Kronika Akasha (nga sanskritja Akasha = "qiell", "hapësirë", apo "eter") apo kronika akashiketeozofi është një emërtim që tregon një përmbledhje të diturisë mistike të shkruar në një rrafsh ekzistence jolëndore. Kronika quhet shpesh edhe "Libri i Jetës" apo "Kujtesa botërore", hamendësohet të përmbajë gjithë diturinë, duke përfshirë mbarë përvojën njerzore, të ruajtur (mbajtur) në gjithësi. Kronika e Akashës përshkruhet metaforikisht si një librari e stërmadhe dhe krahasohet edhe si një kompjuter gjithësinor i ' Mendjes së Perëndisë '. Kronika mendohet se përditësohet vazhdimisht.

Nuk ka dëshmi për ekzistencën e një biblioteke të tillë. Në të kaluarën kishte disa persona që pohonin se ata ishin të aftë që të lexonin në këtë kronikë nëpërmjet një lloji "brendashikimi", një prej tyre ishte antropozofi Rudolf Shtajner.

Koncepti rrjedh nga lëvizjet teozofike të qindvjeçarit të 19, dhe është i mirënjohur në diskutimet e Nju Ejxhs (Epokës së Re). Ky koncept i një kujtese të këtillë gjithësinore botërore apo astrale gjendet poashtu në traditën e krishterë,[1]fetë aziatike si edhe në ezoterikë.

Përshkrimi dhe shpjegimi Redakto

Tregime të posaçme mbi kronikën akasha Redakto

Skepticizmi Redakto

Burimet Redakto

  1. ^ për shembull në Missa pro defunctis nga Missale curiale e vitit 1472 apo edhe në Missale Romanum të vitit 1570 të kishës katolike romake

Shiko edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto