Krasta është një qytezëqarkun e Dibrës, në lindje të Shqipërisë. Me një popullsi prej 2142 banorë, është qendra dhe qyteti i vetëm i Komunës Martaneshrrethin e Bulqizës. Krasta e pozicionuar në një rrafshnaltë 1100m të lartë, është qyteti më i lartë i Shqipërisë.[1] U themelua në vitin 1970 si qyteti i ri i minierave, kryesisht për shfrytëzimin e mineralit të kromit në minierën e Batrës.

Krasta
Popullsia
2.142
{{{postal_code_type}}}
8403
Faqja zyrtare[ Qyteti i Krastës]

Historia Redakto

Dëshmitë e hershme arkeologjike janë gjetur në rrethin e Bulqizës, sidomos në fshatrat Krajkë dhe Shupenzë,[2]: ndërsa një çekan guri, sot i ekspozuar në Muzeun Historik të Burrelit, u zbulua në fshatin Gjon, ngjitur me Krastën, duke provuar se rajoni ka qenë i banuar që nga Epoka e Gurit.

25 shkurt 1965, njëmbëdhjetë anëtarët e Ekspeditës Gjeologjike të Batrës, gjatë një përpjekje për të shpëtuar një prej miqve të tyre, u zhdukën nën një ortek të papritur në përroin e Batrës (rreth 5 km nga vendi ku u ndërtua më vonë qyteti i Krastës). Miniera e re e Batrës që filloi të funksionojë në vitin 1967:[3][4]. u quajt "11 Heronjtë", në nder të tyre.[5]

Krasta u themelua në vitin 1970,[3][5] si qyteti i ri i minatorëve të minierës së Batrës.[6] Pas një viti, në vitin 1971 u vu në punë edhe miniera e re e Krastës.[7]: 48 banorët e parë u vendosën në Krastë në vitin 1974 dhe kjo qendër filloi të rritej ngadalë, bazuar në një plan të miratuar urban. Në vitin 1979 Krasta u shpall zyrtarisht qytet.[6] Në vitin 1987, në qytet u ndërtua edhe një fabrikë e pasurimit të kromit.[3] Pas ndarjes së rrethit të Dibrës në vitin 1992, administrata lokale e Krastës u zhvendos nga rrethi Matit në qarkun e sapo formuar të Bulqizës,[2] duke marrë me vete edhe komunën Martanesh. Krasta u bë qendra e saj.

Gjeografia Redakto

Një nga vendbanimet më të vogla urbane të Shqipërisë, Krasta është qendra e komunës Martanesh, pjesë e rrethit të Bulqizës në qarkun Dibër. Ajo shtrihet në një rrafshnaltë, në shpatin lindor të malit të Kaltit, pjesë e Malit të Lopës. Ndodhet në lartësinë 1100 m, duke e bërë atë qytetin më të lartë në Shqipëri.[1]

Krasta ndodhet në një rajon malor relativisht të izoluar dhe është 20 km larg nga qyteti më i afërt i saj, Bulqiza.[3] Krasta është pothuajse 145 km larg nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, ndonëse në vijë ajrore ndodhet vetëm 40 km larg saj. Pritet që përfundimi i Rrugës së Arbërit do të përgjysmojë distancën e qytetit nga kryeqyteti i Shqipërisë.[8]

Demografia Redakto

 
image_skyline e qytetit të Krastës nga maja e Noit të Madh (1848 m). Qyteti ndodhet 7.7 km larg në vijë ajrore nga maja ku është kapur fotoja.

Banorët e parë u vendosën në qytetin e sapo formuar të Krastës në vitin 1974. Në vitin 2005, popullsia e Krasta ishte 1540 banorë.[5] Sipas regjistrimit të vitit 2011, 2142 banorë në 477 familje jetonin në Krastë. Kjo përbën 82% të popullsisë së përgjithshme të komunës Martanesh që në total ka 2601 banorë në 658 familje.[3] Pavarësisht nga rritja e lehtë e popullsisë në qytet, shumë banorë të rajonit kanë emigruar jashtë vendit.

Ekonomia Redakto

Megjithë pasurinë e burimeve natyrore, papunësia është e lartë. Miniera është sektori kryesor i ekonomisë së qytetit, ndërsa popullsia mbështetet shumë nga remitancat. Shumë familje jetojnë në varfëri;. 32.4 për qind e familjeve në Komunën Martanesh marrrin ndihmë ekonomike.[3]

Kultura Redakto

Politika Redakto

Shiko edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto

Referime Redakto

  1. ^ a b Military topographic map of Albania (1:25 000): K-34-89-C-b (BULQIZA)
  2. ^ a b Cami, Shpëtim (2009). "Pasuria me tre emra" (PDF). Rruga e Arbërit (36): 8. Marrë më 21 prill 2012. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c d e f Petrit Zili (3 prill 2012). "Martaneshi mes historisë, pasurisë dhe varfërisë". Zëri i Popullit. Marrë më 17 prill 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Ministry of Economy, Trade and Energy of Albania. "Chrome in Albania: Batra mine" (PDF). mete.gov.al. fq. 41. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 13 mars 2012. Marrë më 21 prill 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b c FJALOR ENCIKLOPEDIK SHQIPTAR – Volumi 2 ("Krasta" article). Tiranë: Academy of Sciences of Albania. 2009. fq. 1341. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b Buda, Aleks (1985). Fjalori Enciklopedik Shqiptar. Tiranë, Shqipëri: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë. fq. 547. Marrë më 14 prill 2012. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Ministry of Economy, Trade and Energy of Albania. "Chrome in Albania" (PDF). mete.gov.al. fq. 48. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 13 mars 2012. Marrë më 21 prill 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Xhafa, Dionis (2011). "Rruga e Arbërit, arteria e gjakut të Shqiptarisë!" (PDF). Rruga e Arbërit (67): 4. Marrë më 14 prill 2012. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)