Krateri Kaali është një krater meteoriti në ishullin SaaremaaEstoni. U formua rreth 4000 vjet më parë, megjithëse ka matje që tregojnë se është formuar në shekullin e 7 p.e.s.

Krateri i parë nga lart
Krateri ka formë rrethore
Dolomite të anuara në muret e kraterit

Formimi Redakto

Krateri u formua nga përplasja e një meteoriti me shpejtësi 10–20 km/s me një masë nga 20-80 ton metrikë. Meteoriti u copëtua në copa më të vogla në lartësinë 5–10 km mbi tokën, ku copa më e madhe formoi kraterin me diametër 110 m dhe thellësi 22 m. Tetë kratere të tjerë më të vegjël u formuan si pasojë e kësaj përplasjeje.

Pasojat Redakto

Në kohën e përplasjes, vendi ishte i mbuluar nga pyjet dhe kishte pak popullsi njerëzore. Përplasja pati një energji prej 80 TJ (20 kilotonë tritol) që është e përafërt me shpërthimin në Hiroshima. Ky shpërthim dogji pyjet në një rreze prej 6 km.[1]

Mitologjia Redakto

Krateri mbahej si vend i shenjtë, dhe konsiderohej si vendi ku "dielli shkoi për të pushuar".

 
Krateri

Referime Redakto

  1. ^ Siim Veski, Atko Heinsalu, Kalle Kirsimäe, Anneli Poska, Leili Saarse (2001). "Ecological catastrophe in connection with the impact of the Kaali meteorite about 800–400 BC on the island of Saaremaa, Estonia" (PDF). Meteoritics & Planetary Science. 36 (3): 1367–1375. doi:10.1111/j.1945-5100.2001.tb01830.x. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 11 gusht 2017. Marrë më 5 mars 2012. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)

58°22′22″N 22°40′10″E / 58.37278°N 22.66944°E / 58.37278; 22.66944