Kryengritja prusiane (ang.: Prussian uprisings) është shprehje me të cilën në literaturën anglisht përfshihen revoltimet e udhëheqësve të fiseve baltike kundër Urdhrit Teutonik që ndodhën gjatë shekullit të XIII, përgjatë kryqëzatave veriore.

Prusiani nën barrën e hartës së Prusisë

Urdhrat ushtarake të dala nga kryqëzatat jugore, të ndihmuara nga Papa dhe të krishterët e evropës, në shekullin XIII kishin marrë si detyrë të shenjtë konvertimin e paganëve në Prusi. Në dhjetë vitet e para të kryqëzatës veriore, shtatë fise të mëdha që jetonin në Prusi u vunë nën kontrollin e Urdhrit Teutonik. Një pjesë e fiseve pagane veriore nuk pajtohej të vihej nën kontrollin krishterë.

Kryengritja e parë e këtyre fiseve u ndihmua nga duka polak Świętopełk II i Pomeranisë. Në fillim kryengritësit korrën suksese duke i mbyllur kalorësit në pesë kështjella të forta të kryqëzatës. Si duket duka polak kishte pësuar humbje apo ishte kapur dhe ishte shtrënguar të merrej veshë për paqe me kalorësit. Kryengritësit me ndërmjetësimin e dukës dhe propozimet papës Inocenci IV-të arrijnë një marrëveshje paqe. Si do që të jetë, për këto fise kjo ishte një tradhti, kujtimi i së cilës u përforcua pas Betejës së Krykës në fund të 1249-ës.

Kryengritja e dytë e cila në histori ka hyrë si Kryengritja e madhe prusiane, shpërtheu në vitin 1260. Në Betejen e Durbës, kalorësit e urdhrit teutonik pësuan disfatën më të madhe të tyre. Kjo kryengritje ishte ballafaqimi më i madh dhe më i gjatë i kalorësve të kryqëzatës veriore të cilët përsëri ishin të detyruar të tërhiqeshin në kështjellat e forta të tyre. Arritja e përforcimeve për kalorësit vinte shumë ngadalë edhe përkundër inkurajimeve të papës Urban IV, pozita e kalorësve ishte brengosëse. Për fat të mirë të kalorësve, lidhja fisnore e prusianëve u dobësua dhe përforcimet arritën më në fund më 1265 në Prusi. Një pas një, u rrethuan fiset prusiane dhe kryengritja u shua më 1274.

Tri kryengritjet më të lehta pasuese ishin jetë shkurta. Kryengritja e fundit ishte më 1295 dhe me shuarjen e saj, mori fund kryqëzata veriore dhe Prusia u bë pjesë e tokave gjermane dhe u popullua me banorë nga tokat tjera gjermane dhe refugjatë nga vende tjera të Evropës.