në fshatin Hade me 1922. Të gjithë minierat e KEK-ut shtrihen në afërsi të qytetit të Kastriotit. Sot KEK-u ka dy termocentrale: "Kosova A" dhe " Kosova B". Termocentralet janë ndërtuar dhe të lëshuara në punë në mes të viteve 1960-1984 dhe janë të lokalizuara afër minierave të qymyrit, rreth 10-15 km larg nga Prishtina. Distribucion i KEK-ut u themelua në vitin 1958. Selia e kësaj organizate ishte në Prishtinë. Trafostacioni i parë në Kosovë është ngritur në Ferizaj (1922) me fuqi 25 kVA. Tani Distribucionet e KEK-ut shtrihen në shtatë qendra të Kosovës: në Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë, Pejë, Prizren dhe në Mitrovicë.

Termocentral i KEK-ut
Gjendeni te artikulli KEK-Korporata Energjetike e Kosovës. Për shprehjet e ngjashme në shkrim, kuptim apo tingëllim, shikoni këtu.

Historia Redakto

 
Bazenët e linjitit në Kosovë

Kosova disponon me një potencial të konsiderueshëm energjetik të qymyrit (linjitit). Po ashtu, posedon edhe burime të tjera, duke përfshirë edhe një hidropotencial simbolik. Rezervat e qymyrit shtrihen në dy basene të qymyrit në Kosovë, por qymyri sot, eksploatohet vetëm në Basenin e Prishtinës, në Minierat Sipërfaqësore në Bardh dhe Mirash. Minierat shtrihen në një sipërfaqe të hapur dhe shkalla e efektshmërisë së nxjerrjes së qymyrit është shumë e lartë. Rezervat e qymyrit (linjitit) në Kosovë kryesisht shfrytëzohen për prodhimin e energjisë elektrike në dy termocentralet (rreth 85 %). Termocentralet, të ndërtuara dhe të lëshuara në punë, në mes të viteve 1960-1984, janë të lokalizuara afër minierave të qymyrit, rreth 10-15 km larg nga Prishtina[1]. Kek enegjija kosovare ka sot rreth 7501 punëtor.

Shiko gjithashtu Redakto

Burimi i të dhënave Redakto

  1. ^ Korporata Energjitike e Kosovës KEK

Lidhje të jashtme Redakto