Kuvendi i Dukagjinit (1601-1602) ishte mbledhje e krerëve kryengritës që u mbajt në abacinë e Shën Aleksandrit apo të Llezhdrit, me sa duket në fshatin Dukagjin të Matit pranë Macukullit. Morën pjesë përfaqësues nga 13 krahina shqiptare. Aktet e këtij kuvendi, që u nënshkruan prej 52 krerëve kryesorë, 4 për çdo krahinë, ishin:

  1. Projekti i luftës për çlirim në bashkërendim me shtetet evropiane; përpjekjet për të fituar përkrahjen e këtyre të fundit nuk patën rezultat.
  2. Protesta energjike pranë papës kundër prelatëve sllavë të dërguar prej tij në Shqipëri të cilët përçmonin dhe luftonin çdo gjë që ishte shqiptare. Përpjekjet në këtë drejtim patën si rezultat zëvendësimin e peshkopit raguzan të Lezhës me peshkopin shqiptar Gjergj Vladanji në 1649.[1]

Referime Redakto

  1. ^ Buletin për shkencat shoqërore. Botim i institutit te shkencave. 1956. fq. 162. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)